Connect with us

Politike

Edi Rama ne cdo deshmi te vuajtjeve kerkon “armikun e klases”

Nuk e fsheh dot deshtimin asnje montazh kryeministror, sikunder asnje video me projekte 3D nuk e mbulon dot te verteten e deshtimit te ndertitmit te banesave te demtuara nga termeti i vjetshem.
Si pasardhes i partise qe rremonte ne biografine e njerezve, edhe Edi Rama ne cdo deshmi te vuajtjeve kerkon “armikun e klases” sepse nuk e duron ate qe te thote te verteten e hallit qe e ka zene duke ia nxjerre zbuluar propaganden bajate.
Fakt eshte qe nje vit nga termeti qytetare te qarkut te Durresit jane end‎e ne cadra ku po i ze dimri i dyte.
Për Edi Ramën, anëtarët dhe aktivistët e opozitës nuk kanë të drejtë as të zhdëmtohen si të gjithë të tjerët për dëmet që u ka shkaktuar tërmeti, as të ankohen për diskriminimin politik që u bën pushteti.
Jo vetëm kaq, por Rama ua fsheh shqiptarëve dëshmitë e tyre me zë dhe me figurë dhe pamjet faktike nga shtëpitë e tyre të rrënuara dhe të pabanueshme.
Fakti është se çuditërisht sa herë që kryetari apo një përfaqësues i opozitës shkon të shohë gjendjen e qytetarëve të mbetur pa strehë, pushteti del të premtojë se punimet fillojnë pas disa ditësh.
E vërteta është kjo: Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj i kanë lënë familjet e dëmtuara nga tërmeti në çadra, në shi, në baltë prej 1 viti.
Pas 1 viti, ata s’kanë asnjë rezultat konkret, por vetëm premtime: të njëjtat premtime fallso dhe bajate që u ofrojnë qytetarëve me lugën bosh të propagandës. E verteta nuk fshihet
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

Meta: Sufllaqe nga qielli nuk bien më. PL do rrëzojë Rilindjen

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me strukturat drejtuese në Tiranë deklaroi se partia ka hyrë në një fazë të re organizimi e cila do të shpaloset më 27 prill.

Meta u shpreh se slogani i kësaj lëvizje do të jetë nga tani e tutje “Për ty Atdhe”, ndërsa shtoi se do të garojë për postin e presidentit në PL, si kandidati më i duhur.

“Lekët e nënë Selvisë, të xhaxhait nga Sovjani dhe të gjithë qytetarëve,  nuk do t’i marrë më as Rama as djali i atij miliarderit që vjen çdo ditë në Shqipëri. Le të shkojë në Greqi, e djegin grekët e përvëlojnë. Ndaj nisim për ty Atdhe, për Atdheun bëjmë çdo sakrificë. Do t’ia nxjerrim jashtë loje televizionet këtij tarallakut.

Ne do t’ja kthejmë lekët popullit shqiptar. Jemi krenar që i shërbejmë popullit tonë, familjes, ndaj si kurrë më parë Shqipëria i ka sytë tek kjo konventë. Çdo anëtar dhe simpatizant do e ndjekë, s’do ketë zhvillim pa prezencën e medias. Ka një kandidat më të mirë dhe më të rri se Meta le të vijë.

Sufllaqe nga qielli nuk bien më. Liderët formohen në opozitë, jo në qeveri, përmes sakrificës. Të jesh në opozitë është mision, sakrificë, vetëm liderët e kuptojnë këtë”, tha Meta.

Po ashtu, ish-presidenti deklaroi se PL do të kthehet në forcë politike që do të rrëzojë nga pushteti Rilindje.

“Rilindja do ta marri të shtyrën më 27 prill. Forca drejt konventës, kudo e ndjej që Shqipëria po lëviz, minjtë po dridhen. Përballë tyre do të jetë një shumicë dërmuese. Iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët, tani drejtohet nga njerëz me karakter dhe të paepur si nënë Selvija. Drejtohet nga Erisa Xhixho, nga njerëz me vlera të larta morale, nga njerëz me zemër dhe jo nga ata me stomak”, tha Meta

Continue Reading

Politike

Karamuço: Amerikanët qeshin kur dëgjojnë Metën. Prokurorët e SPAK nuk intimidohen

Amerikanët qeshin kur dëgjojnë Metën. Prokurorët e SPAK nuk intimidohen” kështu u shpreh eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.

Karamuço theksoi se disa nga këto deklarata që jepen në media nga ish presidenti Meta kalojnë me të qeshura brenda SPAK-ut duke treguar se ata që kanë marrë këtë çështje nuk tundohen apo intimidohen. Ervin Karamuço tha gjithashtu se këshilla që dy prokuroret kanë marrë është “të mbyllin telefonat, të mbyllin televizorët dhe të vazhdojnë punën.”

Dua të jap një lajm të konfirmuar por burimin nuk e jap e dot. Kanë një këshilltar i cili mbledh informacionet nga media dhe i çon tek zyra e drejtuesit të SPAK-ut, Dumani i cili i lexon si drejtues i çdo institucioni, madje ndonjëherë këto përkthehen edhe anglisht dhe u jepen këshilltarëve që ai ka dhe sidomos atyre amerikan të DEA-s dhe FBI.

Disa nga këto deklarata janë me të qeshura brenda SPAK-ut. Kjo tregon me të vërtet se çfarë po ndodh aty brenda dhe sa të ndjeshëm janë ata me deklarimet që bën ish presidenti i republikës dhe se sa seriozisht e kanë marrë ata çështjen dhe nuk tundohen fare as intimidohen nga të gjitha ato që thuhen poshtë e lartë nëpër media.

Madje këshilla e tyre për dy prokurorët jo vetëm për këtë çështje ka qenë “telefonat mbyllur, televizorët mbyllur vazhdoni punën” u shpreh Karamuço.

Continue Reading

Politike

“Vjehrra ishte dëshmitarja e fundit”, gazetari zbulon strategjinë e Metës

Gazetari Sokol Bregu foli për kërcënimet dhe fyerjet që kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Bregu tha se sulme të tilla janë të kuptueshme për shkak se Meta është i shqetësuar se ajo çfarë ka rezultuar pas hetimeve të SPAK ndaj tij, mund t’i ndërpresë përfundimisht aktivitetin politik.

“Çdo njeri që po i vjen një ndërprerje e një aktiviteti politik pritet që të bëjë sulmet e veta. Unë nuk e kuptoj se çfarë do prisnim nga Meta, të thoshte “faleminderit SPAK që po më heton”? Shqetësohen më shumë ata që e shohin këtë retorikë dhe nuk shqetësohet ai.

Po të ishte kaq i shantazhueshëm të gjithë ata që ishin në akuzë do dilnin të flisnin kështu dhe të shpëtonin. Ajo që ne mendonim është se duke qenë se ai ka mbajtur postet më të rëndësishme të vendit, duhet të ketë një formë paraqitje ndryshe”, u shpreh Bregu.

Ndër të tjera ai tha se kjo qasje e ashpër nga Meta ndaj SPAK, vjen pasi kryetari i PL po përpiqet të shtyjë në kohë dorëzimin në GJKKO të dosjes së hetimeve mbi aferën “CEZ-DIA”.

Ndërsa theksoi se lidhur me 3 çështjet për të cilat po hetohen Meta dhe Kryemadhi, e ëma e kësaj të fundit ishte ndër të fundit në listën e dëshmitarëve.

“Mbase kjo është një mënyrë sesi Meta mund ta shtyjë në kohë të gjithë hetimin e tij. Kjo mund të jetë një frenim, një strategji që ta largojë pak në kohë dërgimin e dosjes që ka më shumë se 5 vite që hetohet. Mirëpo dosja ka qenë e pahetuar gjatë kohës që Meta ka qenë president dhe kur e humbi imunitetin, hetimi ka vijuar me shpejtësi.

Ka ardhur koha që t’i japë një përfundim SPAK nëse do e dërgojë në GJKKO. Jemi në fund të hetimeve. Mesa di unë lidhur me dosjen, vjehrra ishte një ndër dëshmitarët e fundit që do merrej në pyetje por ajo është për pistën e fshehjes së të ardhurave dhe evazionit. Dje kishte një thirrje të ish-anëtarit të LSI, Ralf Gjoni për lobimin. Pra bëhet fjalë për 3 çështje”, tha gazetari.

Sipas tij, SPAK nuk është indimituar aspak nga kërcënimet apo akuzat e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit.

Continue Reading

Politike

Dokumentari në RAI 3 për Shqipërinë, Rama: Të ngulmosh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për dokumentarin e emisionit investigativ Report në Rai 3.

Reagimi i plotë i Ramës

Gjyshja ime që më mësoi italisht më thoshte shpesh se të gabosh është njerëzore, por të ngulmosh është djallëzore. Ajo që më kujton tani është ky gabim i mëtejshëm @RaiTre.

Reportazh, mikpritësi i të cilit ngulmon në mënyrë të bujshme me të njëjtat falsifikime të përfshira tashmë në episodin e neveritshëm për Shqipërinë.

Ai thotë se sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave “e ka vërtetuar me fakte atë që kemi thënë”! Fatkeqësisht, në episodin që ai mbron pa dobi, jo vetëm që nuk u fol për pyetjen e kryqëzuar me shkrim të viktimës së sulmit brutal me baltë, por para auditorit të Report iu tha se sekretari Agaci nuk pranoi të përgjigjej. Sikur të mos mjaftonte kjo gënjeshtër e bujshme, gazetari i tij doli të nesërmen në një televizion shqiptar për të ripërsëritur habinë e tij për faktin se pyetjeve të tij nuk kishin marrë kurrë përgjigje, ndërsa siç tregojnë faktet ai kishte marrë të gjitha përgjigjet, brenda kohës së kërkuar.

Më pas ai vetë konfirmon se Report ka gënjyer kur shton se “në email-in e përgjigjes së Agacit konfirmoi se ishte avokat i disa trafikantëve të drogës”. Nëse ky është shërbim publik, unë jam Federico Fellini. Dhe nëse për këtë program të Shërbimit Publik një avokat penal i një shteti të së drejtës, i cili si rregull nuk jeton duke mbrojtur shenjtorët, por duke mbrojtur supozimet kriminale ose kriminelë të dënuar, duhet të sulmohet si të ishte vetë kriminel, atëherë këtu për të gjej një logjikë të ngjashme është e pashmangshme t’i drejtohesh kujtimit të Shqipërisë kur figura e avokatit mbrojtës varrosej nga regjimi gjakatar komunist si lebrozët në mesjetë.

Dhe pika e fundit vjen kur ai, mikpritësi, thotë, sikur të kishte bërë një zbulim befasues, se Agaci “konfirmoi se ka kontribuar që kur u bë këshilltar ligjor i Ramës, në krijimin e protokollit” për emigrantët midis Italisë dhe Italisë dhe Shqipëria, duke mëkatuar edhe pak logjikë bruto, pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk është këshilltari im ligjor, por ka postin më të rëndësishëm institucional në Administratën Publike që nga viti 2013, ndërkohë që protokolli daton në vitin 2023.

Për respekt për shërbimin publik dhe gjithashtu për detyrim ndaj dinjitetit të autorëve të këtij episodi shumë të gabuar të Report, përpiqem për momentin të besoj se në çdo rast gjithë ky furi për të sulmuar Giorgia Melonin në kurriz të Shqipërisë. nuk ishte një mëkat me keqbesim ndaj vendit tim dhe se edhe importimi i shpifjeve nga Shqipëria në Itali (duke përfshirë në punët e Shërbimit Publik edhe shpifjen ndaj vëllait tim kundër të cilit ai tashmë kishte bërë ankesë dhe është në pritje të fjalës së drejtësia) u shfaq vetëm si fryt i një lehtësie të paqëndrueshme të qenies, e cila gjithnjë e më shpesh në kohët e sotme, fatkeqësisht pushton fuqinë fisnike të informacionit dhe e shndërron botën e së drejtës për lirinë e informacionit në një botë të shtypjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

Duke e siguruar mikpritësin se gjyshja ime vazhdon të ketë të drejtë edhe në vdekje, e këshilloj me dashuri të dëgjojë gruan e shenjtë dhe të mos ngulmojë në gabimin e atij episodi të tmerrshëm, por thjesht të mbyllë këtë faqe të palavdishme, duke publikuar ndoshta edhe këtë kontribut të vogël. e imja për shëndetin e Shërbimit Publik Italian.

Lajm ne perditesim……

 

Continue Reading

Politike

Ish nënkryetari i PL: Njerëz pranë Metës kërkojnë të mos më bëjnë like dhe share në Facebook

Endrit Braimllari zbuloi në ‘Frontline Intervieë’ se njerëz afër Metës i kërkojnë të tjerëve të mos i bëjnë like apo share postimeve të tij në facebook.

‘Kam dhënë dorëheqjen që të mos shkoj tek ajo pjesë që shkoj Partia Demokratike. Qëndresa ime në ekipin drejtues do detyronte tënndante ekipin në bazë. Ky është problem im, duke pas eksperiencë shumë të madhe dhe duke qenë kundër në mendim, do krijonte çarje të strukturave. Do detyroja të përçaheshin njerëzit. Unë bëj një postim në facebook dhe  personazhe afër kryetarit i thonë mos i bëni like, share’, thotë Braimllari.

Sa i përket dëshmisë së tij në SPAK për lobimin e LSI në SHBA, Braimllari thotë se kjo nuk është arsyeja e ndarjes me Metën.

‘Nuk besoj se ka qenë kjo. Në SPAK kam shkuar për të dhënë shpjegime. Dhe nuk kam merak të shkoj atje sa herë të më thërrasin. Nuk jam thirrur për procedurat e zotit Meta. Nuk ka lidhje zoti Meta që unë shkova. Po të ishte arsyeja e SPAK, nuk do isha kandidat për këshillin bashkiak, nuk do isha drejtues i fushatës së 14 majit’, nënvizon ish-nënkryetari i PL-së

Continue Reading
Advertisement

TRENDING