Aktualitet
“Ejani se kam vrarë gruan”/ Një i dehur alarmon policinë, ja si qëndron e vërteta
Orë paniku sot në Patos.
Një telefonatë ka alarmuar blutë e Fierit, pas njoftimit në sallën operative të një personi, i cili ka lajmëruar se ka vrarë gruan në Dukas të Patosit.
Korrespondenti i “Top Channel”, Neritan Trifoni bën me dije se menjëherë efektivët e policisë së Patosit dhe të Fierit kanë marrë masat duke shkuar në vendngjarje.
Por pas verifikimeve të bëra ka rezultuar se personi në fjalë ishte i dehur dhe lajmi nuk ishte i vërtetë, për fat të mirë.