Aktualitet
Eksploziv në derën e banesës së Ylli Zallës në Fushë-Krujë, digjet edhe makina e tij
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar gjatë natës në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, duke shkaktuar dëme materiale dhe panik te banorët e zonës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së shtetasit Ylli Zalla.
Shpërthimi ka shkaktuar dëmtime në godinë, ndërsa automjeti i parkuar pranë banesës, në pronësi të të njëjtit shtetas, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.
Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.
Hetuesit po verifikojnë dinamikën e shpërthimit dhe motivet e mundshme të sulmit, ndërsa vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të përfshirë.