Kronike
Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe më pas vrau edhe veten/ Momenti kur policia dhe ambulanca shkojnë në vendin e ngjares
Ka përfunduar operacioni policor në Roskovec, ku 35-vjeçari i dyshuar për vrasjen e ish-vjehrrit, plagosjen e ish-vjehrrës dhe marrjen peng të ish-bashkëshortes i dha fund jetës. Pas përfundimit të ndërhyrjes, automjeti ku ai ishte ngujuar u gjet me dyert e hapura, ndërsa në vendngjarje ndodheshin ambulanca, forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s.
Zona vijon të mbahet e rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor dhe ekspertët po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti të rëndë.