Pinknews
Eli Fara rikthehet në skenë pas videove intime, menaxheri zbulon sa e vështirë ishte ta bindnin
Menaxheri Xhani Demika ka komentuar rikthimin e këngëtares Eli Fara në skenë, pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të videove intime që përfshinin artisten dhe kompozitorin Adi Hila.
I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Shqipëria Live”, me moderatore Sidorela Gjonin, Demika tregoi se bindja e këngëtares për të pranuar ftesën për koncert kishte kërkuar kohë dhe disa biseda. Sipas tij, fansat kishin shprehur interes për ta parë sërish në skenë.
“Na u desh shumë kohë që t’i mbushnim mendjen dhe ta realizonim këtë koncert, sepse edhe ajo e kishte shumë të vështirë dhe shumë të pamundur që të dilte. Por pas shumë bisedimesh, ne arritëm që ta bindnim që ajo të bënte performancën në club”, u shpreh Demika.
Ai theksoi se komentet në rrjetet sociale nuk duhet të përcaktojnë vendimet personale dhe profesionale të një artisteje, duke nënvizuar se Eli Fara ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe duhet të ketë mundësinë të vijojë aktivitetin e saj.
Pjesë nga intervista:
Sidorela: Të gjithë po komentojnë rikthimin në skenë të Eli Farës, na zbulo diçka më shumë?
Xhani: Të jem i sinqertë, shumë njerëz na kanë shkruar dhe na pyetur se pse nuk marrim Elin, pse nuk ftojmë Elin. Na u desh shumë kohë që t’i mbushnim mendjen dhe t’a realizonim këtë koncert, sepse edhe ajo e kishte shumë të vështirë dhe shumë të pamundur që të dilte. Por pas shumë bisedimesh, ne arritëm që t’a bindnim që ajo të bënte performancën në club. Ka njerëz që e duan dhe me zor e presin. Jo çdo koment duhet të ndikojë në jetën tonë. Aq më tepër që është një artiste në karrierë, me zor e ka ngritur këtë karrierë. E pse duhet të ndalojë, se në fund të fundit është diçka shumë personale e saj, ajo vetë e di. Prandaj ne vendosëm që ta realizonim këtë koncert. Mund të jetë e vështirë për të.
Sidorela: Po thua se mund të jetë e vështirë për të, më trego pak si po e kalon?
Xhani: Nuk e di shumë me brendësi, por uroj të shkojë sa më mirë koncerti. Uroj të vij si artiste, ashtu siç ka ardhur gjithmonë për të performuar. Ne kishim kohë që kishim menduar për këtë natën e legjendave dhe shansi ishte që ne ta ftonim më shpejt për ti bërë respektin tonë si artiste.
Sidorela: Ke një mesazh për të gjithë komentuesit?
Xhani: Me thënë të drejtën nuk jam askushi që t’u jap mendim njerëzve. Secili ka mendimin e vet, secili ka opinionin e vet. Por unë di të them se jeta vazhdon dhe secili mban përgjegjësi për gjërat që ndodhin. Gjërat kalojnë, secili të ecë me kokën lart