Connect with us

Pinknews

Elon Musk ‘bie nga froni’, ja kush është njeriu më i pasur

Miliarderi francez Bernard Arnault ka ndërtuar një perandori masive dhe fitimprurëse të shitjes me pakicë të markave luksoze. Nga vjen ai dhe si arriti të bëhej më i pasur se Elon Musk dhe Jeff Bezos?

Elon Musk nuk qëndroi gjatë në krye të listës si njeriu më i pasur në botë. Pak më shumë se një vit pasi arriti majat, ai është eklipsuar nga miliarderi 73-vjeçar francez Bernard Arnault. Analistët e Forbes vlerësuan më 20 dhjetor 2022  se pasuria e Arnault kap shumën 180,2 miliardë dollarë (169.8 miliardë euro), që është gati 17 miliardë dollarë më shumë se ajo e Elon Musk.

Arnault është bashkëthemelues, drejtues dhe CEO i LVMH Moet Hennessy Louis Vuitton, i quajtur zakonisht LVMH. Tek kompania e tij ai është aksioneri i saj më i madh dhe ka shumicën e të drejtave të votës në shoqërinë e regjistruar në bursë.

Kjo nuk është hera  e parë që ai kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë. Ai e arriti shkurtimisht këtë pozicion në vitin 2019, 2020 dhe përsëri në 2021. Nëse Musk arrin ta kthejë shpejt Twitter-in në kompani fitimprurëse, Arnault mund të mos e mbajë titullin e më të pasurit të botës për shumë kohë. Megjithatë, arritjet e francezit janë për t’u shënuar.

 

 

Një perandori luksi

LVMH është një konglomerat me bazë në Paris, e përbërë nga 75 marka të veçanta kryesisht pije, modë e nivelit të lartë dhe prodhime kozmetike. Në vitin 2021 ajo pati një xhiro të ardhurash prej 64,2 miliardë eurosh (68,2 miliardë dollarë), 20% më shumë se në vitin 2019. Moda dhe prodhimet prej lëkure përbënin 48% të të ardhurave.

Kompania, firma më e madhe e mallrave luksoze në botë, ka mbi 175,000 punonjës dhe 5,500 dyqane. Në nëntor 2022, vlera e saj e tregut ishte sipas llogaritjeve të Statista-s rreth 371 miliardë euro, duke e bërë atë një nga kompanitë më të vlefshme në botë, përpara Mastercard, Chevron dhe Nestle.

Krahasuar me të tjerët në listën e më të pasurve në botë, Arnault nuk është shumë i njohur jashtë Francës. Megjithatë filialet e kompanisë LVMH mjaft të njohura dhe përfshijnë shumë marka me famë si Bulgari, Dior, Fendi, Givenchy dhe natyrisht Louis Vuitton. Kompania gjithashtu ka në zotërim dyqanet e kozmetikës Sephora dhe dyqane të tjera në Paris. Marka më e vjetër e kompanisë është prodhuesi i verërave Chateau d’Yquem, që u themelua në fund të shekullit të 16-të.

Në Amerikë Arnault tërhoqi vëmendjen kur bleu në vitin 2019 për afro 16 miliardë dollarë argjendarin e famshëm Tiffany & Co. Në Gjermani ai bëri bujë në fillim të vitit 2021, kur bleu Birkenstock, ndonëse është e paqartë se si prodhuesi i sandaleve të rehatshme mund të shndërrohet në një markë luksoze.

Transformimi i çantave Louis Vuitton në miliarda

Arnault ka lindur në Francën veriore afër kufirit belg. Pasi mbaroi shkollën e inxhinierisë, ai u bashkua me kompaninë e ndërtimit të babait të tij. Atje u fokusua në zhvillimin e pasurive të paluajtshme dhe shpejt u bë president i saj.

Në vitin 1984, ai bleu një biznes të falimentuar që përfshinte dyqanin Christian Dior dhe Le Bon Marche. Ky ishte “sulmi” i tij në tregun e luksit. Në vitin 1987 u formua LVMH  prej bashkimit të Louis Vuitton dhe Moet Hennessy. Ai shpejt i la mënjanë të tjerët duke realizuar një marrje të imponuar të kontrollit dhe në vitin 1989 u emërua kryetar i bordit drejtues ekzekutiv, një rol që vazhdon ta mbajë qysh atëherë.

Pasi u bë shefi i vetëm, ai vazhdoi për një dekadë resht të blinte me një vrull miliarda eurosh kompani të tjera njëra pas tjetrës. Shumë prej markave ishin menaxhuar keq apo ishin vjetëruar, kështu që ai solli menaxhim modern dhe punësoi stilistë të rinj për të tronditur tregun.

Kritikja e modës, Suzy Menkes e quante Arnault si “Zoti i Markave” në një profil të tij botuar në International Herald Tribune të vitit 1999. Ky shkrim vazhdon të jetë aktual edhe sot. “Qëllimi i kompanisë është të qenit bashkëkohor, modern, për t’i bërë markat të flasin një gjuhë universale”,  shkruante ajo. “Dhe Arnault këmbëngul se ruajtja e individualitetit dhe e të qenit unike e çdo marke është preokupimi kryesor, brenda një strukture korporatave të efektshme.” Kjo strategji i ka lejuar çdo marke të ruajë një shkallë pavarësie duke u bërë më profesionale.

Kompania vazhdon të zgjerohet, veçanërisht përmes rritjes në Azi, tregut të saj më të madh, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Reklamat e saj plot shkëlqim janë aspiruese. Dyqanet ofrojnë artikuj më pak të shtrenjtë si rripa, kapele dhe çdo gjë tjetër me logo për të tërhequr blerësit e rinj.

Po aq e rëndësishme, Arnault beson në fuqinë e internetit. Gjithçka po lëvizte në internet, dhe po kështu do të bënte LVMH pa humbur atmosferën e saj ekskluzive. Tani shumë prej markave kanë faqe interneti dhe dyqane online të pasura dhe nuk kanë më frikë të shfaqin hapur çmimet.

Planifikimi për të ardhmen

Sot LVMH është një biznes familjar. Të pesë fëmijët e Arnault punojnë me të në cilësi të ndryshme. I veshur gjithmonë në mënyrë të përsosur, Arnault ka flokë të thinjura dhe është shumë i rezervuar. Kolegët flasin rrallë për të. Ne e dimë se ai është një tenist i zjarrtë dhe i pëlqen muzika dhe koleksionet e artit. Për disa vite, ai zotëronte shtëpinë e ankandeve Phillips de Pury.

Në vitin 2014 u hap në Paris Fondacioni Louis Vuitton. Muzeu i artit bashkëkohor i projektuar nga Frank Gehry është shtëpia e koleksionit të Arnault dhe supozohet se një ditë do t’i dorëzohet qytetit. Ai gjithashtu ka dhuruar miliona për bamirësi dhe për restaurimin e katedrales së Notre Dame.

Pyetja e madhe tani është: Si do të vazhdojë më pas? Cili nga fëmijët e tij do ta marrë përsipër kompaninë? A është ndonjëri prej tyre i paracaktuar të jetë pasardhësi i tij, apo kompania do të ndahet mes tyre? Dhe a është kompania ende në lëvizje? Chanel, Armani, Hermes dhe një sërë markash të tjera janë ende atje. Por Arnault nuk është vetëm. Taktika e tij për të mbledhur së bashku biznese të markave luksoze të drejtuara nga familja ka frymëzuar të tjerët si Richemont dhe Kering që të bëjnë të njëjtën gjë. Ata mund të jenë konkurrentë, por Arnault krijoi udhërrëfyesin e luksit./DW/

Pinknews

Afrona e pyet për tradhtinë, Blero e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Këngëtari shqiptar Blero Muharremi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “S’e luan topi”, ku ka ndarë me publikun detaje nga jeta e tij personale. Mirëpo, atij iu bënë pyetje nga podcastet e ish-gruas së tij të dytë, Afrona Dika. Ky moment shkaktoi një reagim të fuqishëm emocional tek Blero, i cili u përlot në studio.

Më pas, Blero tregoi se beson se rrjetet sociale dhe zilia janë faktorë të mëdhenj që nxisin tradhtinë. Kur u pyet nga moderatorja nëse ai vetë ka qenë subjekt i tradhtisë, Blero tha:

“Po, më kanë tradhtuar”.

 

Më tej, i pyetur nëse ai kishte tradhtuar në një lidhje, Blero tha:

“Po, edhe unë kam tradhtuar. Por, më e rëndë është kur të tradhtojnë”

Continue Reading

Pinknews

Frikësohet nga Heidi Baçi? Françeska Murati i druhet eliminimit nga BBV

Vetëm pak ditë para finales, Françeska Murati i druhet eliminimit nga BBV. Këtë e ka shprehur edhe gjatë një bisede me Jul Dedën.

Banorja është në një televotim për të zgjedhur finalistët e tjerë të BBV, por mesa duket mendon se nuk do arrijë të mbledh më shumë vota se Meriton Mjekiqi, Heidi Baci dhe Egla Ceno.

Nisur nga ky televotim, Juli Deda u shpreh se Françeska e meriton të jetë akoma në lojë, por sipas tij e ka pak të vështirë garën përballë këtyre konkurrentëve.

“Edhe unë e mendoj këtë gjë”, tha Françeska.

Aktori ndër të tjera theksoi se garë të fortë ka edhe Heidi me Meritonin.

Pjesë nga biseda

Franceska: Do dal me flamur, me fytyrën tende do bëj fushatë

Juli: Do shoh instagramin tendë, po nuk pash fushatë, të grivaaa

Françeska; Do thuash ‘ua çfarë tradhtare! Dua të qeshësh se s’të kam parë fare, nuk qesh, nuk bën humor.

Juli: Dua që ti të rrish këtu, sepse çështë e vërteta, nuk është se nuk e meriton me nejt.

Françeska: Po ti më the që do dal, pse do ti që të rri unë.

Juli: E meriton të rrish, por garën e ke shumë të vështirë që ta dish. Por dhe Meritoni e ka të vështirë garën, edhe Heidi. Se në këtë pikë që jemi ne, aty aty janë gjërat

Franceska: Edhe unë e mendoj këtë gjë

Continue Reading

Pinknews

“Të mbrojë të dashurën, jo shokun”/ Sherri Heidi-Meriton, banorët sulmojnë Romeon

Heidi dhe Meritoni kanë patur një debat me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar as ofendimet. Kjo situatë nuk i ka pëlqyer aspak Romeos, i cili i ka thënë moderatorit se ‘e ka mërzitur shumë duke qenë se e konsideron shok. Nga ana tjetër, banorët mendojnë se Romeo duhej të mbronte të dashurën e tij. Julia shprehet se mes shokut dhe gruas, zgjidhet gruaja.

Pjesë nga biseda:

Egla: Të futet e të mbrojë të dashurën, se këta merren vesh me njëri-tjetrin apo jo? Janë shokë. T’i thotë ‘çuno je duke e tepruar, mbaj vendin, hajt shnet se po i flet gruas time’

Egla: Po ça janë këto, ia lejojnë njëri-tjetrit po ik

Françeska: Unë nuk mendoj se Romeo nuk do të futet, por nuk do të duket sikur po i merr gjënë asaj dhe e lë të përballet vetë

Egla: Një të dashure prej të vërteti, një çun futet edhe si futet ej

Juli: Nuk është kështu se e para, Meritoni duket ashiqare se do me shkuar tek ai

Françeska: A thua?

Juli: Se nuk ka mundësi tjetër. Njeriu e lë, e stopon. E jo ato llafe

Egla: Çfarë i tha? Se dëgjova Bacin që i tha ‘nuk futem në krevatet e tjerëve’.

Juli: I tha ‘o bionde’ dhe ‘unë prej Romeos dhe nuk jam Graciano se e kam në gojë me të thënë një gjë’

Continue Reading

Pinknews

‘Unë nuk dua t’ia di se çfarë….’/ Pas eliminimit nga “BBV3”, Erjola ka dy fjalë për publikun

Pak ditë më parë, Erjola u eliminua prej garës së “BBV3”. Ajo ishte një ndër personazhet më të preferuar për publikun dhe krijoi dinamika ngjarjesh për sa kohë ishte pjesë e shtëpisë.

Përveç intervistave të dhëna prej saj, nuk kemi patur një reagim që prej daljes nga shtëpia deri pak momente më herët.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ajo ka reaguar teksa falenderon gjithë mbështetësit e saj, tregon se si është përshtatur me botën jashtë shtëpisë së “Big-ut” dhe në fund e mbyll me shprehjen e Truman Capote: “Unë nuk dua t’ia di se çfarë thotë ndokush për mua, për sa kohë që nuk është e vërtetë!”

Continue Reading

Pinknews

Kush është biznesmenia që i ka rrëmbyer zemrën? Amos Zaharia e zbulon për herë të parë

Aktori, Amos Zaharia, në një intervistë të dhënë së fundmi përveçëse foli për karrierën, zbuloi edhe disa detaje nga jeta private.

Megjithëse u tregua diskret, Amos tha se partnerja e tij i përket fushës së biznesit.
“Nuk dua të komentoj shumë për jetën private. Fatlumja është një vajzë, por nuk dua..as ajo vetë nuk ka dëshirë t’i lakohet emri. I përket botës së tregtisë, ose marketingut ose biznesmene”, shprehet Amos.

E ndërsa pyetjes nëse ka ndërmend që të ndërmarrë hapa të tjerë, ai u përgjigj se gjithçka ia lë kohës.

“Ndërkohë që njeriu bën plane zoti qesh thotë shprehja, përpiqem mos të bëjë plane kështu që nëse ka për të ndodhur, të ndodhë”, shtoi aktori.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING