Connect with us

Pinknews

Emily Ratajkowski provokon ndjekësit nga shtrati, bukuroshja pozon sërish n*do

Emily Ratajkowski është rikthyer në Instagram. Modelja ka pozuar për më shumë se 30 milionë ndjekës të cilët e ndjekin në rrjetet e saj sociale. Në një nga dy fotot e saj nudo, Ratajkowski mbulon gjoksin me duar në tjetrën, ajo tregon pjesën e pasme të zhveshur të trupit të saj. Në mbishkrimin e postimit ajo ka shkruar: “Punoj nga shtrati”. Fotot seksi të Ratajkowski-t mblodhën mbi 60,000 pëlqime brenda vetëm 10 minutave nga postimi. Në të njëjtin postim, Emily Ratajkowski ka postuar më shumë foto të saj, disa duke pozuar me të brendshme dhe disa me rroba, përsëri nga shtrati i saj, duke bërë shprehje të ndryshme të fytyrës.  Ratajkowski ka qenë shumë herë në qendër të vëmendjes për postimet e saj seksi. Pak kohë më parë, në muajin maj, ajo postoi në llogarinë personale në Instagram një sërë fotosh dhe videosh ku shihet duke bërë dush. Ratajkowski në foto shihet e veshur me bikini portokalli, e cila tregon trupin e saj, ndërsa uji e spërkat atë. Me rastin e festës së nënës atëherë, modelja ka shfrytëzuar rastin të ngarkojë në llogarinë personale në Instagram dy imazhe, nga periudha që “i ndryshoi jetën përgjithmonë”, siç shkruan ajo. Në fotot që ka publikuar ajo shihet në një shtatzëni të avancuar duke parë objektivin, teksa pozon në banjë apo në dhomën e saj. Në mbishkrimin e postimit të saj, Emily Ratajkowski shkroi: “Këto foto janë para se jeta ime të ndryshonte përgjithmonë. Të jesh nënë do të thotë të bësh shumë punë të palodhur dhe të palodhur që shpesh nuk shihet. Jam shumë krenare për të gjitha ju nënat – dashuria dhe përkushtimi juaj mund të jenë gjëja më e bukur në botë”.

FOTO: Emily Ratajkowski provokon ndjekësit nga shtrati, bukuroshja pozon

Pinknews

“Tradhtare”/ Egla shpërthen ndaj akuzave të Romeos: Do më puthësh prapë duart

Romeo Veshaj e ka quajtur Eglën tradhtare, duke vijuar akuzat pas nominimit që aktorja bëri.

Egla i tha se ai do ia puthë sërish duart, duke nënkuptuar veprimin që bëri me të dhe Heidin, por Romeo nuk është në dijeni, ndaj vijon me akuzat.

Biseda mes tyre:

Egla: U zgjova si dritëz ylli, ose më shumë se aq.

Romeo: Tradhtarët zgjohen njësoj si ne, nuk është se kanë një ndjesi faji ee. Fle rehat dhe zgjohesh rehat.

Egla: Mbaj mend çfarë të kam thënë. Do më puthësh prapë duart po me aq dëshirë. Atë moment e vlerësoj shumë dhe ti do e përsërisësh atë veprim.

 

Kujtojmë se Egla vuri në nominim Romeon dhe Heidin, mirëpo në të vërtetë njëri do shkojë në finale, ndërsa tjetri do jetë në nominim. Banorët e tjerë nuk janë në dijeni të kësaj skeme.

Continue Reading

Pinknews

Këngëtarja shqiptare tregon format e palestruara nga Maldivet

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e Albërie Hadërgjonaj ka ‘tronditur’ rrjetin me disa fotografi në Maldive.

Ajo është shfaqur në plazh, duke shijuar diellin dhe ujin e kristaltë me pamje piktoreske.

Këngëtarja ka krijuar një kolazh me foto me momentet më unike të këtyre pushimeve, të cilat i ka ndarë me 319 mijë ndjekës në Instagram.

FOTOT: Këngëtarja shqiptare tregon format e palestruara nga Maldivet

 

Continue Reading

Pinknews

Kejvina Kthella përsëri në bikini, provokon nga Meksika

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, po shijon disa ditë pushimi.

Si destinacion të këtyre pushimeve bukuroshja e famshme ka zgjedhur Meksikën.

Biondja me këtë rast nuk ka munguar me postime të ndryshme, e në disa raste edhe provokuese.

E tillë është shfaqur edhe në imazhin e fundit, ku ka vënë në pah linjat e bujshme trupore në bikini.

Kejvina ndërkohë kohëve të fundit ka qenë më e tërhequr nga mediat e rrjetet sociale.

FOTOT: Kejvina Kthella përsëri në bikini, provokon nga Meksika

 

Continue Reading

Pinknews

‘Ti vetëm m** di të bësh’/ Egla shërohet dhe nis menjëherë sulmet ndaj Romeos

Vijojnë debatet mes Eglës dhe Romeos. Dyshja kanë debatuar me tone të ashpra teksa ndodheshin në ambientet e jashtme të shtëpisë, në prani dhe të disa prej banorëve.

Romeo tha se ajo ka aleancë me Julin, ndërsa Egla i tha se kjo nuk është e vërtetë.

“O aleanca, zogu, shife xhaxhin këtu! Të të shpjegoj atë dorën tënde? Më tha se do kishte bërë të njëjtin veprim dhe më dha dorën. Ku është aleanca?”, i tha Egla.

“Ju tradhtoi trupi të dyve… ai ishte i gëzuar. Jeni aleat të dy me njëri-tjetrin”, tha Romeo.

 

 

Egla: O zog i vogël!

Romeo: Epo ky zogu vogël të mban në ajër

Egla: Unë të bëj një bajgë të madhe!

Romeo: Vetëm atë di të bësh. Vetëm m** di të bësh ti…. di të bësh gjë tjetër?

Continue Reading

Pinknews

“Një muhabet personal ma nxore kështu…”/ Çfarë sekreti i zbuloi Juli-Rozës?

Që prej mbrëmjes se kaluar marrëdhënia mes Julit dhe Rozës ka filluar të këtë krisje por ditën e sotme, dyshja ka vijuar të debatojë ashpër, duke arritur të ngrejë tonet me njëri-tjetrit.

Roza është e vendosur të mos jetë më nën hijen e Julit, mirëpo ky i fundit shprehet se po sillet si Rikja dhe do përfundojë si ajo, jashtë shtëpisë.

Juli: Mbas asaj që më the tek krevati që dua të godas dhe ty sepse dua t’i godas të gjithë. Kjo të nxjerr katastrofë

Roza: Ajo burrëria nga gjysma e lartë që diskutove, ti nuk po e tregon.

Juli: Ti nuk po ruan as marrëdhënien.

Roza: A e nxore muhabetin me shoqen time, tregoje tamam.

Juli: Tregoje ti se unë nuk e di.

Roza: Si je kështu more Juli? Një muhabet personal timin me Riken e nxjerr kështu? Një muhabet që unë e kam me shoqen time dhe ta them ty me mirëbesim?

Juli: E ke thënë para kamerave.

Roza: Lal çfarë po bën? Këshillën që ma jep mua Rikja, ti ma nxjerr këtu?

Juli: Po të nxjerr siç je Roza.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING