✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

EMRAT/ Detaje të reja nga vrasja e 31 vjeçarit në Prizren

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në një lokal nate në Prizen. 31 vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Kukësit është identifikuar si Visart Cengu ndërsa ka mbetur i plagosur Rufgen Shehu, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit Arben Basha dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë te Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i DVP Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të natës “Kobra” në Prizren në momentin që këta po largoheshin me automjet pas sherrit.

Konflikti në lokal ishte i çastit, fizik jo me armë. Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit, i plagosuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

…

Dibran Hoxhaj dyshohet se është autori i vrasjes së 31 vjeçarit Visar Cengu dhe plagosjes së shokut të tij Rufgen Shehu brenda lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.

Pas përplasjes fizike, konflikti është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës. Ka qenë Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si ‘Cobra’ ai i cili ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre të rinjve nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike jashtë lokalit të tij në Prizren.

…

Visart Cengu është 31 vjeçari që ka ndërruar jetë rrugës për spitalin e Kukësit. Rufgen Shehu i plagosur jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit Arben Basha  dhe Rufgen Shehu kanë deklaruar në Morinë të Policia Kufitare dhe më pas te grupi hetimor i Dvp Kukës që u ngrit për këtë rast se dyshojnë se i ka qëlluar pronari i lokalit të nates ” Kobra”  në Prizren  në momentin që këta po largoheshin me automjet.

Konflikti ishte i castit, fizik në lokal dhe jo me armë. Dyshohet se pronari i lokalit, Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe me pseudonimin Kobra, ka qëelluar me armë zjarri drejt tre personave duke plagosur me armë zjarri njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur Visart Cengu.

…

Një konflikt në një lokal nate mes pronarit në Prizren dhe 3 të rinjve nga Kukësi ka përfunduar në të shtëna me armë. Për pasojë ka mbetur i vdekur 31-vjeçari i identifikuar si Visart Cengu nga Kukësi.

Ai bashkë me 2 shokët e tij, Arben Basha dhe Rufgen Shehu, 27 vjeç janë konfliktuar me grushte me Dibran Hoxhën, pronari i lokalit të natës ‘Kobra’ në Prizren, ku janë qëlluar me armë zjarri kur po largoheshin me automjet. I plagosur mbeti Rufgen Shehu. Të rinjtë nga Kukësi nuk ishin të armatosur. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në dalje të Prizrenit. Pasi u plagosën, 3 të rinjtë janë nisur drejt pikës kufitare të Morinës ku treguan se si ndodhi ngjarja dhe u nisën me urgjencë drejt spitalit të Kukësit, por Cengu ndërroi jetë rrugës. Ndërsa 27-vjeçari, pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e Kukësit është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit  V. C., 31 vjec, dhe R. Sh.,  27 vjeç,  që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B.,  të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C.,  dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës”, njofton policia.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit. Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement