Connect with us

Politike

EMRAT/ Gara për kreun e PD, 8 anëtarë të Kryesisë kërkojnë që…

Tetë anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike kanë propozuar miratimin e strukturës drejtuese të degëve. Pas marrjes së vendimit për kreun e PD më 29 korrik, tashmë 8 anëtarë të Kryesisë kanë miratuar edhe ndryshime për strukturën drejtuese të PD-së. Enkelejd Alibeaj, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Gazment Koduzi, Taulanda Jupi, Kreshnik Collaku, Xhemal Gjunkshi dhe Gentian Gaba; të gjithë kanë dhënë firmën e tyre. Ata kanë kërkuar që krerëve të degëve t’i zgjatet mandati, ndërsa në degët ku ka nevojë të plotësohen vakancat aty nuk ku nuk ka kryetarë të strukturave vendore.

Përmes njoftimit, mësohet se është vendosur: Miratimin e vazhdimit të ushtrimit të detyrës së drejtuesve të zgjedhur të degëve të partisë; Miratimin e komandimit të të gjithë kryetarëve të degëve ku ka patur vakancë; Drejtuesit e degëve të PD që përbëjnë dhe Kolegjin e Kryetarëve të Partisë janë sipas aneksit nr 1; Të gjithë kryetarët ushtrojnë detyrën deri në zhvillimin e procesit të riorganizimit të degëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Propozim për vendim qarkullues “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DREJTUESE TË DEGËVE TË PD”

Të nderuar kolegë,

Në mbështetje të neneve 36, 42 dhe 45 të Statutit të PDSH-së, për të garantuar mirëfunksionimin e plotë te degëve, propozojmë për miratim vendimin e kryesisë: “PËR MIRATIMIN E STRUKTURES DREJTUESE TË DEGËVE TË PD”, sipas draftit bashkëlidhur.

Propozuesit:

Enkelejd Alibeaj

Taulant Zeneli

Endri Hasa

Gazmend Koduzi

Taulanda Jupi

Kreshnik Çollaku

Xhemal Gjunkshi

Gentian Gaba

Njoftimi:

Partia Demokratike e Shqipërisë

KRYESIA E PARTISË

RELACION

Për projekt vendimin “Për miratimin e strukturës drejtuese të degëve”

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së PDSh.

Po paraqesim përpara Jush për miratim projekt vendimin për “Për miratimin e strukturës drejtuese të degëve”.

Duke filluar nga data 09 shtator 2021, në të cilën Kryetari, i dorëhequr, Lulzim Basha shpalli vendimin e tij për pezullimin e Z. Berisha nga grupi i deputeteve të Partisë Demokratike dhe zhvillimet që ndoqën këtë vendim, për të cilat jemi të gjithë në dijeni strukturat e Partisë në nivel vendor kanë pasur largime të shumta.

Me qëllim ruajtjen e funksionalitetit dhe aktivitetit të partisë në nivel dege, Kryesia e PDSh, në kohë të ndryshme, në zbatim të nenit 42 të Statutit ka vendosur komandimin e kryetarëve të degëve në të gjitha rastet e krjimit të vakancës ose në rast të mungesës së aktit të komandimit ka autorizuar personat e shënuar në listë të kryejnë funksionet e kryetarëve gjatë procesit zgjedhor dhe në përfaqsimin me të tretët. Nisur nga fakti që këto veprime janë kryer në kohë të ndryshme vlerësojmë se është e nevojshme që kjo kryesi të hartojë një listë të përditësuar të të gjithë kryetarëve të degëve në detyrë, të zgjedhur, të komanduar apo të autorizuar.

Kjo nevojë vjen për shkak të detyrës që kryetarëve të degëve apo ushtruesve të funksioneve të kryetarit të degës u ngarkohet me vendimin e datës 06/07 qershor 2023 me të cilin Kryesia e PDSh vendosi fillimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë.

Duke marrë shkas nga fakti që vendimi i datës 06/07 qershor 2023 përcakton afate të ngushta kohore për fillimin e procesit të certifikimit të listave të anëtarësisë dhe të faktit që nuk jemi në kushtet e propozimit të emrave të rinj, vlerësojmë se nuk është e nevojshme mbledhja e kryesisë dhe se vendimi mund të merret në formën e vendimit qarkullues.

Bashkëlidhur do të gjeni projekt vendimin për miratim.

Njoftimi:

PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DREJTUESE TË DEGËVE TË PD.

Në mbështetje të neneve 36, 42 dhe 45 të Statutit të PDSH-së, pas shqyrtimit te komandimeve dhe delegimeve të kryera në bazë të situatës së strukturave dhe vakancave të krijuara, si dhe për të garantuar mirëfunksionimin e plotë të degëve, me propozim të 1/5 së anëtarëve të Kryesisë të PD, Kryesia e Partisë,

VENDOSI:

Miratimin e vazhdimit të ushtrimit të detyrës së drejtuesve të zgjedhur të degëve të partisë;
Miratimin e komandimit të të gjithë kryetarëve të degëve ku ka patur vakancë;
Drejtuesit e degëve të PD që përbëjnë dhe Kolegjin e Kryetarëve të Partisë janë sipas aneksit nr 1;
Të gjithë kryetarët ushtrojnë detyrën deri në zhvillimin e procesit të riorganizimit të degëve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Aneksi 1

QARKU DEGA KRYETARI

Berat Berat Florenca Meco

Ura-Vajgurore Dritan Sula

Kuçovë Ilirjan Koxhaj

Poliçan Florian Qama

Skrapar Bujar Hoxhaj

Dibër Dibër Naim Gazidede

Mat Arjan Lika

Bulqizë Edmond Isaku

Durrës Durrës Joni Myshketa

Shijak Red Varaku

Krujë Sabah Sheta

Fushë-Krujë Durim Doku

Elbasan Elbasan Eugen Isaj

Belsh Blerim Kuqja

Cërrik Ibri Sako

Librazhd Bujar Vreto

Prrenjas Leonard Ozuni

Gramsh Erald Carciu

Peqin Arjan Ashiku

Fier Fier Agron Kapllanaj

Roskovec Syrja Misiraj

Patos Shezai Sinanaj

Lushnjë Elvis Pisku

Divjakë Julian Gjini

Mallakasër Arjan Llanaj

Gjirokastër Gjirokastër Spartak Drasa

Përmet Elton Hysenshahaj

Këlcyrë Luan Malko

Memaliaj Esmerald Xhemali

Tepelenë Ladi Bana

QARKU DEGA KRYETARI

Korçë Korçë Elvin Bregu

Maliq Lulëzim Hoxhaj

Pogradec Seit Myftari

Devoll Bledion Nallbati

Kolonjë Fatmir Guda

Kukës Kukës Arif Rexhmati

Has Seit Jaku

Tropojë Azgan Haklaj

Lezhë Lezhë Alfrida Marku

Kurbin Gjovalin Laska

Mirditë Gjergj Prenga

Shkodër Shkodër Xhevdet Amuli

Vau i Dejës Gentian Ndoj

Malësi e Madhe Anton Kokaj

Pukë Ferit Ringaj

Tiranë Tirana 1 Fatos Mehmeti

Tirana 2 Mirlinda Çollaku

Tirana 3 Gjelosh Progni

Tirana 4 Ervin Goxhaj

Tirana 5 Gentjan Bruzi

Tirana 6 Dashnor Visha

Tirana 7 Lefter Kostenja

Tirana 8 Pëllumb Seferi

Tirana 9 Blend Sulaj

Tirana 10 Eduart Kelmendi

Tirana 11 Florian Lila

Tirana 12 Festim Dushku

Tirana 13 Besnik Fuçia

Tirana 14 Arben Shkoza

Tirana 15 Saimir Lika

Tirana 16 Adriatik Shehu

Vorë Ardian Xhakoni

Kamëz Bilbil Bajraktari

Paskuqan Isa Ajazi

Kavajë Genci Gylsheni

Rrogozhinë Ferdinand Saraci

QARKU DEGA KRYETARI

Vlorë Vlorë Gjergj Nika

Selenicë Klevis Beko

Himarë Andrea Gjoni

Delvinë Hari Imeri

Sarandë Vesel Koçiu

Diaspora Athine Fatmir Gjoci

Itali Alban Daci

Selanik Astrit Mera

Texas Gasper Lekegega

Britani Naim Hasani

Politike

DETAJE / Rama mbledh nesër në Kryesinë e Kuvendit, deputetët dhe ministrat

Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të mbledhë grupit parlamentar të PS-së në Kryesinë e Kuvendit. Përveç Ramës në këtë takim do të jenë të pranishëm dhe kabineti qeveritar. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 10:00, teksa të pranishëm do të jenë edhe deputetë të Partisë Socialiste.

Rama në këtë mbledhje pritet të adresojë në këtë mbledhje problematika që kërkojnë zgjidhje. Kjo nuk do të jetë mbledhja e parë pasi Rma ka zhvilluar edhe disa javë më parë mbledhje të tjera. Rama pritet të niset për një vizitë pune dy ditore në Gjermani dhe fill pas kësaj, më 12 maj, do të nisë atë që konsiderohet turi i diasporës. Kreu i qeverisë shqiptare do të udhëtojë në 4 shtete ku jeton pjesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë, duke nisur me Athinën dhe për të vijuar më pas me Mynihun, Milanon dhe Londrën.

Continue Reading

Politike

A je takuar me Shkëlzen Berishën? Veliaj: Rrugët tona u ndanë tek gjimnazi Sami Frashëri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mohuar se është takuar në një darkë para disa vitesh me djalin e kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe gazetarin Çim Peka. Veliaj zgjodhi një media pro-qeveritare për të folur, në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, që nga thirrja e tij në SPAK deri te korrupsioni i Dosjes 5D. Në Top News, Veliaj deklaroi se për herë të fundit me Berishën janë shkëmbyer në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri” kur ishin adoleshentë.

“Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit. Nëse po shqyhen me njeri-tjetrin, atëherë mirë t’ju bëhet. Sepse vetë Saliu sajonte gjëra të tilla. Saliu vetë, gjatë fushatës së kaluar, tha se Erion Veliaj, në 1977-ën, dy vite para se të lindte, ishte bërë një kitarist i famshëm nga Kalifornia, kishte krijuar edhe një grup roku dhe kishte shkuar në Iran. Pra, sipas tij, unë i kisha bërë gjithë këto mëkate para se të lindja. Parimi është: kush mbjell erë, do korrë stuhi. Saliu, Zeni dhe gjithë familja e tyre, dhe ajo vajza që vjen këtu te bashkia me molotov dhe thotë “lironi babin”, janë duke korrur atë që kanë mbjellë vetë”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se rrugët me Shkëlzen Berishën i kanë ndarë tek oborri i gjimnazit.

“Nuk më intereson fare çfarë thotë ai sepse babanë e tij e kemi mundur tre herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe tre herë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Meqë do të angazhohet politikisht, bujrum le të vijë, të kandidojë. Nuk më jep asnjë emocion një njeri që hodhi një fshat në erë dhe një njeri, i cili prej hallit që ka zënë babanë, detyrohet të shpenzojë paratë e veta, që të sjellë njerëz nga qytetet e tjera sepse nuk i del Tirana në protestë. Në këtë sens, ai të vazhdojë me aventurat e tij, ndërkohë unë kam punë për bërë. Rrugët tona janë ndarë që te oborri i Samiut”, tha Veliaj.

Continue Reading

Politike

Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, pritet nga Papa Françesku, ja dhurata për Atin e Shenjtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku.

Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.

Kreu i shtetit falënderoi përzemërisht Papa Françeskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftërave sidomos në zonat e e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.

 

 

Presidenti Begaj i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan

Continue Reading

Politike

Gjendet vajza tjetër/ Balla me lot në sy: Kemi të dhëna që edhe trupat e nënës dhe djalit janë në Bunë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një deklaratë për mediat nga Ura e Bunës, deklaroi se edhe trupi i nënës dhe djalit të vogël ndodhen të pajetë në këtë vend.

Balla me lot në sy teksa bëri të ditur gjetjen e vajzës tjetër, bëri edhe një herë apel për të gjitha gratë që të denoncojnë dhunën dhe të mos kenë turp nga paragjykimet

Njësia e specializuar e RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë Publike, njësi të Policisë së Malit të Zi dhe peshkatarët e zonës janë duke vijuar kërkimin e përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Buna, ku dyshohet të jetë vetëmbytur një nënë dhe fëmijët e saj. Siç kemi bërë edhe dje me dije. Policia e Shtetit ka ndaluar bashkëshortin dhe ka dyshime të forta se dhuna në familje, presioni psikologjik kanë shtyrë viktimën drejt këtij akti tragjik.

Gjej rastin t’i bëj thirrje çdo gruaje të denoncojë çdo lloj forme dhune. Dhuna shpesh manifestohet në shtëpi, mbrapa dyerve të mbyllura, por kjo është një temë që duhet bërë publike. Dhuna ndaj grave nuk është një çështje private. Ajo na intereson të gjithëve. Dhe ne, e gjithë shoqëria, duhet t’i nxisim viktimat e dhunës ta denoncojnë. Nuk mund të ketë #AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online”, tha Balla.

Ministri, i pyetur nga gazetarët, deklaroi se nga ana e Alma Arrazit nuk ka pasur asnjë lloj denoncimi në policinë e Shkodrës.

Continue Reading

Politike

Nesër në protestë para bashkisë/ Balliu dhe Këlliçi në aksion, ngjisin posterat “Jep Dorëheqjen”

Opozita ka nisur aksionin lidhur me protestën e ditës së nesërme para bashkisë së Tiranës.

Ka qenë Koordinatori Rajonal i selisë blu për Tiranën, Klevis Balliu dhe ish-kandidati për Tiranës Belind Këlliçi ata që kanë ngjitur postera “Jep Dorëheqjen” me foton e kryebashkiakut Veliaj.

Me herët koordinatori Rajonal i selisë blu për Tiranën, Klevis Balliu vijoi denoncimin e fakteve sipas tij, që implikojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në vjedhjen qindra miliona eurove përmes incineratorit të Tiranës.

Duke iu referuar protestës së radhës të thirrur para Bashkisë së Tiranës, Balliu bëri thirrje për pjesëmarrje masive në shesh, që siç tha ai, nesër t’u kthehet qytetarëve bashkia dhe të rrëzohet banda e hajdutëve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING