Kronike
EMRAT/ Nga Pajtime Fetahu te Dedan Gjoni, kush janë anëtarët e organizatës së Suel Çelës
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim grupin e Suel Çeles ku janë nën akuzë 21 të pandehur. Këta persona akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe korrupsion.
Mes personave të pandehur janë edhe ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu si dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni. Sipas SPAK, hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në Shqipëri dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat.
Njoftimi i SPAK
Të pandehurit janë:
Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
Mario Çela
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja, alias Kledjan Çopja)
Xhino Roka
Marsel Roka
Prekë Kodra
Ledio Zabeli
Sergej Hasanpapaj
Fuad Verzivolli
Bruno Hazizolli
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku, alias Ado Cerriku)
Artan Hoxha
Pajtime Fetah
Metin Mehja
Skënder Sufaj
Marsel Shega (alias Bujar Shega)
Renato Hasani
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka, alias Hajdar Sefa)
Blerina Beqiri
Elton Qyno
Dedan Gjoni
Hetimet e kryera nga hetuesit e Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe të drejtuara nga prokurorët e posaçëm kanë evidentuar një strukturë të organizuar kriminale me veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, e dyshuar për përfshirjen në tentativë vrasjeje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, të llojit kokainë si dhe raste të korrupsionit aktiv dhe pasiv në sistemin e drejtësisë dhe sektorin privat. Ngjarjet objekt hetimi përfshijnë episode të ndodhura në Elbasan si edhe raste të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Ekuador, Holandë, Mbretërinë e Bashkuar./