Aktualitet
EMRI/ Grabiti bizhuteri nga dy stenda në Sarandë, arrestohet hajduti 34-vjeçar
Grabiti bizhuteri ari në dy stenda në Sarandë, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i krimit.
Policia vendore njoftoi sot se në kuadër të aksionit të koduar “Souvenirs”, prangosi 34-vjeçarin Erdion Mamushi, duke dokumentuar edhe ngjarjet. Vlera e dëmit të shkaktuar nga i dyshuari është 40 mijë lekë.
“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Souvenirs”, në vijim të veprimeve për goditjen e krimeve kundër pronës, bënë të mundur dokumentimin e 2 rasteve të vjedhjes në Sarandë, si dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit: E. M., 34 vjeç, banues në Sarandë”, bëri me dije policia.
Ngjarjet kanë ndodhur më datë 1 tetor 2025, ku gjatë natës ka vjedhur disa suvenire me vlerë rreth 40 000 lekë, në stendën e shtetasit S. L. dhe në stendën e shtetasit B. S.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pjesë e sendeve të vjedhura. Kurse materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “vjedhja”.