Connect with us

Kronike

EMRI/ I dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ekstradohet nga Italia në Shqipëri 31-veçari

Klajdi Murrizi, 31 vjeç do të ekstradohet nga Italia në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në vitin 2024 e ka dënuar 31-vjeçarin me gjashtë vite burg.

Murrizi është dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Në vitin 2022 u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike. Ai nuk iu bind urdhërit të policisë dhe  u largua me shpejtësi me një automjet me targa të huaja.

Njoftimi i policisë

Është finalizuar ekstradimi në Shqipëri i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprime kriminale në fushën e narkotikëve. Murrizi është dënuar nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në vitin 2024 me 6 vite burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.

Në vitin 2022 Murrizi u kap në momentin që do t’i dorëzonte një sasi narkotikësh një shtetasi tjetër. Ai hodhi lëndën narkotike dhe u largua me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur urdhrit për ndalim nga punonjësit e Policisë në një pikë kontrolli pranë Divjakës. Murrizi iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare

Advertisement