Connect with us

Kronike

EMRI+ PAMJET/ U kap në flagrancë duke transportuar 10 kg kanabis, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar në Unazëm e Madhe, duke transportuar kanabis me qëllim shitjen. Mësohet se në pranga ra Vilson Shima, 42 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjetën 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesë iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak. Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak, vihet në pranga 42-vjeçari.

42-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis me qëllim shitjen. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë. 42-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Advertisement