Aktualitet
EMRI/ Plagoset me thikë një person në Tiranë, “mollë sherri” mbeturinat
Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të premte në Tiranë, në zonën e Ali Demit, pranë minibashkisë. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Dritan Aga.
Ngjarja ka ndodhur pasi Aga ka hedhur disa mbeturina në këtë zonë dhe më pas është konfliktuar verbalisht me një tjetër person. Në debat e sipër, personi në fjalë ka plagosur me thikë Agën. Fatmirësisht, ky i fundit nodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që priten detaje në vijim./