Connect with us

Kronike

Emri/ Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 52-vjeçari

Policia e Sarandës ka finalizuar operacioni policor tδ koduar “Border 7”, pasi ka arrestuar një 52-vjeçar që transportonte me një kamionçinë, kundrejt pagesës, 29 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Mësohet se si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi Tonin Hasa, 52 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap në flagrance në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar 29 emigrantët.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Advertisement

TRENDING