Connect with us

Kronike

EMRI/ Policia në aksion, shkatërron 31 sera kanabisi

Policia e Lezhës ka lokalizuar dhe shkatërruar 31 sera të vogla kanabisi në Skuraj të Kurbinit. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit ‘Imazhi’, në terrenin e vështirë malor të fshatit Skuraj, janë gjetur dhe shkatërruar 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Në pranga ka përfunduar Dritan Margjoni, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, Fation Margjoni.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle intensive, nga toka dhe ajri, në bashkëpunim me GDF-në. Gjithashtu, hetime proaktive dhe operacione të njëpasnjëshme, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Finalizohet faza e gjashtë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit, në një terren të vështirë malor, në fshatin Skuraj, Kurbin, janë gjetur dhe shkatërruar 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Arrestohet 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, si autorë të dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

Si rezultat i punës intensive në çdo skaj të qarkut, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin organizuan fazën e gjashtë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të nisur që në muajin prill, nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Gjatë kontrolleve në fshatin Skuraj, Kurbin, në një zonë të pyllëzuar dhe të vështirë malore, u gjetën dhe u shkatërruan 31 sera të vogla, brenda të cilave ishin të kultivuar 3510 bimë narkotikë cannabis sativa.

Si rezultat i hetimit intensiv proaktiv, është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i  kësaj veprimtarie kriminale, arrestimi i shtetasit 44 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit 34 vjeç, si dy nga autorët e dyshuar të këtyre tentativave për të kultivuar bimë narkotike. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit.

Gjithashtu, nga hetimi janë identifikuar dhe autorë të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale, të cilëve, për shkak të konfidencialitetit të hetimit, nuk mund t’iu bëjmë me dije të dhëna. Megaoperacioni policor antikanabis “Imazhi”, vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Kronike

Kush është 44-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Belgjikë teksa po pinte kafe! Historia e gjakmarrjes mes dy fiseve

Personi që shihni në foto është Agustin Kaza 44-vjeç, të cilit iu bë atentat disa ditë më parë në Belgjikë, ndërsa ditën e djeshme ndërroi jetë.

Pas rreth një jave në koma, shqiptari 44-vjeçar ka humbur betejën me jetën duke mbyllur sytë përgjithmonë.

44-vjeçari ishte duke pirë kafe te në një lokal i njohur si “kafeneja e shqiptarëve”, me emrin “te Xhoni”, ku një person e qëlloi me 4 plumba. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, që rezultuan edhe fatale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit, teksa deri më tani janë shoqëruar 14 persona që dyshohet se mund të kenë dijeni me ngjarjen.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi vëllai i Agustin Kazës, Martin Kaza akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Gjini.

Si nisi hakmarrja mes fisit Kaza dhe Gjini

Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.

Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale  ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.

Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza.

Ai ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.

Continue Reading

Kronike

E rëndë në Itali: Nuk pranonte të largohej nga shtëpia, shqiptari i vë flakën vetes në sy të gruas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë, ku një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes duke u djegur me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Riçione, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në sy të gruas.

47-vjeçari, i cili ka pësuar 70% të djegies në trup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari punon si kamerier dhe është i martuar me një shtetase rumune, ndërsa ai kundërshtonte vendimin për dëbimin e tij nga shtëpia ku u detyrua që të flinte në bodrumin e pallatit.

Continue Reading

Kronike

Vrau pr*ostitutën shqiptare në Francë, kërkohen 20 vjet burg për autorin (Emrat)

Një 32-vjeçar i panjohur më parë për gjykatat është shpallur fajtor në Nice të Francës për vrasjen e Olivias (Brunilda Sadushi (Kovaçi)), një prostitute shqiptare.

Trupi i viktimës u braktis më 25 dhjetor 2019, pjesërisht i djegur, në parkun Valmasque në Mougins. Roman Briy, pasi kishte paguar seks në makinën e tij natën e Krishtlindjeve, e kishte mbytur të renë pa qenë në gjendje të shpjegonte aktin e tij. Prishja e një prezervativi do të ishte shkak.

Prokurori i Përgjithshëm Anthony Carello kërkoi 20 vjet burgim penal të martën pasdite, ndërsa pranoi se ky i pandehur “nuk është një përbindësh” . Ai do t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon tre vjet burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij shëndetësore.

Një djalë i njohur si i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, ai përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat do t’i kishin ndryshuar karakterin pak para tragjedisë. Një farmakolog ekspert e përjashtoi këtë hipotezë. Cindy Marafico, avokatja e tij, i kërkoi Gjykatës dhe anëtarëve të jurisë që ” ltë gjenin një ekuilibër midis asaj që ai bëri dhe asaj që ai është” .

 

 

Eksperti psikolog u shpreh optimist për aftësitë e të akuzuarit, i cili është kthyer në një të burgosur model, për t’u riintegruar. Por mungesa reale e motivit nuk mungoi të shqetësonte prokurorin e përgjithshëm për një përsëritje të mundshme të veprës penale.

Continue Reading

Kronike

‘Qitësi ishte ngjitur me viktimën’/ Ekspertët zbardhin dinamikën e vrasjes së Pjerin Xhuvani

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje e ndodhur më 21 prill të vitit 2021 pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Tre ekspertët e caktuar për zbardhjen e plotë të dinamikës së rastit kanë dalë në përfundimin se viktima Pjerin Xhuvani, ka pasur pranë vetes një person të armatosur që ka qëlluar i pari me armë zjarri. Sipas ekspertëve, nisur nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje, provohet se ka pasur të shtëna me armë nga persona të tjerë përveç Arbër Paplekjat, i cili është dënuar me 22 vite burg korrikun e kaluar për rastin në fjalë.

Sipas ekspertëve, nga kamerat e sigurisë duket se Arbër Peplekaj tërhiqet në momentin që dy grupimet nisin të konfliktohen fizikisht duke marrë pozicion mbrojtjeje, kjo për shkak se ka identifikuar persona te armatosur nga grupi tjetër. Nga hetimet e deritanishme ekspertët gjithashtu kanë përjashtuar mundësinë se viktima (Xhuvani) të ishte i armatosur

“Nga reagimi i të pandehurit që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitësa. Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarje, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1-2 metra. Në rrobet e Xhuvanit janë gjetur shenja baruti por jo në duar. Kjo çon ekspertizën në përfundimin se ai nuk ka patur armë. Shenjat janë nga arma e qitësit pranë” mësohet të kenë thënë ekspertët.

Sakaq mësohet se konkluzionet e palëve do të jepen më 24 Maj.

Continue Reading

Kronike

Vranë shqiptarin që vodhi kokainën e mafiozit në Holandë, në gjyq ekzekutorët

Dy rekrutues të vrasësve me pagesë për llogari të një trafikanti ndërkombëtar droge po gjykohen në Holandë. Hetimi 26Ëoltz sillet rreth një depoje të gjerë armësh, sulmesh dhe përpjekjes për të vrarë Cor P. në Republikën Domenikane. I arratisuri P. u qëllua në janar 2022. Ai u godit katërmbëdhjetë herë, por i mbijetoi sulmit. Prokuroria Publike sheh pas gjithë kësaj një organizim profesional me dy “ndërmjetës”, Krystian M. 28 vjec dhe 24-vjeçarin Carlos van der S. Ata menaxhonin ekzekutorë që quheshin “ushtarë”

Krystian M. dyshohet gjithashtu se ka qenë ndërmjetësues në vrasjen e Peter R. de Vries. Ai dyshohet se e organizoi atë vrasje me udhëzimet e Ridouan Taghit.

Mbi Van der S. do të ishte Jaouad F., krahu i djathtë i supozuar i Ridouan Taghi. Nuk ishte e qartë në seancën e së hënës pse Cor P. duhej të vdiste. P. kishte ikur nga Holanda gjatë një rasti vrasjeje. Pas sulmit ai u burgos përsëri. Ai tani ndodhet në një qeli të sigurisë së lartë në pritje të apelit në atë rast në të cilin Prokuroria Publike kërkoi dënim të përjetshëm kundër tij.

Një nga viktimat e tjera të supozuara të grupit të Van der S. ishte një shqiptar që dyshohet se vodhi kokainë nga Taghi, tha një nga prokurorët. Të dyshuarit nuk kanë folur për klientët të hënën. “Unë gjithashtu dua të kem një të ardhme,” u përgjigj Van der S.. Thuhet se ai ka rekrutuar fqinjin e tij në Amersfoort si “ushtar” ose ekzekutor. “Nuk duhet t’i trembësh njerëzit”, i shkruan ai këtij “ushtari”.

 

 

Në hetimin 26Ëoltz, shtatë të dyshuar tashmë janë dënuar me burgim me një maksimum prej dhjetë vjet e dy muaj. Çështja penale vazhdon.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING