Bota
Erdogan shigjeton Europën dhe Francën: Duan të rikthejnë kryqëzatat

Në mesin e tensioneve me Francën për sa i përket karikaturave të profetit Muhamed, presidenti turk Erdogan shprehet se vendet perëndimore që sulmojnë islamin duan të rikthejnë kryqëzatat.
Gjatë një fjalimi para deputetëve të partisë së tij, presidenti Turk theksoi se qëndrimet dhe sulmet kundër profetit Muhamed ishte një çështje nderi.
“Ata duan të rinisin Kryqëzatat. Që nga Kryqëzatat, farat e së keqes dhe urrejtjes kanë filluar të bien në këto toka. Është një çështje nderi për ne që të reagojmë kundër sulmeve ndaj Profetit tonë që nderoi Mekën, Medinën, Afrikën, Azinë, Evropën, të gjithë botën në çdo kohë. Këto janë shenja që perëndimi po drejtohet përsëri drejt një periudhe barbarie. Franca dhe Evropa në përgjithësi, nuk i meritojnë politikat e Macron dhe atyre me mendje të ngjashme që përhapin farë urrejtjeje”, tha presidenti turk Erdogan.
Turqia është shprehur se do të ndërmarrë aksione ligjore dhe diplomatike si reagim ndaj karikaturës që revista franceze Charlie Hebdo bëri ndaj presidentit Erdogan, e cila sipas zyrtarëve turq përhapte racizëm kulturor dhe urrejtje. Edhe zyrtarët francezë në kundërpërgjigje theksuan se nuk do të frikësohen nga Turqia.
Prej disa ditësh janë përshkallëzuar tensionet mes dy shteteve kur presidenti Macron mbrojti karikatura e profetit Muhamed të cilat mësuesi i vrarë Samuel Paty shpalosi para nxënësve të tij. Veprim i shefit të Elizese ka ngjallur reagim dhe protestat në shumë vende me shumicë muslimane.

Bota
Boris Johnson shfaqet me pamje të ‘çuditshme’

Boris Johnson vazhdon pushimet i shkujdesur në Greqi, ndërkohë që opozita në Britani po “vlon”, duke e akuzuar atë se në thelb e ka lënë vendin “pa kokë” në javët e fundit të administratës së tij.
The Sun ka ndarë foto të reja të kryeministrit britanik me familjen e tij në një liman të izoluar në Evia.
Ai ndodhej i shtrirë në rërë teksa lexonte një libër.
Vendasit e habitur se si Johnson e kishte gjetur atë vend” të shkretë” thanë se ai dukej i shkujdesur ndërsa lexonte libri, kurse djali i tij 2-vjeçar luante aty pranë.
Një pushues tha: “Unë nuk e kam idenë se si Boris e gjeti atë plazh, edhe vendasit që kanë jetuar këtu për vite nuk e dinë atë.”
Kryeministri ishte parë më herët duke mbërritur në Aeroportin e Athinës në fundjavë dhe duke mbajtur çantën fëmijës.
Johnson javën e kaluar u kthye nga udhëtimi i tij i muajit të mjaltit në Slloveni me Carrie.
Bota
Putin: SHBA-ja po përdor Ukrainën për interesat e veta

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar sërish Perëndimin për luftën në Ukrainë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të zgjasin konfliktin, ndërsa theksoi se Perëndimi po përdor Ukrainën si “top” për interesat e veta.
“Vendet perëndimore, kanë nevojë për konflikte për të ruajtur hegjemoninë e tyre, dhe për këtë ata kanë destinuar popullin ukrainas të përdoret si mish për top, duke mbyllur një sy ndaj përhapjes në Ukrainë të ideologjisë neo-naziste, deri në masakrat e banorëve të Donbasit”, tha Putini gjatë një fjalimi në hapjen e Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë të organizuar në Moskë.
Gjithashtu presidenti rus tha se vendet perëndimore po kërkonin të zgjeronin një “sistem të ngjashëm me NATO-n” në rajonin Azi-Paqësor.
“Aventura amerikane në Tajvan nuk është thjesht një udhëtim i një politikani individual të papërgjegjshëm, por pjesë e një strategjie të qëllimshme dhe të ndërgjegjshme të SHBA-së. Është një demonstrim i pacipë i mosrespektimit të sovranitetit të vendeve të tjera,” nënvizoi Putin.
Për më tepër, kreu i Rusisë paralajmëroi se SHBA po përpiqet të largojë vëmendjen e qytetarëve të saj nga “problemet akute” si “rënia e standardeve të jetesës, papunësia, varfëria dhe deindustrializimi”, duke përdorur Moskën dhe Pekinin.”
Bota
Zvicra po kërkon puntorë, 12 mijë vende të lira pune

Numri i vendeve të lira është rritur ndjeshëm javët e fundit.
Zvicra është në kërkim të punëtorëve, mungesa e fuqisë punëtore ka filluar të vërehet në shumë sektorë, veçanërisht në kompanitë e mëdha.
Referuar njoftimeve për nevojë pune, janë gjithsej 12 400 konkurse në faqet e internetit të grupeve të mëdha, me 34% rritje krahasuar me një muaj më parë, sipas të dhënave të mbledhura nga portali i kërkimit të punës Indeed për agjencinë financiare AWP.
Në Migros janë pothuajse 4900 vende të hapura, më shumë se dyfishi në krahasim me muajin qershor. Coop kërkon staf për 2200 pozicione, e barabartë me një rritje prej 13% në baza mujore.
Bota
Inflacioni i lartë godet rëndë SHBA-në

Rritja më e madhe e inflacionit në SHBA në 40 vitet e fundit po e godet rëndë vendin. Në Nju Jork, një metropol me gati 9 milionë banorë, është gjithnjë e më e vështirë të paguash qiranë dhe ushqimin.
Bota
‘Zhduket’ anija e parë me grurë që u nis nga Ukraina

Anija e parë me drithëra që u largua nga Ukraina sipas një marrëveshje lufte është rishitur disa herë dhe tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen dhe destinacionin e ngarkesave, tha ambasada ukrainase në Bejrut.
Anija Razoni me flamur të Sierra Leone, e cila u largua nga Odesa më 1 gusht dhe u zhvendos përmes Detit të Zi duke transportuar misër ukrainas, më vonë kaloi inspektimin në Turqi.
Fillimisht ajo ishte nisur për në Liban me 26,000 tonë metrikë misër, por blerësi refuzoi të pranonte ngarkesën pasi ajo u dorëzua shumë më vonë se sa ishte rënë dakord.
“Ne nuk kemi asnjë informacion në lidhje me pozicionin e anijes dhe destinacionin të ngarkesave”, tha ambasada ukrainase në një deklaratë. “Ne kemi gjithashtu informacione se ngarkesa është rishitur disa herë pas kësaj.”
-
Aktualitet14 hours ago
Kinematografia në zi, humb jetën aktori Pandi Siku
-
Kronike9 hours ago
Personi që lajmëroi zhdukjen e Ervis Martinaj ndodhet në…
-
Pinknews10 hours ago
Dua pushimet në Shqipëri i shijon në këtë mënyrë
-
Pinknews9 hours ago
Arta Nitaj përfshihet në disa skandale
-
Aktualitet16 hours ago
Demokracia e cunguar ka nevojë për angazhim elitar
-
Ekonomi15 hours ago
75% e familjeve në Shqipëri nuk mund të kursejnë
-
Aktualitet16 hours ago
Këto shenja do kenë probleme në lidhjet romantike
-
Kronike11 hours ago
Arrestohet 57-vjeçari, po vidhte banesën në Peqin