Connect with us

Kosova

Eurodeputeti gjerman kritikon Lajçak: Po mbani anën e agresorit

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka kritikuar ashpër qasjen e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë një diskutimi në Bruksel, ai tha se emisari i Brukselit po mban më shumë krahun e agresorit, konkretisht Serbisë, sesa Kosovës, që sipas tij është një vend që ka bërë progres dhe që politika është 100% me BE-në.

“E kam përcjellë aktivitetin tënd që nga koha kur e keni marr funksionin… Unë ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në relacionin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. A e ndjeni besimin e serbëve dhe të kosovarëve.

Ajo që nuk e di,  Lajçak, është reagimi juaj ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij. A nuk duhej ta kritikonit publikisht edhe Vuçiçin? A nuk duhej që BE-ja të ndalonte apo të kërcënonte se do të pakësonte ndihmën financiare?

A nuk duhet t’i drejtoheni nacionalizmit serb që është shkaku kryesor i pasigurisë dhe frikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor?. Kosova është e hapur për një zgjidhje të balancuar me Serbinë, por po kërkon ndërmjetës të ndershëm që nuk e ‘zbusin’ presidentin serb”, tha ai.

Kosova

Kosovizimi i Greqisë dhe çaji osman në Athinë

Portali grek “Odbrana” vlerësoi pas takimit mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se pakkush e di se drejt çfarë fatkeqësie kombëtare po shkon ai vend, duke theksuar në plan të parë se partia e Kryeministrit Albin Kurti, me shumë gjasa do të jetë në koalicionin qeverisës në Maqedoninë e Veriut.

Në tekstin e autorit “Kosovizimi i Greqisë dhe çaji osman në Ankara” të Panagiotis Pavlos, theksohet se ajo që ndoshta pak njerëz e dinë është se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të cilin raportuesi i Këshillit të Evropës, grek dhe motra e Kryeministrja greke Dora Bakoani I mbështet kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ka partinë e saj në Shkup – “Vredi”.

Ai shton se kjo parti me shumë gjasa do të jetë pjesë e koalicionit të ri qeverisës në Maqedoninë e Veriut të kryesuar nga, siç thonë ata, VMRO-DPMNE e ekstremit të djathtë të Gordana Siljanovska Dimkova, presidentja e re e Maqedonisë së Veriut.

Autori thekson se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë është e paprecedentë në historinë e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve të Ballkanit, si dhe se autobusët e mbushur me kosovarë dhe shqiptarë nga Shqipëria janë organizuar nga Zyra Ndërlidhëse në Athinë.

Ditët e fundit qeveria greke ka përsëritur disa herë se vizita e Ramës në Athinë ishte private dhe nuk kishte karakter zyrtar. Siç u tha, pak njerëz e dinë se kur Dora Bakoyani ishte kryetare e Athinës, djali i saj Kostas Bakoyani dhe nipi i Kyriakos Mitsotakis, në zonën e Galacit, ku ndodhet Zyra e Prishtinës, vendosën tabela rrugore ku shkruhej “Zyra e Kosovës “.

Si problem tjetër, autori përmend se gjatë takimit me Erdoganin, Mitsotakis i ka dhënë “lavdërime” të shumta Erdoganit, ndërsa presidenti turk jo vetëm që nuk ka shfaqur asnjë emocion, por ka kaluar në një breshëri realpolitike, duke përsëritur dhe vënë në dukje pretendimet strategjike të Turqisë drejt Greqisë.

“Në mosmarrëveshjen e tij me presidentin turk, kryeministri grek veproi si një pasardhës i mirë i borgjezisë, i cili, me mirësjellje fjalë për fjalë qesharake dhe një ton zëri pothuajse të shurdhër, u përpoq të trullosë sulltanin, duke i paraqitur atij një sërë Koncesionet greke ndaj Turqisë, gati si një dhuratë pajtimi” – thuhet në tekstin e autorit.

 

Continue Reading

Kosova

Zvogëlimi i gjigandit Albin Kurti, Weber: Mendoi se mund t’i tejkalonte lojtarët evropianë

Bodo Weber, ekspert për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, tha se nuk pret që çështja e anëtarësimit të Kosovës të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili do të takohen më 16 dhe 17 maj në Strasburg.
Weber ka deklaruar për portalin Signal se kjo do të parandalonte një votim të pasuksesshëm për Kosovën.

Sipas tij, kjo u bë e qartë pasi shtetet perëndimore vendosën kushtin që Kosova të ndërmarrë hapa konkretë për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

“Kryeministri Kurti ka të drejtë formalisht, por i mungon pika politike. Siç thashë, siç u tregua gjatë aplikimit të fundit të pasuksesshëm për anëtarësim, ka një proces formal aplikimi dhe kushte formale, dhe pastaj është konteksti më i gjerë politik, që është dialogu politik, pavarësisht nëse është i drejtë dhe kuptimplotë apo jo”, theksoi Weber duke shtuar se shtetet e Evropës Perëndimore ia kanë bërë të qartë Kosovës se cili është ky kusht.

Pavarësisht se kryeqytetet evropiane e bënë të qartë ‘kushtëzimin’ e tyre politik në fund të procesit, kjo nuk duhet të ishte befasi. Ekzistojnë dy arsye potenciale për dështimin e anëtarësimit të Kosovës: ose qeveria ishte naive në mos duke kuptuar pjesën politike të ‘kushtëzimit’, ose ata e kuptuan atë, por menduan se mund t’i tejkalojnë lojtarët evropianë dhe t’i shtyjnë ata drejt mbështetjes, por nuk besoj se kryeministri Kurti është naiv” – potencoi Weber.

 

Continue Reading

Kosova

Taktika e Kurtit për të ndarë përgjegjësinë e humbjes, kërkon ndihmën e Shqipërisë

Kosova ka kontaktuar Shqipërinë për t’i kërkuar ndihmë që Komiteti i Ministrave të miratojë përfundimisht anëtarësimin e saj në Këshillin e Europës, teksa Kryeministri Albin Kurti e ka refuzuar kushtin lidhur me Asociacionin që tha se ia vunë kryeqendrat europiane.

Në lidhje me këtë, publicisti Ben Andoni tha se kjo është taktikë e Prishtinës “për ta ndarë përgjegjësinë e humbjes” me Tiranën, pasi që shteti shqiptar s’e ka forcën që “të peshojë në vullnetet e vendeve kryesore të kontinentit, që e kanë shprehur qëndrimin e tyre direkt në zyrën e Albin Kurtit”

Megjithëse tha se nuk e dërgon draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, duke refuzuar kështu kushtin që tha se ia vendosën kryeqendrat europiane për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës këtë muaj, Kurti tha se shpreson ende se Komiteti i Ministrave që mblidhet më 16 dhe 17 maj do të vendosë përfundimisht që ta pranojë Kosovën në KiE.

Për këtë u tha edhe se Qeveria e Albin Kurtit ka kërkuar edhe ndihmën e Shqipërisë. “Kosova po bën përpjekjen e saj, por duhet që edhe Shqipëria të bëjë përpjekjen e saj që të arrihet pajtimi dhe të tejkalohen keqkuptimet në kërkesa…”, tha të hënën Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Kurti.

Publicisti Andoni tha se tentativa synon edhe që të rikthehet komunikimi i munguar me Kurtit dhe Ramës.

“ Ismail Kadare shkroi diçka të mrekullueshme në kohën e Luftës së Kosovës, ‘Ra ky mort dhe u pamë’, por në këtë rast mund të përshtatej se gjithmonë kur kemi halle kujtohemi se jemi të vetëm me njëri-tjetrin. Kosova nuk bën dot pa Shqipërinë, sado politikanët e Prishtinës ta qesëndisin, ashtu si Shqipëria e do ta ketë gjithnjë Kosovën në krah, për shpirtin, gjakun dhe adhurimin e madh që kanë për të.

Po shikoj tani një moment kthjellimi të politikës kosovare dhe pres shpejt të ketë vizita zyrtare të nivelit të lartë, për t’u rakorduar më mirë”- deklaroi Andoni dhe kujtoi se “Shqipëria ka ngritur me kohë një grup ‘ad hoc’ në Ministrinë e Jashtme, kohë më parë, për këtë udhëtim të Kosovës në Keshillin e Europës, por megjithë pozicionin e mirë ndërkombëtar, Shqipëria s’ka fuqi të ndikojë që vendet kryesore të kontinentit të ndryshojnë qëndrim tani për tani.

“Habitem sesi dy ministritë nuk kanë rakorduar më shumë për një qëllim kaq të madh për Kosovën. Ndërkohë, që tashti është tejet vonë dhe po mendoj se vetëm një predispozitë e Ministrave të KiE dhe shprehje e vullnetit të mirë të Kosovës për Asosacionin mund të ndihmonte procesin. Megjithatë, e quaj shprehje të vullnetit të mirë dhe uroj që në të ardhmen të ketë shumë më tepër rakordim mes Tiranës-Prishtinës. Jemi të dy vendet shumë të vogla, që të bëjmë pa njëri-tjetrin”, theksoi publicisti i njohur.

Sipas tij, Kosova e ka obligim asociacionin prej paraardhësve të Kurtit dhe ky i fundit duhej ta kishte përgatitur një të tillë sipas kushtetutës.

Për fat të keq, humbja në shtigjet pa dalje në dialog dhe sidomos një Serbi, që ndryshon rregullat e lojës vazhdimisht, e ka bërë të vështirë situatën, shtuar këtu dhe konfuzitetin e emisarëve Lajcak, Escobar, Borell e me radhë, mendoj se do duhet një dialog i ri për vetë dialogun. Është momenti, që faktori kosovar duhet të unifikohet dhe të vendosë për një draft, pasi cilido që do të jetë në pushtet, do e ketë detyrim realizimin e Asociacionit. Me pak fjalë, partitë duhet të kenë parasysh që këtë barrë ta mbajnë të gjitha, por të mos e dëmtojë Kushtetutën e Kosovës. Vështirë të besohet se ka mundësi me orët e mbetura të ketë vendim pozitiv për Kosovën, pra të përfshihet në axhendën e Këshillit Europian” – theksoi Ben Andoni.

Continue Reading

Kosova

Zyrtare, anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk përfshihet në agjendën e Komitetit të Ministrave

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate, që do të mblidhet këtë javë.

Kështu ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Ahmeti ka thënë se pavarësisht mbështetjes që gëzon Kosova për anëtarësim në Këshillin e Evropës – organizatën lidere në fushën e të drejtave të njeriut – janë disa vende që kërkojnë prej Kosovës të pranojë “draft statutin e [të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi] Miroslav Lajçakut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën”.

Ka gjasë që ky votim të shtyhet. Shtyrja eventuale vjen si rezultat i ngatërrimit të dy proceseve të pavarura, me ç’rast Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën për ta pranuar draft statutin e Lajçakut dhe për ta dërguar atë në Kushtetuese, në shpërputhje gjithashtu edhe me procesin e dialogut në Bruksel”, ka thënë mes tjerash Ahmeti.

Sipas tij, kërkesa për Asociacionin nuk të bëjë aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës dhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale.

“Shtyrja eventuale do të kufizojë mundësitë e qytetarëve, përfshirë minoritetin serb, të përdorin mekanizmat e Këshillit të Evropës, përfshirë Gjykatën e Strasburgut për t’i adresuar të drejtat e tyre. Për më tepër, shtyrja do ta dërgojë një sinjal shumë shqetësues për vendet e rajonit”, ka vlerësuar Ahmeti.

Më 16 prill, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e ka mbështetur raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Autorja e raportit, Dora Bakoyannis, ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe çështjen e formimit të Asociacionit e ka konsideruar si temë të brendshme të Kosovës.

Megjithatë, ka ditë që qarkullojnë informacione se disa vende të Perëndimit janë duke kërkuar që Kosova të shënojë përparim drejt formimit të Asociacionit, në mënyrë që të pranohet në këtë organizatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ditë më parë se Qeveria e tij nuk do ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, ka thënë Kurti.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik./ REL

Continue Reading

Kosova

Kosovë/ Sekuestrohet tjetër arsenal arm*ësh në veri, Sveçla: Janë të grupeve krim*inale që sulmuan në Banjskë! Ndalohet dhe një ish zyrtar i policisë

PRISHTINE – Policia e Kosovës konfiskoi më 14 maj 2024 një sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se armatimi i gjet në rrethinën e Zveçanit, në afërsi të Urës së Hekurt

Në një konferencë për median, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla foli për bastisje të kryera në rrethinën e Zveçanit, kah pjesa e Rudares  pas informacioneve të kryera nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Në mesin e pajisjeve të konfiskuara janë rreth 1.500 municione, 10 armë të gjata, 62 shok-bomba, eksplozivë, radio-lidhje, karikatorë të mbushur e të zbrazët, dhe një uniformë e ushtrisë serbe.

Aty është gjetur armatim, pajisje ushtarake, eksploziv, shok-bomba, të cilat dyshohet se janë lënë atje me qëllim të sulmit ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe krijimit të pasigurisë dhe krijimit të një situatë të pazakontë të sigurisë në këtë pjesë”, tha Hoxha.

Eshtë ndaluar një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, pasi dyshohet se ka lidhje me armmët, të cilat janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla tha se mbetjet kriminale të Milan Radojçiçit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit

“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona. Mbetjet kriminale të Milan Radojçiçit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë. Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njejtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiç’ shkruan Ministri Sveçla, duke publikuar dhe foto nga armatimi.

Prej sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, autoritetet e Kosovës kanë sekuestruar disa herë arsenal armësh në pjesën veriore.

Në shtatorit të 2023-ës, një grup i armatosur serb e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.Në shkëmbim e sipër të zjarrit u vranë tre sulmues. Kosova e konsideron shtetin e Serbisë përgjegjës për organizim dhe kryerje të sulmit, mirëpo Beogradi mohon diçka të tillë.Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç. Ai aktualisht besohet se është në Serbi, dhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim ndërkombëtar nga Interpol.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING