Connect with us

Politike

Faktet janë kokëfortë vazhdoni me thashethemet denigruese për bluzat e bardha

Dhe me një falenderim të madh për sakrificën, përkushtimin, durimin e bluzave të bardha që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.

 

Kush nuk do që ta shikojë se çfarë transformimi epokal po ndodh me shëndetësinë falë qeverisjes sonë dhe ose kur flet mbrapsht, vazhdon mban mend spitalet e tmerrshme të së shkuarës, ose pa shkuar shyqyr Zotit vetë në spital, vazhdon ushqehet me thashethemet denigruese për bluzat e bardha, nuk e ndryshon dot sidoqoftë faktin kokëfortë se sot, Shqipëria ka hyrë në rrugën e një rilindjeje pa kthim, që vazhdon çdo ditë në sektorin e shëndetësisë.

Politike

FOTOLAJM/ Noka nuk i heq sytë nga kordoni i policisë, Zhupa e buzëqeshur në turmë, çfarë nuk u pa nga protesta e sotme para Bashkisë së Tiranë?

Protesta e sotme e opozitës e thirrur para Bashkisë së Tiranës në lidhje me skandalin e dosjes 5D, ka përfunduar. Incidentet e raportuara nga kjo protestë nuk munguan, të tilla ishin hedhja e bojës apo e koktejleve molotov në drejtim të godinës së Bashkisë.

Por jo gjithçka u pa. Fotot e mëposhtme sjellin detaje interesnte dhe një këndvështrim tjetër nga protesta. Nga deputeti Flamur Noka i gjendur pranë kordonit të policisë e deri te deputetja Ina Zhupa në mesin e protestuesve, apo dhe pankartat që u përdorën, fotot sjellin një tjetër panoramë nga ngjarja e sotme.

Continue Reading

Politike

“Ballë për Ballë me Regjimin”/ Meta për protestën: Kjo është opozita e vërtetë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për protestën që mbajti sot opozita para bashkisë së Tiranës.

Në foton e publikuar nga Meta është Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i PD dhe deputeti Flamur Noka dhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu. Meta pohon se kjo është opozita e vërtetë.

“Ballë për Ballë me Regjimin!
Kjo është Opozita e Vërtetë!”, shkruan Meta.

Continue Reading

Politike

Sulmet ndaj SPAK, Kulluri: Shpërthimi i Metës i parakohshëm

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri i ka cilësuar shperthimet e Ilir Metës ndaj drejtësisë si të parakohëshme dhe me një fjalor të papranueshëm. Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv për gazetarin Arbër Hitaj, Kulluri tha se sulmet e Ilir Metës janë të parakohshme.

Kryemadhi ka bërë dhe prokurorin dhe gjykatësin PD-së deri para 4 vitesh kur sulmonte lidershipin e PD-së. PD është shitur duke kërkuar lista të hapura, jemi shitur aq shumë sa nuk kemi pranuar të ulemi me PS-së për Reformën Zgjedhore.

‘Është e qartë kush është i shitur, vetëm PD s’ka asnjë lidhje me trinomin Rama-Meta-Berisha. Edhe kryeministri ka sulmuar drejtësinë. Jeta reale në politikë nuk janë intriga. Ky shpërthim i Metës është i parakohshme sepse nuk kemi akoma një marrje në akuzë apo në hetim. Fjalori është i papranueshëm, sidomos në një orar kur e shohin dhe fëmijët e sidomos kur ka qenë president e kryeministër. Pse i çojnë denoncimet në SPAK nëse është vegël e Ramës. Ne kemi çuar disa çështje, dhe besojmë se SPAK, sistemi i i drejtësisë të jetë i drejtë. Kemi besim se SPAK ka filluar të bëjë një punë të mirë. Sulmet ndaj SPAK ka bërë edhe Rama. Palët që janë në SPAK, PS, Rithemelim dhe LSI, si të gjitha palët sulmojnë njëra tjetrën për korrupsion.’- tha Kulluri.

I pyetur në lidhje me padinë në SPAK kundrejt kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit reflektoi ndryshimet e kërkuara nga Gazment Bardhi për kthimin e deputetëve të përjashtuar në grupin e PD, Kulluri tha se kryeparlamentarja po mban lojën e Ramës. Kulluri tha se Nikolla tashmë duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit pasi ka shpërdoruar detyrën. Për Bardhin, Kulluri tha se është si Shvejku.

Continue Reading

Politike

Kryemadhi rrëfen konfliktin me Metën: E gjitha nisi për atë paçavuren…

Deputetja Monika Kryemadhi thotë se nuk ka konflikt politik me Ilir Metën, por sipas saj, ky i fundit është merr këshilla të gabuara nga këshilltarët e rinj në Partinë e Lirisë.

E ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Kryemadhi tha se në mbledhjen e Kryesisë së partisë nuk ka patur diskutime me tone të larta, por nga ana tjetër theksoi se ajo nuk është as personazh që të aprovojë çdo gjë që thotë kryetari.

Sipas Kryemadhi, debati në Partinë e Lirisë, siç përmend Meta për “cimkaxinj”, ka nisur pas sulmit hakerues disa javë më parë të kompjuterave në selinë e partisë. Denoncimin që bëri vetë Meta në organet ligjzbatuese për këtë çështje, Monika Kryemadhi e konsideron si paçavure.

Blendi Fevziu: Cili është thelbi i konfliktit tuaj politik?

Monika Kryemadhi: Nuk mendoj që ka konflikt, ka një sjellje ndryshe të këshilltarëve të gabuar që ai ka mbledhur. Këto janë debate që unë i kam bërë në mbledhjen e Kryesisë.

Monika Kryemadhi: Jo nuk ka qenë e tensionuar. Debati që Monika Kryemadhi di të bëjë gjithmonë, nuk bën debat duke thënë po shefi, Monika bën debat duke treguar që debati ka filluar me atë paçavuren e famshme të denoncimit që është firmosur nga z.Meta përsa i përket serverave. Debati është edhe për shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë sa i përket meritokracisë, angazhimit, funksionimit të strukturave, marrjes së përgjegjësisë. Unë nuk mendoj që një parti politike është thjesht like dhe share në Facebook. Struktura e një partie politike është kontakti fizik i drejtpërdrejt me njerëzit. Ajo paçavure e firmosur nga Ilir Meta është një…

Continue Reading

Politike

‘Shpërthen’ Ilir Meta: Jam poliagjent i vjetër. E dija i pari që Berisha do shpallej non-grata

Kryetari i PL-së, Ilir Meta, tha në emisionin “Çim Peka Live”  se në konventën e 27 prillit do të bëhen zgjedhje dhe gjithçka tjetër.

“Kemi 5 prioritete për 4 mln shqiptarë plus, ndaj na duhet një organizim i hekurt”, tha Meta.

Kreu i PL-së i ka komunikuar live diplomatit Agim Nesho pozicionin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë të partisë, nëse Meta do të zgjidhej President në konventën e 27 prillit.

“Jam poliagjent i vjetër, por në shërbim të Shqipërisë”, tha Meta, duke i kujtuar drejtuesit të emisionit se i ka thënë në shkurt, disa muaj përpara zgjedhjeve të 2021, se Sali Berisha do të shpallej ‘non grata’ dhe se këtë e kërkonte edhe Lulzim Basha.

Lulzim Basha i ka kërkuar që të mos shpallej para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve, sepse kishte hallin që votat i shkonin partisë së Ilir Metës”, tha kreu i PL-së.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING