Connect with us

Aktualitet

Familja Trump në Shqipëri, zbret nga jahti luksoz Ivanka

Familja Trump duket se ka zbarkuar në Shqipëri. Përveç Tiffany Trump, e cila u fotografua duke ikur për në Himarë, edhe e motra e saj ka ardhur në Shqipëri.

E veshur me një fustan me lule dhe një kapele kashte ne dorë, Ivanka Trump zbarkoi nga jahti për të shijuar vaktin e drekës bashkë me miqtë e saj. Por ndryshe nga e motra, kjo është hera e dytë që ajo vjen në Shqipëri.

EKSKLUZIVE- Jo vetëm Tiffany! Edhe vajza tjetër e Donald Trump vjen

Edhe vjet, ajo erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, me të cilin edhe vizituan gjithë jugun, Kepin e Rodonit, Sazanin, Butrintin etj. Çifti gjithashtu shoqërohej dhe nga Presidenti i klubit PSG, Nasser Al-Khelaifi.

Advertisement