Connect with us

Aktualitet

Familjarët alarmuan policinë, 36-vjeçarja: Ika me dëshirë

Familjarët e 36-vjeçares J.H nga Hudënishti në Pogradec janë alarmuar ditën e djeshme pasi ajo ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin asnjë shenjë nga ajo. Ata kanë vendosur që të bënin denoncim për humbjen e saj në polici, e cila ka arritur që ta gjejë shtetasen, por nuk ka pasur asgjë për t’u shqetësuar.

Sipas ‘bluve’ të Pogradecit ajo është larguar me dëshirën e saj, të paktën kështu ka deklaruar 36-vjeçarja.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.08.2023, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases J. H., 36 vjeçe, banuese në fshatin Hudënisht, Pogradec, ju informojmë se kjo shtetase u gjet dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.”- njofton policia.

Advertisement