Connect with us

Aktualitet

Fatos Lubonja komenton deklaratat e Berishës

Analisti Fatos Lubinja ka komentuar deklaratat e Sali Berishës pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Lubonja u shpreh se ka një të vëretë në ato deklarata, që Rama kontrollon SPAK.

“E para që bie në sy është që gjeta një grup kriminal, por pastaj edhe të terrorizuar. Ka një kontradiktë sipas meje. Sipas interpretimit janë dy grupe, grupi kriminal që është pjesa e lidhur me qeverinë sipas tij, dhe një pjesë njerëzish që janë të terrorizuar sepse nuk veprojnë. Ka prokurorë atje që nuk lëvizin dot siç do shumica. Ka një të vërtetë që SPAK-u kontrollohet nga Rama dhe do të thotë se shumica e prokurorëve janë nën këtë kontroll.

Nëse Berisha flet për të terrorizuar nënkupton që ka një pjesë siç funksionon në një regjim dhe në regjim jo të gjithë janë vullnetarë të regjimit. Flitet që ky Dumani është më i pavarur se sa ky Kraja. Por, grup kriminal mua nuk më shkon shumë. Për mua, grupi kriminal është me në krye Ramën dhe këta janë pjesë e këtij grupi më të madh. Dhe ky që e quan pjesë e një grupi kriminal është pjesë e një bande që kontrollon drejtësinë si instrument pushteti”, tha Lubonja.

Ndërsa për deklaratat e Berishës, i cili tha se masat ndaj tij janë staliniste, Lubonja kishte këtë koment: “Staliniste më duket e tepruar. Nëse kuptojmë enverizmin, agjitacion propagandë ishte deri në 10 vjet dhe jo kjo që del nga ballkoni nga 10 deri në dënim me vdekje. Brenda sistemit kemi një regjim që ka hijet e diktaturës së dikurshme ku përdoret policia dhe drejtësia për t’i mbyllur gojën opozitës. Në stalinizëm nuk kishte opozitë. Këtu kemi një hije të atij mentaliteti me metodat demokratike. Opozitë duhet të ketë në demokraci. Në thelbin e vet kemi të bëjmë me një jehonë të asaj kohe ku nuk ka pluralizëm të vërtetë, dialog. Këtu vendos tirania e një mazhorance”, u shpreh ai.

Aktualitet

Eksperti: Jo vetëm efektivët ‘të kapur’. Shtrirja e grupeve kriminale deri te shërbimi sekret

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë  foli për grupet kriminale dhe aksionin e zhvilluar me urdhër të SPAK.

Gjatë kësaj interviste, Karamuço, tha se grupet kriminale janë bërë të fuqishme edhe për shkak të lidhjeve politike që kanë pasur. Gjithashtu ai shtoi se këto struktura janë shtrirë jo vetëm tek Policia e Shtetit, por ka rezultuar se është përfshirë edhe shërbimi sekret.

“Ka një hetim, jepet një pamje filmike nga një kamera, ku personi largohet para fillimit të aksionit, hipën në makinë me shapka me tuta nuk dihet drejtime dhe në atë orar shikohen tabulatet se kush do të telefonohet dhe dikujt do t’i dalë emri shumë shpejt. Këta i bën të fuqishëm vetëm lidhja politike. Janë më shumë vrasës dhe kanë intriga ndaj grupeve, pra nuk janë të qëndrueshëm edhe tradhtinë e kanë kryefjalën e tyre. Ndaj edhe shumë janë vrarë. Por janë të fuqishëm kanë një fond të fuqishëm.

Këta kanë lulëzuar dhe disa struktura këta i kanë të blerë,  kishim dyshime deri tek policia, por kur përmendin edhe SHISH , shërbimin sekret, kjo do të thotë se policia ka qenë në gjumë. Gjysma në gjumë gjysma e kapur. Por edhe policia vetë ka qenë e përfshirë dhe vazhdon të provohet edhe sot. Hetimi duhet të shtrihet edhe tek ata që nuk kanë vepruar për të hetuar. Gjithçka është bërë sheshit. Kanë pasur një mbështetje shumë të madhe, nga ata që janë paguar”, tha ndër të tjera Karamuço.

Continue Reading

Aktualitet

Gazetari jep detaje: Grupet kriminale infiltronin vajza për të zbuluar kundërshtarët

Megaoperacioni i SPAK ka shkundur “furishëm” folenë e grupeve kriminale, ndërsa në shënjestër janë vënë 50 persona me profil kriminal dhe të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Gazetari i kronikës  Ermal Vija, i ftuar në Real Story, u shpreh se grupet kriminale për të lokalizuar kundërshtarët e tyre dërgonin vajza si formë karremi për t’i shoqëruar dhe më pas ata flisnin me të “infiltruariat” e tyre në aplikacionet “Sky dhe “Enchro Chat”.

“Rezulton se grupet kriminale kryesisht ofrojnë te kundërshtarët e tyre edhe vajza, që ua ofrojnë këtyre personave që t’i kenë në tavolinë dhe t’i shoqërojnë për të bërë të mundur lokalizmin e tyre dhe më pas me këto vajza flasim përmes aplikacioneve SKY dhe Encro Chat , për të mos rënë në sy që i kanë çuar në formë karremi”, u shpreh ai.

Continue Reading

Aktualitet

“Shumë shpejt “Metamorfoza” do nxjerrë politikanë dhe policë të tjerë”

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço paralajmëroi se operacioni “Metamorfoza” që po godet grupet kriminale, së shpejti do të nxjerrë emra të politikanëve dhe policëve të tjerë.

I ftuar në “Top Story” Karamuço tha se SPAK po punon nën presion të madh, pasi gjyqtarët dhe prokurorët po kërcënohen.

Në vitin 2020 kur ky drejtori i qarkut Lezhë kishte plantacione kanabisi, drejtuesi i agjencisë që duhet të kontrollonte atë që është në kërkim nga SPAK, me çfarë morali do vijë të flasë këtu.

Nuk ka bërë punën e vetë, nuk kanë gojë të flasin. “SKY” po i mbyll gojën shumë njerëzve që deri dje rrihnin gjoksin. Duhet të verifikon dhe ca kode aty që nuk dihet kush janë. Gjithë shteti është në akuzën, prezumohet që është i lidhur.

Në metamorfozë 3, SPAK ka paralizuar 40% të organizatave kriminale, do shohim edhe politikanë dhe më shumë policë. Çfarë bënë këta që njerëzit mos të dilnin, i futën pistoletën në gojë një bashkëshorti të një gjyqtareje, fotografuan fëmijën e një prokurori. Shiko çfarë presioni ka SPAK, por ka bërë një tërmet”-u shpreh Karamuço

Continue Reading

Aktualitet

Martesa e dy vajzave në Bashki/ Kisha Orthodhokse Autoqefale: E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë një deklaratë në lidhje me martesën e dy vajzave Alba dhe Edlira, në tarracën e Bashkisë së Tiranës një ditë më pare. Në deklaratë Kisha thekson se asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.

Më tej në deklaratë thuhet se martesa e dy personave të të njejtës gjini është e panatyrshme dhe se nuk mund të kthehet në të natyrshme dhe normale me dekrete ligjore. Sipas Kishës një ligj i tillë fyen krijimin.

Në përmbyllje të deklaratës Kisha thekson kjo ngjarje nuk është një përparim shoqëror por një konflikt me rendin natyror, gjithashtu vë në pah rëndësinë e familjes dhe lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta.

Deklarata e plotë:

Në lidhje me martesen e së njëjtës gjini, kryer në Bashkine e Tiranes, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njejtin qëndrim:

Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre. Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh (Soloni, Platoni etj.) nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë. E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin. Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë. Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016) .

Continue Reading

Aktualitet

E rrahën derisa i ra të fikët, zbardhen DETAJE nga pengmarrja e 20-vjeçarit në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua në Tiranë këtë të hënë, ku një 20-vjeçar ishte marrë peng në Sheshin Skëndërbej nga tre persona.

Mësohet se i riu ishte punonjës në një kioskë dhe është rrëmbyer nga nga Denis Baxhaku, Ermand Hoxha dhe Teo Kolemiço, të cilët ishin pronarët e kioskës. Këta të fundit mësohet se e kanë lidhur me pranga 20-vjeçarin dhe e kanë dhunuar derisa i ka rënë të fikët, pasi mungonin disa para nga xhiroja ditore.

Si pasojë 20-vjeçari ka pësuar hematoma të shumta në kokë dhe mësohet se ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore. Sakaq policia njoftoi pak më herët se ka arrestuar 2 nga 3 dhunuesit. Gjithashtu në pranga ka rënë një person që ishte në dijeni për ngjarjen, por nuk e ka raportuar në polici.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING