Connect with us

Pinknews

“Ferma VIP” sjell personazhe nga Tik Tok në Vizion Plus

Reality show-ja e re “Ferma VIP”, e cila pritet të nisë shumë shpejt në Vizion Plus, po vjen me një format krejt të veçantë që premtin të tërheqë vëmendjen e audiencës shqiptare. Producentja Holta Dulaku ka zgjedhur të sjellë në këtë edicion jo vetëm artistë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe personazhe të famshëm nga rrjeti social Tik Tok.

Ky vendim vjen si pjesë e përpjekjeve për të pasuruar përmbajtjen e show-it dhe për të tërhequr një spektër më të gjerë të shikuesve, veçanërisht brezin më të ri që kalon shumë kohë në rrjete sociale. Tik Tok, që ka qenë një platformë lëvizëse për shumë talente të reja, do të sjellë në “Ferma VIP” atë freski dhe origjinalitet që karakterizon përmbajtjet e saj.

Personazhet e Tik Tok që do të marrin pjesë në “Ferma VIP” janë zgjedhur bazuar në popullaritetin dhe ndjekjen e tyre të madhe në këtë platformë. Ata janë njohur për kreativitetin dhe aftësinë për të angazhuar publikun me video të shkurtra dhe tërheqëse. Tani, ata do të kenë mundësinë të tregojnë anët e tyre të tjera, duke u përfshirë në sfidat dhe aventurat që ofron jeta në fermë, larg komoditetit të teknologjisë dhe jetës moderne.

 

Prania e tyre në “Ferma VIP” pritet të sjellë një ndërveprim interesant mes botës virtuale dhe realitetit, duke ofruar një perspektivë të re mbi atë se si personazhet e rrjeteve sociale përshtaten me sfidat e jetës reale. Ky bashkim i botëve do të ofrojë momente argëtuese, emocionuese dhe ndoshta edhe mësimdhënëse për të gjithë ata që do të ndjekin show-in.

 

Me nisjen e “Ferma VIP”, shikuesit do të kenë mundësinë të njohin më nga afër yjet e tyre të preferuara të Tik Tok dhe të shohin se si ata navigojnë përmes sfidave të ndryshme që paraqet jeta në fermë. Kjo përzierje e talentit artistik dhe asaj që njihet si “fama e rrjeteve sociale” premtin të bëjë nga “Ferma VIP” një nga show-t më të ndjekur të sezonit.

Pinknews

Sfidojnë Romeon? Një helikopter sipër ‘BBV’ suprizon me trëndafila blu këtë banor

Pak para spektaklit të sotëm një surprizë ë bukur ka mbërritur pasditen e sotme përnjë nga nga banorët. Bëhet fjalë për Julin, i cili përjetoi emocione shumë të forta teksa pa nga oborri i shtëpisë më të famshme një helikopter që hidhte trëndafila blu.

Mes lotësh gëzimi, aktori ka falenderuar personin që vendosi t’i bënte këtë surprizë të bukur, ndërsa banorët po e pyesnin me kuriozitet se kush mund të ishte ky person

Juli ka qenë së fundmi i përfshirë në debate të forta në shtëpi që mund ta kenë ngarkuar emocionalisht dhe kjo surprizë duket se erdhi në një moment kur banori vërtet ka patur nevojë për mbështetje vetëm pak ditë larg finales së madhe.

 

Continue Reading

Pinknews

“Ti mendon se do të lutem?”/ Egla acaron Romeon, ja çfarë i mori

Nuk kanë fund debatet në shtëpinë e “BBV”. Pas një përplasje që pati me Julian Dedën, Egla ka debatuar edhe me Romeon.  Shkak u bënë paketat e cigareve që Egla i kishte marrë Romeos. Ky i fundit i thotë aktores “se është e dëshpëruar për situata”, ndërsa ajo i kthehet se nuk do t’ia japë më.

Pjesë nga debati:

Romeo: Ka arritur deri te cigaret sot

Egla: Po ku e dija unë që ishin të tuat, mos i jep vetes shumë rëndësi mo burrë

Romeo: Sapo të thashë që janë të miat

Egla: Tani janë të miat thashë

Romeo: Duhet t’i kthesh

Egla: Përderisa i mora kam ndërmend ti mbaj

Romeo: Po pra, do situatë. Je e dëshpëruar për situatë, je e shqitur për situatë

Egla: Po jam, rri pa cigare

Romeo: Ti mendon se do të lutem ty për cigare

Egla: Jo, nuk dua të më lutesh. Unë të kam mbajtur me cigare 3 muajt e parë

Romeo: Siç ke mbajtur të gjithë, mua më ke mbajtur?

Egla: Ti ke marrë më së shumti

Continue Reading

Pinknews

Miss Universe mbërrin në Shqipëri, promovon Tiranën

Miss Universe Sheynnis Palacios ka mbërritur mbrëmë në aeroportin e Rinasit teksa është pritur nga producenti Eduart Deda dhe delegacioni shqiptarë.

Bukuroshja nga Nikaragua, modele dhe prezantuese, e ka marrë kurorën e më të bukurës në nëntor të vitit të kaluar, (2023) në El Salvador.

Palacois, me ardhjen e saj në Shqipëri, pritet të promovojë Tiranën dhe brendin e Miss Universe.

Pamjet e para të mbërritjes së Miss-it janë shpërndarë nga faqja zyrtare e Miss Universe Albania.

 

 

 

Continue Reading

Pinknews

“Po bën si grua e dhunuar…”/ Plas debati mes Eglës dhe Julit

Dita e sotme ka nisur me debate për Julian Dedën dhe Egla Cenon në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Teksa Juli i thotë se ‘ka raste kur fjala e tij ka peshë për Eglën’, Ceno iu kthye ‘kur bën thashetheme’. Por Deda shprehet se nuk është fjala për këtë dhe aktorja i drejtohet duke i thënë se ka tre ditë që po e shantazhon.

Pjesë nga debati:

Juli: Ka raste kur më ka fjala peshë për ty Egla

Egla: Po te thashethemet patjetër, e di. Ja shpjegova shoqes tate

Juli: Jo, jo, e di mirë kur më ka fjala peshë. Ke ardhë e ma ke thënë

Egla: Nuk e di dhe me këtë shantazhin që je duke më bërë prej tre ditësh, merre dhe sqaroje me veten

Juli: Po viktimizohesh ti

Egla: Shantazhin ‘e di ti ça të kanë mësuar nga jashtë’. këto shantazhe merri…

Juli: Unë të thashë ‘ça të kanë mësuar nga jashtë?’, ku është kjo?

Egla: Paketoje, fute te dollapi jot

Juli: Mos u viktimizo kot. Nuk më ha fare që po e bën këtë viktimizim

Egla: Nuk po viktimizohem, po të shpjegoj

Juli: Po bën si grua e dhunuar prej 3 ditësh. Nëse je e dhunuar dil jashtë o njeri. Je frikacake

Continue Reading

Pinknews

E vërteta e flirtit të Erjolës dhe Romeos/ Çfarë ka ndodhur mes dy kolegëve në koridoret e ‘Top Channel’

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim. Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se “më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin”

Ndërkohë ‘prime’-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës, mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ia lënë “seen”.

Kjo është mohuar nga të dy, edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë. Nuk dihet arsyeja pse Graciano ka vendosur që ta thotë tani këtë gjë, por ajo që dihet është fakti se deklarata e tij ka bërë rrëmujë rrjetin.

Madje, kolegë të tyre u shprehën se në fakt, Romeo dhe Erjola, në ambientet e “Top”-it nuk kanë pasur as edhe një përshëndetje. Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë nga njerëz pranë moderatores, Romeo nuk i ka shkruar kurrë Erjolës dhe kjo e fundit asnjëherë nuk ka shprehur se ka një pëlqim për aktorin e humorit. Një fakt të tillë e konfirmoi edhe motra e moderatores.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING