Aktualitet
Fermerët në krizë/ Prodhimi hidhet në kanal, mungon tregu për kungullin
Fermerët në fshatin Selitë, në bashkinë Cërrik, po përballen me një situatë të vështirë, pasi prodhimi i kungullit ka mbetur pa treg si pasojë e bllokimit të tërheqjes nga pikat e grumbullimit.
Pavarësisht se infrastruktura për grumbullim ekziston, fermerët shprehen se produkti nuk po merret, duke i lënë me tonelata kungulli të pashitura dhe në rrezik për t’u dëmtuar.
Fermerët shprehen se pikat e shumicës e kërkojnë kungullin me 200 lekë për kilogram, por sipas tyre ky çmim nuk është i leverdishëm, pasi nuk u mbulon as shpenzimet e prodhimit.
Ata thonë se mjaftojnë vetëm pak ditë që kungulli të qëndrojë në magazinë dhe të prishet dhe kjo i detyron shpesh ta hedhin ose ta përdorin për ushqim për bagëtinë, si një investim i shkuar i gjithi dëm.
Fermerët theksojnë se kostot e larta të prodhimit nuk po mbulohen, ndërsa prodhimi rrezikon të humbasë i gjithi nëse situata nuk ndryshon. Prandaj ata kërkojnë ndërhyrjen e Ministrisë së Bujqësisë që nëpërmjet mekanizmave të tyre të ndihmojë fermerët vendas të cilët po fundosen dhe zhduken çdo ditë e më tepër.
Denoncimi i fermerit:
Pershendetje joq doja te raportoja nje shqetesim me mallin qe bejm dhe po e hedhim cdo dit ne kanal po tallen pikat e grumbullimit me ne? Pikat e grumbullimit e marin me 200 lek me kte cmim nk lajm dot asgje