Connect with us

Bota

Festa e fitores së Spanjës në Botëror kthehet në tragjedi, 13 vjeçari humb jetën

Festa për titullin botëror kthehet në tragjedi në Spanjë. Një adoleshent i moshës 13 vjeçare humbi jetën gjatë natës të së dielës në Ciudad Rodrigo, në zonën perëndimore të vendit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë bashkia e qytetit në një komunikatë të saj në rrjetin social Facebook

‘Bashkia e Ciudad Rodrigo shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen nga jeta të djaloshit 13 vjeçar. Ajo që duhej të ishte një festë për fitoren e kombëtares spanjolle në Botërorin e futbollit u shndërrua në një tragjedi-theksohej në njoftimin e bashkisë e cila më pas iu uroi shërim të shpejtë të të plagosurve të tjerë.

Sipas mediave në Spanjë, adoleshenti e humbi jetën pas shembjes se një shatërvani ku ishin ngjitur disa persona.

Advertisement