Connect with us

Pinknews

Fifi e sinqertë: Kam qarë 40 minuta kur mora vesh që fëmija im i parë ishte djalë

Një rrëfim i sinqertë nga Filloreta Raçi ka marrë vëmendjen e rrjetit ditët e fundit, pasi artistja foli hapur për përjetimin e saj të mëmësisë në podcastin “Mam” të moderuar nga Orinda Huta.

Gjatë bisedës, interpretuesja e hitit “Marova” ndau emocionet dhe pritshmëritë që kishte gjatë shtatzënisë, duke zbuluar edhe një moment delikat që e përjetoi kur mësoi gjininë e fëmijës. Ajo tregoi se kishte dëshiruar shumë të bëhej nënë e një vajze dhe reagimi i saj në atë moment ishte i menjëhershëm dhe krejtësisht i sinqertë.

“Kam qenë duke fluturuar prej Boston në New York dhe më erdhi njoftimi, ma dërgoi gjinekologia dhe unë i thashë ‘të lutem mos më trego që është çun’ dhe ajo më tha ‘Zemra është çun’. Kam qarë 40 minuta në aeroport, e doja gocë. E doja gocë sepse unë i dua shumë gocat, e doja gocë sepse Adisi e ka një djalë, e doja sepse doja që ai ta përjetonte për herë të parë me mua gocën”, kujtoi Fifi.

Megjithatë, këngëtarja theksoi se ky ishte një reagim i momentit, pasi me kalimin e kohës dhe sidomos pas lindjes, gjithçka ndryshoi. Ajo e përshkroi mëmësinë si një përjetim që tejkalon çdo pritshmëri dhe emocion fillestar.

Sot, Fifi është nënë e një djali, Theo Mal, nga lidhja e saj me sipërmarrësin Adis Patushi. Ky i fundit është gjithashtu baba i një djali tjetër, Troi, nga lidhja e mëparshme me modelen Adrola Dushi.

Advertisement