Connect with us

Pinknews

Finalja e “Big Brother VIP Kosova”, ndryshe nga viti i kaluar/ Ja çfarë pritet të ndodhë sonte

Mbrëmjen e sotme është finalja e “Big Brother VIP Kosova”, ku do shpallet fituesi i këtij spektakli. Blerando, Shqipja, Lumbardhi dhe transgjinorja Edona James janë katër finalistët që po garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

Së fundmi moderator i “BBVIPK”, Alaudin Hamiti gjatë një interviste ka zbuluar detaje të reja për natën e sotme.

Ai ka treguar se kjo finale do të jetë ndryshe nga ajo e vitit të kaluar, pasi numri i publikut që do jetë live është i limituar, ndërsa tha që do jenë katër skenografi për katër finalistët të cilëve do ju bëhen surpriza.

“Kjo finale është edhe përtej asaj se çfarë kemi parë dhe çfarë do të shohim nesër mbrëma. Ne e kemi të limituar numrin e publikut natyrisht në sallën e Big Brother ku mbahet ‘prime’, por jemi përkujdesur që ta kemi edhe një arenë tjetër ku do ta shfrytëzojmë. Ka shumë njerëz të interesuar për të qenë në finale.

Përpos skenës që e kemi parë të hënave dhe të premteve, e kemi dhe një skenë tjetër gjigante që është duke u përfunduar në ambientet e jashtme. Po edhe brenda Klan Arenës i kemi katër skenografi për katër finalistët ku do të bëhen edhe surprizat gjatë mbrëmjes së nesërme”- tha ai.

Pinknews

Egla i akuzoi për ngacmim seksual/ Vëllai i aktores i denoncon në polici Meritonin dhe Julin

Aktorja Egla Ceno, për ditë me rradhë gjatë qëndrimit të saj në “BBV3” ka akuzuar Julin dhe Meritonin për ngacmime seksuale, madje ka përmendur dhe familjet e të dy banorëve.

Kjo gjë nuk u prit aspak mirë prej Julit i cili i revoltuar i tha Eglës të kërkonte ndjesë për përmendjen e vajzës së tij por dhe personat e tjerë të përmendur prej saj, ndërsa kjo e fundit nuk e bëri madje nisi të qante dhe mes lotësh u shpreh se nëse do të kishte mundësi do të denonconte në polici si Julin ashtu dhe Meritonin.

Por çfarë mendon vëllai i Eglës lidhur me këtë deklaratë të bërë nga motra e tij?

I ftuar në nje emsion televiziv ai ka thënë: Jo atë e ka thënë në tension e sipër, ka thënë nëse do ishim jashtë, nuk duhet të ndodhë në një emision të tillë.

Continue Reading

Pinknews

“O ti plaç në vend”/ Vijon debati Egla-Romeo: Nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash…

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj e kanë nisur ditën e sotme me debat në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, duke akuzuar dhe ofenduar njëri-tjetrin.

“E ke shitur veten për këtë lojë”, i tha Romeo Eglës, e cila iu kthye: “Ti merr vesh nga vetja, ti me këtë surrat’. Më pas Veshaj i kundërpërgjigjet se është ‘interesaxhie dhe shumë e paedukatë. Unë nuk shaj gratë, ti shan edhe burrat edhe gratë’

“Nga gratë të kam hequr unë një peshë shumë të rëndë që nuk ta kisha vënë unë. Duhet thjesht të jesh falënderues për atë. Tu vendos gjatë 3 muajve një peshë shumë e madhe në kurriz. Nuk ta vendosa unë, por të kërkova falje për të ta hequr, po kaq tru ke. Sytë që të pëlcasin, shihe vetë”, i tha Egla.

“O ti plaç në vend, plaç nga inati në vend, të pëlcas në vend”, iu drejtua më pas Romeo.

Pjesë nga debati:

Romeo: Unë kam aq këllqe saqë e mbaj veten dhe nuk t’a kthej me të njëjtën monedhë

Egla: Bravo. Do marrësh një çmim për këtë

Romeo: Nuk ka nevojë

Egla: Do të japim edhe një fletë lavdërimi

Romeo: Është thjesht edukatë, që ti nuk e ke

Egla: Ti nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash.

Romeo: Kjo quhet dinjitet

Egla: E si përfundim, ti në këtë shtëpi nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash. Unë jam më burrë se ty. Jam alamet burri

Continue Reading

Pinknews

‘Të hipi vetja në qef’/ Graciano shpërthen keq ndaj Erjolës: Mashtruese…

Moderatorja Erjola Doçi dhe Graciano Tagani vijojnë ende të debatojnë me njëri-tjetrin për shkak të deklaratave të balerinit se Romeo Veshaj i ka shkruar mesazhe banores jashtë “BBV”.

 

“Unë jam bërë zi për turpin tënd” – tha Graciano duke treguar se e ka ruajtur Erjoën deri më tani, megjithëse kjo e fundit e mohoi këtë gjë.

“Ti ke shkuar dhe i ke thënë djalit të huaj që ti shkrihesh kur sheh këtë. E shikon ti ashtu, por nuk e shohin të tjerët”– u shpreh moderatorja e acaruar, ndërsa balerini tha se Romeos i bëjnë sytë xixa kur e shikon konkurrenten, duke treguar se nëse Erjola do i kishte dhënë një mundësi atij, dyshja do të kishin pasur më shumë kimi sesa lidhja e aktorit me Heidi Baçin.

“Ke mashtruar për mesazhe”- iu drejtua balerini Erjolës, teksa vazhdoi: “U bëre mashtruese, u bëre delirante, të hypi vetja në qef dhe u largove nga Juli duke filluar të luash me Heidin. Fillove me skema”.

Nga ana tjetër Erjola insistoi duke thënë që mes saj dhe Romeos nuk ka asgjë dhe aktori nuk i ka shkruar kur kanë qenë jashtë.

Debati:

Graciano: Unë jam bërë zi për turpin tënd

Erjola: Çfarë kam bërë për turp unë more? Turp ke bërë ti që hap akuza të tilla

Graciano: Unë që të rujata ty deri në momentin e fundit

Erjola: Çfarë ke pasur mem ruajt more? Unë si kam hyrë kujt në hak

Graciano: Për mashtrimin

Erjola: Ti ke shkuar dhe i ke thënë djalit të huaj që ti shkrihesh kur sheh këtë. E shikon ti ashtu, por nuk e shohin të tjerët

Graciano: Po atij djalit i bëjnë sytë xixa dhe ndoshta po ti kishe dhënë një mundësi ti do kishit më shumë kimi bashkë sesa me Heidin

Erjola: Mos e përsërit veten. Mos më thuaj e poshtër se unë s’të kam ofenduar. I vetmi ofendim që të kam thënë është i zi

Graciano: Ke mashtruar për mesazhe

Erjola: Më ke hyrë në hak more Graciano

Graciano: Viktimizohu

Erjola: I kam pasur luhatjet edhe më parë. I kam thyer Bleri Manes telefonin jashtë

Graciano: Ti kishe peshë në këtë shtëpi. U bëre mashtruese, u bëre delirante, të hypi vetja në qef dhe u largove nga Juli duke filluar të luash me Heidin. Fillove me skema

Erjola: Çfarë skemash more? Vetëbesimin nuk ma ul kush as sot

Graciano: Mendove se ishe njëshi dhe ti pastaj më vjen dhe më mashtron

Erjola: E ka për kërcimin tonë, Ka qenë Roza këtu duke kërcyer dhe erdhi Heidi, i kam thënë do të më kapësh dorën vetëm se është Jul Deda përballë

Roza: Po

Graciano: Fare nuk më plas për mashtrimin

Continue Reading

Pinknews

E frikshme/ Kristi Aliaj pikturon Kiara Titon shtatzënë, pamjet shokojnë rrjetin

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP2”, Kristi Aliaj së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit tij në Instagram, ku iu ka përgiigjur disa pyetjeve pikante të fansave të tij.

A ke bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë?” ishte një ndër pyetjet që Kristi ka vendosur ti përgjigjet pa fjalë.

Krahas pyetjes, ai ka postuar një pikturë të një vajze, duke lënë të nënkuptohej se ajo është portreti i Kiara Titos.

Në foton e postuar, vajza në fjalë nuk ngjasonte fare me moderatoren, sepse ajo dukej mjaft e frikshme.

Marrëdhëniet e Kristit me çiftin Kiara-Luiz Ejllin gjatë qëndrimit në “BBV” nuk kanë qenë të mirë, ku të shumta kanë qenë edhe debatet mes ish-banorit dhe këngëtarit shkodran.

Continue Reading

Pinknews

Modelja shqiptare shfaqet në formë të shkëlqyer, tregon të pasmet dhe belin e hollë

Modelja shqiptare Arbenita Ismajli është bërë objekt i vëmendjes së madhe në rrjetet sociale pasi ka postuar dy foto tërheqëse në“Instastory”.

Ajo ka ekspozuar linjat e saj trupore të përkryera duke veshur një fustan të ngushtë me mëngë dhe pozuar me elegancë pranë murit.

Edhe pse e zënë me angazhime të shumta, Arbenita vazhdon të mbajë lart standardet e paraqitjes së saj, duke u shfaqur dhe duke kujdesur për detajet në çdo moment.

FOTOT: Modelja shqiptare shfaqet në formë të shkëlqyer,

Continue Reading
Advertisement

TRENDING