Sport
Finalja e madhe PSG–Arsenal/ Basti prej 1.5 milion $ i Drake ndez frikën e dështimit
Sonte, vëmendja e të gjithë botës është e përqendruar në “Puskás Aréna” të Budapestit, ku Arsenal dhe PSG do të përplasin brirët për trofeun më të lakmuar të Europës, Champions League.
Por, vetëm pak orë para ndeshjes, një “bombë” jashtë fushe ka tronditur kampin e londinezëve. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të minutës së fundit, por për diçka që tifozët e Arsenalit e konsiderojnë edhe më të rrezikshme: Drake sapo ka vendosur bast për ta!
Sipas burimeve të besueshme nga CentreGoals, superylli kanadez i rrepit ka vendosur të luajë rëndë në bixhoz. Drake ka vendosur plot $1 milion që Arsenal do të shpallet kampion sonte përballë parisienëve. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka shkuar edhe më tej në çmendurinë e tij financiare, duke shtuar edhe një bast të dytë specifik prej $500,000 për rezultatin e saktë: Arsenal 1-0 PSG. Një total prej $1.5 milionësh që tregon besim të verbër… ose një makth të pastër!
Paralajmërimi i Madh: Aktivizohet “The Drake Curse”
Për çdo tifoz tjetër në botë, të shohësh një ikonë të pop-kulturës të investojë miliona për skuadrën tënde do të ishte krenari. Por për fansat e Arsenalit? Ky lajm ka rënë si një dush i ftohtë. Në botën e sportit, ky veprim njihet si fillimi i tragjedisë, për shkak të të ashtuquajturit “The Drake Curse” (Mallkimi i Drake).
Historia nuk gënjen: nga Anthony Joshua te Serena Williams, e deri te skuadrat e shumta të futbollit – sa herë që Drake vesh një fanellë apo vendos shuma të mëdha parash për një ekip, ai ekip dështon në mënyrë spektakolare. Drake është shndërruar zyrtarisht në “ghoul-in” (ogurin e zi) e basteve sportive. Statusi aktual i tifozëve të Arsenalit në rrjetet sociale: Panik total! Dashuria për trofeun e parë të Champions League po lufton me frikën e një mallkimi që rrallë herë fal.