Connect with us

Kosova

Fitorja që sjell sërish krizë/ Kosova mes zgjedhjeve dhe bllokadës

Lëvizja Vetëvendosje është konfirmuar sërish si partia e parë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit. LVV ka siguruar plotë 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës është renditur e dyta duke siguruar 22 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës ka grumbulluar 135 mijë e 563 vota, rezultat që i ka siguruar 18 ulëse në Kuvend. Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 6.74 për qind të votave, duke siguruar shtatë mandate.

Për Agon Maliqin, bashkëpunëtorin e lartë në Qendrën për Evropën të Këshillit Atlantik, rezultati i fundit zgjedhor mund të përshkruhet si një humbje relative për të gjitha palët dhe një humbje absolute për Kosovën.

Ndërkaq, komentatori politik, Afrim Kasolli, beson se këto zgjedhje e kanë konfirmuar sërish LVV-në si fituese të padiskutueshme, pavarësisht faktit se e njëjta ka pësuar një tkurrje elektorale në raport me zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ndërkohë, partitë opozitare, konsideron Kasolli, kanë dështuar ta shfaqin vetën se janë alternativë serioze në raport me partinë në pushtet, edhe pse vendi po përballet me kriza dhe bllokada institucionale për më shumë se 16 muaj.

Problemi kryesor i partive opozitare, argumenton më tej Maliqi, është se ato nuk janë faktor homogjen.

Për Maliqin, partitë opozitareve, përveç AAK-së, po përballen me krizë lidershipi dhe kredibiliteti, që tashmë po përkthehet edhe me rënie votash brenda vetë trupit votues tradicional, e që vështirë mund të ngjallë entuziazëm.

Advertisement