Connect with us

Politike

Flakë ‘ferri’ mbi Krujë/ Rama: Beteja përfundoi pa viktima…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zjarrit në malin e Krujës, duke deklaruar se situata është vënë nën kontroll pa viktima apo të dëmtuar mes banorëve.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama bëri me dije se nga zjarri është dëmtuar një magazinë, ndërsa nuk janë raportuar dëmtime te banorët.

Sipas kryeministrit, gjatë natës në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe policore. Ndërhyrja u krye në kushte të vështira, për shkak të erës dhe pamundësisë për të përdorur mjetet ajrore.

Rama vlerësoi angazhimin e forcave në terren dhe shprehu mirënjohje për punonjësit e përfshirë në operacion.

Zjarri në zonën e Krujës shkaktoi shqetësim për banorët, ndërsa strukturat e emergjencave vijuan ndërhyrjen për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

 

Advertisement