Kronike
Flakë garazhit/ Digjen mjetet luksoze
ELBASAN– Disa mjete luksoze janë djegur në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Ymer Peni” në lagjen Skënderbej në Elbasan. Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin bagazhit dhe për pasojë, mjetet janë djegur.
Bagazhi ku ndodheshin mjetet ruhej nga një kompani private me kamera sigurie dhe alarm, të cilin dyshohet se e kanë çaktivizuar para se t’i vinin zjarrin zjarrin objektit.
Zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shuar flakët. Shkaku i rënies së zjarrit nuk dihet ende dhe as emri i pronarit të mjeteve e bagazhit. Deri më tani janë marrë pamje të kamerave të sigurisë të bizneseve të zonës.
Njoftimi Elbasan:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Katund i ri, Elbasan, ka rënë zjarr, në magazinën në pronësi të shtetasit I. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Kongresi” ,Elbasan. Si pasojë e zjarrit janë djegur 2 automjete.. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për përcaktimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.