Connect with us

Aktualitet

Flakët shkrumbojnë resortin në Sarandë, digjet plotësisht “Mesopotam Agroturizëm”

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e kësaj të diele resortin “Mesopotam Agroturizëm”, në aksin rrugor Sarandë–Syri i Kaltër, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke shkrumbuar plotësisht strukturën.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë rreth orës 05:30 dhe janë përhapur me shpejtësi në ambientet e resortit. Pavarësisht ndërhyrjes, zjarri ka përfshirë të gjithë strukturën, duke e dëmtuar rëndë.

Për momentin nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Në vendngjarje pritet të kryhen verifikime dhe veprime hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të flakëve.

“Mesopotam Agroturizëm” ishte një prej investimeve turistike të realizuara vitet e fundit në zonën e Mesopotamit. Resorti, i ndërtuar rreth tre vite më parë, ishte kthyer në një pikë të njohur përgjatë aksit që lidh Sarandën me Syrin e Kaltër.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Advertisement