Connect with us

Politike

Flutura Açka: PD në një kaos të rrezikshëm, demokratët duhet të mbajnë fort logon e tyre

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka tha në një intervistë për Euronews Albania se, PD aktualisht është në një situatë kaosi për shkak të përçarjes dhe ky nuk është momenti për t’u ulur në një tryezë bashkëpunimi. Sipas saj, demokratët duhet të njohin logon e partisë, me të cilën kanë votuar për 30 vjet, që është PD zyrtare. “Unë mendoj se nuk ka qenë momenti për t’u ulur në tryezë, ne mund të vëmë koperturën në Kuvend por ne çalojmë tek partia, demokratët i kemi lënë në rrugë të madhe në këto 2 vite. Ne jemi në një kaos të rrezikshëm, por mendoj se një pjesë e jona, të paktën ajo ku unë jam që është PD zyrtare, mendoj se demokratët duhet të njohin logon e tyre dhe atë duhet të mbajnë fort, pavarësisht kush është lideri. Kjo pjesë aty ku jam unë, është ajo që na mban bashkë”, tha Açka.

Politike

Parashikimi i Arian Currit: Meta arrestohet sot pas Konventës, rrugës drejt ballkonit të Berishës

Analisti Arian Curi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1 se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të arrestohet pas Konventës së kësaj force politike që do të mbahet ditën e sotme.

Sipas Curit, Meta ka dhënë disa mesazhe të koduara me akuzat në drejtim të SPAK-ut dhe kreut të saj Altin Dumani.

Për këtë arsye, sipas Curit, Meta ka informacione se do të arrestohet nga SPAK, ndërsa shtoi se kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm në Shqipëri.

Thashethemet e politikës dhe SPAK-ut janë që Ilir Meta pas Konventës arrestohet direkt. Bëhet fjalë për disa orë pas Konventës.

Mundet që ta arrestojnë rrugës për në hotelin e një mikut të tij ose rrugës për në Ballkon. Ka disa mesazhe të koduara të Ilir Metës.

Sepse ne na intereson të ç’kodojmë ato që nuk thuhen. E para, ai është një reagim që pas informacioneve që Ilir Meta ka se do të arrestohet dhe vë bast këtu se ditën që Ilir Meta do të arrestohet Edi Rama nuk do të jetë në Shqipëri, do të jetë në një vend tjetër. Do të stisë një vizitë”, u shpreh Curi.

Continue Reading

Politike

Nis në Pallatin e Kongreseve dhe mbyllet te shtëpia e Berishës, detaje nga Konventa

Partia e Lirisë, mbledh forumin më të lartë, Konventën Kombëtare që sipas kryetarit Ilir Meta, do të ketë ndryshime rrënjësore ku një prej tyre është statuti nga ku pritet të njihen fraksionet.

Në garë për kreun e Partisë së Lirisë do të jetë vetë ai aktuali, Ilir Meta, përballë Faik Basha, kryetar i degës në Kamëz dhe Myrvete Asqeri, dhe në kuadër të riorganizimit nuk do të ketë kryetar, por president partie, një zv.presidente, dhe një sekretar i Përgjithshëm.

Përkatësisht, për numrin zv.president, është emri Erisa Xhixhos e cila do të mbajë edhe postin e sekretares politike për qarkun Tiranë dhe të sekretarit të të Përgjithshëm Tedi Blushi, njeherësh edhe sekretar politik i qarkut Korçë.

Gjithashtu, në konventë do të votohen 18 emrat e kryesisë së re, listë të cilën e kryeson: Edmond Haxhinasto, kryetar i Komitetit drejtues Kombëtar, më pas vjen Ilir Meta, kryetar e me radhë zëvendës kryetarët dhe dy nënkryetarët.

Konventa është e dyta në një hark kohor dy-vjeçar, pasi me 25 korrik 2022, pas përmbushjes së mandatit kushtetues si kryetar shtetit, ish- presidenti Ilir Meta u rikthye në LSI, ku pasi u votua si kryetar ndërroi emrin në “Partia e Lirisë”.

Continue Reading

Politike

S’përmbahet Berisha, thirrje Italisë: Rama mund të vr*asë gazetarët e RAI-t, duhet t’i merrni nën mbrojtje

Sali Berisha iu bën thirrje autoriteteve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI 3”, sipas tij, “për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama”.

Përmes një deklarate, Berisha e “siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalisht për çdo sulm që mund të porositë ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte”.

“Nga dita e shfaqjes së dokumentarit deri sot, Edi Rama duke e ditur se asnjë provë përvëluese nuk kundërshton dot me Gjykatë, ka ndërmarrë një sulm agresiv me kërcënime, sharje dhe shpifje kundër gazetarëve italianë dhe kolegëve të tyre shqiptarë, që kanë komentuar përmbajtjen e dokumentarit të RAI 3.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lidhjet me mafien, drogën dhe krimin të klanit mafioz Rama, në krye të qeverisë dhe dënon gjithashtu me forcë fushatën e sulmeve, shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve italianë dhe shqiptarë që ia thonë të vërtetën publikut të vendeve të tyre.

Partia Demokratike iu bën thirrje autoriteteve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI3”  për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundeshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama, sikundër e siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalisht për çdo sulm që mund të porosite ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte”, thuhet në një deklaratë të Rithemelimit të Berishës

Continue Reading

Politike

Sot Ilir Meta mbledh konventën historike

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë e forcës së tij politike, ndërsa mëngjesin e sotëm do të nisë punimet Konventa, të cilën e ka cilësuar si historike.

Ai u shpreh se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimit.

Sipas tij kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin.

“Dhe pak orë, padurimi rritet nga të gjithë për të ndjekur këtë Konventë historike. Konventa do të vendosë themele të reja të PL. Ta vërë këtë forcë politike në shërbim të lirisë së gjithë shqiptarëve.

 

Continue Reading

Politike

“Pas Veliajt radhën e ka Rama!” Këlliçi nga Lezha: Në burg konkurrojnë pavioni i Qeverisë me atë të Bashkisë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, gjatë një takimi me demokratët në Lezhë tha se prej 116 ditësh lideri i opozitës, Sali Berisha, ndodhet në arrest pasi ka thënë të vërteta shumë të mëdha që politikanët refuzojnë ti thonë. Këlliçi tha se ka nisur një betejë me modelin më të keq që ka qeverisja lokale në Shqipëri, që quhet Erion Veliaj. Ai tha se nuk mjaftojnë vetëm protestat, vetëm denoncimet, por duhet edhe alternative për të përmbysur këtë regjia.

Pjesë nga fjala e Këlliçit:

Ai që ka shitur fiq, ai që bëri dasmën 500 mln lekë me pensionin e të ëmës, instaloi në Bashki një model vjedhjesh 100%. Por ky modeli ‘5D’ që është në Tiranë, do e gjeni edhe në Lezhë dhe në çdo bashki ku janë përfaqësuesit e regjimit. Beteja nuk përfundon me Erion Veliajn, pasi rradhën e ka Edi Rama.

Në Tiranë kemi të bëjmë me një kryetar bashkie që për një incenerator që nuk ekziston ka marrë 130 mln euro. Unë nuk e di se çfarë bën SPAK. Një kryetar Bashkie që shpiku tarifën e dherave, ka vjedhur të paktën 60 mln euro. Dhe me drejtorët-banditë që kishte në Bashki, ka vjedhur 30 mln euro dhe ka dhënë 3 leje ndërtimi

Continue Reading
Advertisement

TRENDING