Connect with us

Kronike

Foto e viktimës/ Vrasja në Memaliaj me armë zjarri, reagon policia: Autori në arrati

Policia ka reaguar pas vrasjes me armë zjarri në Memaliaj mbrëmjen e djeshme. Sipas bluve, 30-vjeçari Endri Goxhaj është qëlluar me armë nga 29-vjeçari me iniciale D. N., teksa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i këtij të fundit, 25-vjeçari Dario Nela.

“Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet, teksa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima
Ky që shihni më lart është Endri Goxhaj, 30-vjeçari i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Sipas policisë, viktima është qëlluar me armë nga 29-vjeçari me iniciale D. N., teksa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i këtij të fundit, 25-vjeçari Dario Nela.

Detajet/ Përplasja me armë zjarri në mes të Memaliajt, si ndodhi vrasja e një personi në qytet
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e cila tronditi mbrëmjen e sotme Memaliajn. Deri më tani raportohet se ata janë konfliktuar fillimisht me njëri-tjetrin. Sherri ka ndodhur fizikisht në mes të qytetit, i cili më pas ka sjellë përdorimin e armëve. Një person i identifikuar si Endri Goxhaj, që u qëllua me armë, ka mbetur i vdekur, ndërsa Dario Nela i plagosur. Dario Nela është vëllai i autorit, i cili u arratis pas ngjarjes.policia mbetet në ndjekje të tij. Sipas bluve, 30-vjeçari Endri Goxhaj është qëlluar me armë nga 29-vjeçari me iniciale D. N., teksa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i këtij të fundit, 25-vjeçari Dario Nela.

Advertisement