Kronike
FOTO/ Kjo është makina e 31-vjeçarit që ishte ‘shënjestra’ e atentatit, por i plagosur mbeti efektivi
Janë publikuar pamjet e automjetit të 31-vjeçarit Kejdi Spaja, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të mbrëmshëm në zonën e Shkozës.
Nga ky sulm me armë zjarri mbeti i plagosur efektivi i policisë, Anxhelo Kumaraku. Në fotot e siguruara dallohen qartë shenjat e shumta të plumbave të qëlluar në drejtim të makinës.
