Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Vajza e Donald Trump viziton Tiranën

Tiffany Trump ndodhet në Tiranë. Vajza e vogël e ish-presidentit të Amerikës Donald Trump ka udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptar së bashku me bashkëshortin e saj Michael Boulos.

Nuk dihen arsyet që e kanë sjellë çiftin e famshëm në Tiranë, por mbrëmjen e së hënës burime për Bordo konfirmojnë se ata janë parë duke darkuar në një prej restoranteve në Tiranë.

Pinjollja e familjes Trump dhe bashkëshorti i saj bilioner ishin nën shoqërinë e familjes Devolli nga Kosova, të cilët njihen si sipërmarrës të fuqishëm jo vetëm në Kosovë, por edhe në USA.

Advertisement