Aktualitet
Baton Haxhiu: Irani po e humb betejën, por dikush mund të çmendet dhe kilogramët e uraniumit…
Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, u shpreh se Irani po e humb edhe këtë betejë, por i frikësohet përdorimit të uraniumit nga Garda Revolucionare për të prodhuar bombën bërthamore.
“I vetmi shtet që ka sponsorizuar grupe terroriste gjatë të gjithë kohës, ka qenë Irani. Edhe këtë betejë po e humb, Izraeli po e fiton territorin e vet dhe daljen në Gaza.
Ajo që frikësohem, është që në luftë kur gjithçka shkatërrohet, janë gjithmonë disa të çmendur. Ato kilogramët e uraniumit dhe Garda Revolucionare është grupi i sakrificës. Frikësohem se dikush çmendet. Kur çmendet dikush, pastaj dikush tjetër nuk kursen as popullatën. Ky është rreziku më i madh i logjikës.
Tjetër rrezik, nëse keni lexuar librin e gjeneralit turk në pension, flet për luftën e SHBA në Irak dhe problemin që ka SHBA me forcat tokësore. Ai e madhëron Turqinë, dhe të tjerat i quan forcat speciale amerikane si të veçanta, por për jetëgjatësi të qëndrimit thotë se nga shtetet e NATO vetëm Turqia është më e fortë”- tha Haxhiu.