✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

FOTO/ Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin, ja kush është autori ushtarak

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mesditën e sotme në Kamëz, ku dy vëllezër kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa vëllai i tretë ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas të dhënave të raportuara, i dyshuari për ngjarjen është identifikuar si N.M, rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake. Ai është arrestuar nga policia pas të shtënave, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar edhe armën e dyshuar si të përdorur në krim.

Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta. Dy prej vëllezërve nuk arritën t’u mbijetonin plagëve, ndërsa i treti vijon të marrë trajtim mjekësor. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë përfundim tragjik.

 

Advertisement