Aktualitet
FOTOT e para të Agasit pas arrestimit/ Pezullohen nga detyra dy efektivët e “Shqiponjave”
Janë pezulluar nga detyra dy punonjës policie të cilët dyshohet të kenë shpërndarë fotot e para të Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut, pasi u arrestuan pasditen e së mërkurës.
Siç kemi raportuar dhe më parë, pasi fotot e Agasit dhe Shpataraku u shpërndanë gjerësisht në rrjet, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi hetimet në lidhje me rastin. Në sajë të hetimeve të kryera, deri më tani bëhet me dije se janë pezulluar nga detyra 2 efektivë të Shqiponjave.
në përditësim…