Connect with us

Lifestyle

Frutat që duhet konsumuar kundër diabetit

Ka spekulime sipas të cilave diabetikët nuk mund të hanë fruta për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Këto spekulime nuk janë të vërteta për faktin se frutat nuk ofrojnë vetëm sheqer.

Frutat dhe diabeti

Frutat ofrojnë shumë vlera shëndetësore dhe jo vetëm për diabetikët. Ato janë shumë të pasura me vitamina, minerale, fibër dhe antioksidantë. Të dhënat thonë se frutat mund tu bëjnë mirë diabetikëve nëse këta të fundit kujdesen për racionet dhe nuk e teprojnë. Siç e thamë edhe më lart,  frutat përmbajnë fibër. Fibra pengon rritjen e nivelit të sheqerit që ndodh rëndom pas ushqyerjes. Ajo rrit ndjesinë e ngopjes dhe pengon ushqyerjen e tepërt.

Për më tepër, frutat janë një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh siç është kaliumi, i cili ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Karbohidratet për diabetikët

Një aspekt negativ i frutave është se ato konsiderohen si karbohidrat dhe përmbajnë sheqerna natyralë të quajtura fruktozë. Karbohidratet, edhe nëse përthithen nga buka, kosi, patatja apo fruti, shpërbëhen dhe transformohen në glukozë. Kjo është arsyeja përse diabetikët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sasisë së karbohidrateve që konsumojnë, përfshirë këtu edhe frutat.

Frutat me nivel të ulët glicemie janë të përshtatshme për diabetikët

Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim. Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni. Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie. Frutat me nivel të ulët glicemie janë: mollët, dardhat, boronicat, luleshtrydhet, kivi, qitro, nektarinat dhe portokalli. Frutat me nivel mesatar glicemie janë qershitë, mango dhe rrushi. Frutat me nivel të lartë glicemie janë shalqini dhe ananasi.

Kombinoni frutat me proteinë

Ekspertët thonë se kombinimi i frutave me një proteinë ngadalëson rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Për shembull, ju mund të hani një filxhan mjedër me një filxhan të vogël çaji me kos. Një dardhë të vogël mund ta kombinoni ose me djathë ose me gjizë. Shmangni frutat e Thata dhe Lëngjet e Frutave Frutat e thata përmbajnë shumë karbohidrate dhe janë të dëmshme. Për shembull, dy lugë gjelle me rrush të thatë ofrojnë 23 gramë karbohidrate dhe 18 gramë sheqer.

Diabetikët duhet të shmangin gjithashtu edhe lëngjet e frutave të cilat rrisin sheqerin në gjak.

Lifestyle

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

    

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më të prirura se të tjerat për të bërë thashetheme dhe nuk do të bëjnë përjashtim as për miqtë e tyre.

Binjakët: I sunduar nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ai nuk ndalet kurrë së komunikuari në asnjë mënyrë, pra edhe thashethemet, dhe veçanërisht kënaqet me atë që mëson t’ia përcjellë kujtdo që është në dispozicion. Pra, nëse i thoni diçka një Binjaku, ata nuk do të përmbahen dhe do të thërrasin menjëherë të dashurin, partneren, mamin, qoftë edhe në një bisedë në grup. Pra, në rast se dëshironi një informacion sa hap e mbyll sytë, mos hezitoni ta ndani atë me një Binjak.

Gaforrja: Shumica e Gaforreve kanë një rreth të vogël miqsh që i mbrojnë me çdo kusht. Nëse i përkisni atij rrethi, është mirë. Përndryshe, nuk do të kurseheni nga thashethemet. Gaforrja është vazhdimisht në kërkim të informacionit, kush po mashtron kë, kush u pushua nga puna, kush po kërkon një punë të re. Pasi t’i sigurojë ato, është vetëm çështje kohe para se të fillojë t’i nxjerrë. Edhe një informacion që nuk është në interesin e tij të përhapet, e ka të vështirë të mbajë gojën mbyllur.

Virgjëresha: Ndryshe nga thashethemexhinjtë e tjerë të zodiakut, ai është më i rrezikshëm ndoshta sepse në vend që të ndajë detaje të vogla me ata që e rrethojnë, ai preferon të zbulojë sekretet dhe dramat e tyre më të errëta dhe personale. Natyrisht, ai nuk do të ngurrojë të jetë kritik, pavarësisht nëse flet për një ndryshim karriere apo një ndarje. Virgjëresha kërkon me dëshpërim dikë që të ndajë ndjenjat dhe mendimet kritike.

Continue Reading

Lifestyle

Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, mpihen duart apo keni ngërçe në stomak

Mënyra e sotme e ushqimit lehtë mund të çojë deri në mungesën e vitaminave në organizëm, qoftë të mos hani sasi të mjaftueshme të artikujve përkatës apo për shkak të problemeve të tretjes nuk ndodh absorbimi i tyre

Kjo nuk do të thotë që do të sëmureni, mirëpo mund të përfundoni me funksionim të dëmtuar, sepse vitaminat janë bashkëfaktorë për të gjitha reaksionet biokimike në organizëm.

Ato ju janë të nevojshme për funksionim të rregullt. Këto janë pesë shenja të pazakonshme paralajmërimi që po ju mungojnë vitaminat, transmeton Telegrafi.

Të çara në këndet e buzëve

Ju mungojnë: Hekuri, zinku dhe vitaminat e grupit B, siç janë niacina, (B3), riboflavina (B2) dhe B12.

Zgjidhja: Hani më shumë mish pule dhe mish gjeldeti, mish toni, vezë, panxhar, kikirikë dhe bishtajore.
Vitamina C përmirëson absorbimin e hekurit, andaj artikujt e përmendur kombinoni me prokoli, lakër me gjethe të gjelbra, lulelakër dhe speca.

Puçrra të kuqe në fytyrë të cilat shkaktojnë zbokth dhe rënie të flokëve

Ju mungojnë: Biotina, e cila është e njohur edhe si vitaminë për flokë.

Zgjidhja: Duhet të hani vezë të ziera shumë apo vezë të pjekura, salmon, avokado, kërpudha, lulelakër, sojë, fruta arrore, mjedra dhe banane.

Puçrra të kuqe apo të bardha të cilat ngjajnë me aknet – më së shpeshti në fytyrë, duar, kërdhokulla dhe vithe

Ju mungojnë: Thartira yndyrore esenciale dhe vitaminat A dhe D.

Zgjidhja: Shtoni marrjen e yndyrave të shëndetshme. Shtoni konsumimin e frutave arrore, siç janë arrat dhe bamjet dhe farërat (farat e lirit dhe farat chia). Për të shtuar marrjen e vitaminës A, hani më shumë perime me fletë të gjelbra, karota dhe speca. Kur është fjala për vitaminën D, konsumoni më shumë produkte qumështi apo shfrytëzoni shtesat e ushqimit të cilat përmbajnë këtë vitaminë.

Djegie dhe mpirje të duarve, shputave dhe të pjesëve të tjera të trupit

Ju mungojnë: Vitaminat e grupit B, siç janë thartira folike (B9), B6 dhe B12.

Zgjidhja: Në këto raste mund t’ju ndihmojnë spinaqi, shpargulli, panxhari, fasulja, vezët.

Ngërçet në muskuj në formë të dhembjeve therëse (në gishta të këmbëve, në pulpa, tabanë dhe këmbë)

Ju mungojnë: Magnezi, kalciumi dhe kaliumi.

Zgjidhja: Hani më shumë banane, bajame, lajthi, qershi, mollë, grejpfruta, lulelakër, lakër me gjethe të gjelbra dhe spinaq.

Continue Reading

Lifestyle

Cilat sëmundje kuron mjalti?

Mjalti është një nga mjetet më të mira për forcimin e imunitetit, ka një efekt të fuqishëm kundër infeksioneve dhe ftohjes, ka efekte antioksiduese, mundëson zhvillimin e baktereve të dobishme në zorrë

Njerëzit që kanë hyrë në dekadën e tyre të dhjetë të jetës, pothuajse si rregull, e nisin ditën me një lugë mjaltë.

Mjalti mund të rregullojë gastritin, nivelet e larta të sheqerit në gjak, besohet se ka një efekt në arterosklerozën dhe gjithashtu mund të jetë efektiv në trajtimin e kancerit.

Mjalti është ushqim dhe ilaç. Mjalti është një produkt specifik në të cilin nuk është shtuar asnjë substancë tjetër.

Njerëzit e kanë përdorur atë në dietën e tyre që nga kohërat parahistorike, por ka ende substanca në mjaltë që shkenca nuk i ka zbuluar. Një lugë çaji mjaltë përmban rreth 21 kalori dhe përbëhet kryesisht nga sheqer frutash, fruktozë, glukozë dhe pak më pak maltozë dhe është e pasur me karbohidrate komplekse.

Çdo mjaltë ka pothuajse të njëjtat veti biologjike. Para së gjithash, mjalti siguron ushqim të pasur me substanca të vlefshme biologjikisht aktive që nuk mund t’i gjeni në asnjë ushqim tjetër. Mjalti mund të reduktojë ndjeshëm ankesat gastrike, pavarësisht nëse shkaku i tyre është teprica apo mungesa e acidit. Rekomandohet edhe për diabetikët, besohet se është në gjendje të rregullojë nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve.

Mjafton një lugë çaji mjaltë në ditë

Enzima të shumta që bletët përfshijnë në mjaltë tregojnë një efekt të dobishëm në trupin e njeriut. Shkenca ka vërtetuar se këto enzima kanë një efekt pozitiv në mekanizmat që formojnë shtyllën kurrizore të sistemit tonë imunitar.

-Mjalti është i pasur me përbërës me origjinë bimore që mbërrijnë nëpërmjet nektarit. Flavonoidet janë shumë të rëndësishme për efektin biologjik të mjaltit në trupin e njeriut. Farmacistët janë përpjekur të vendosin flavonoidë në kapsula dhe t’i shesin ato, por efekti i arritur nga kjo është vetëm një pjesë e asaj që përftohet kur produktet e bletëve përdoren rregullisht, qoftë edhe në sasitë më të vogla, nga vetëm një lugë çaji përzierje e tyre në ditë.

Mjalti shëron plagët më mirë se çdo ilaç

Çdo mjaltë ka pothuajse të njëjtat veti biologjike, me faktin se disa lloje mjalti kanë pak më shumë nga disa përbërës, ndaj rekomandohen më shumë si terapi për disa sëmundje. Apiterapia është një degë e mjekësisë plotësuese që përdor produktet e bletëve për parandalimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve.

– Është një zonë e madhe, e mbuluar gjithnjë e më shumë nga kërkimi shkencor. Sukseset më të mëdha të apiterapisë janë në shërimin e plagëve, të infektuara me baktere rezistente ndaj të gjithë antibiotikëve. Këtu mjalti është i paprekshëm, por ai mjaltë duhet së pari të ekspozohet ndaj rrezatimit gama, në mënyrë që të eliminohen të gjitha sporet e mundshme të botulizmit, që gjenden në çdo produkt bujqësor, nga patatet, marulet dhe karotat, deri te mjalti, edhe pse përmban sasinë më të vogël.

Si të reduktoni problemet e gastritit me mjaltë?

Pelta mbretërore (qumështi i bletës) gjithashtu arrin një efekt të jashtëzakonshëm në një përgjigje më të mirë imune ndaj infeksioneve, falë proteinave aktive të pelte mbretërore. Mjalti gjithashtu redukton problemet e stomakut.

– Shkencëtarët kanë përcaktuar se nëse shpërndani 50 g mjaltë në 100 ml ujë të ngrohtë (deri në 45 gradë) dhe e pini, niveli i aciditetit në stomak ulet në tre të katërtat e pacientëve, nëse uji është i ftohtë (deri në 15 gradë) pastaj rritet aciditeti në të njëjtat tre të katërtat e të sëmurit. Një lugë mjaltë akacieje (20-25 g), e marrë një orë para gjumit, ul nivelin e sheqerit në gjak me 6 për qind pas 15 ditësh. Mjalti ul disi nivelin e kolesterolit për 7 për qind, trigliceridet, si dhe LDL (kolesteroli i keq) me 1 për qind, me faktin se rrit kolesterolin e dobishëm, HDL me 2 për qind, të gjitha këto janë konfirmuar nga shkenca. Këto mund të jenë vlera të vogla, por gjeni ushqime të tjera që kanë të gjitha këto efekte të dobishme.

Mjaltë kundër substancave kancerogjene dhe verdhëzës infektive

Gjithashtu është përcaktua një varësi statistikisht domethënëse e aktivitetit antioksidues të mjaltit, përmbajtjes së polifenolit në mjaltë dhe oksidimit in vitro të lipoproteinave në serumin e njeriut.

Continue Reading

Lifestyle

25 prill, Dita Botërore e Pinguinit

Më 25 prill është Dita Botërore e Pinguinit, një nga zogjtë më unik në planet.

Ka 18 lloje pinguinësh, dhe thuhet të jenë afërsisht 595,000 pinguinë të rritur sot dhe që nga lindja, ata kalojnë gjithë jetën e tyre rreth akullit të Antarktidës.

Këto krijesa të mrekullueshme gjithashtu inkubojnë vezët e tyre si zogjtë e tjerë por vetëm ata mund ta bëjnë këtë në temperatura afër -50 gradë Celsius në një temperaturë shumë të ulët dhe kjo është shumë ftohtë apo jo?

Pinguinët “Perandori” janë më të gjatët, rreth 4 metra të gjatë. Ndërsa më i vogli është “Little Blue”.

Dita Kombëtare e Penguinëve ka filluar në vitin 1972 nga Gerry Wallace ku 25 Prilli është gjithashtu data kur pinguinët Adelie fillojnë mëgrimin e tyre drejt veriut drejt Antarktidës.

Continue Reading

Lifestyle

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës, cilat ushqime mund t’i konsumoni çdo ditë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka disa ushqime që në çdo rast ju vijnë në ndihmë.

Dhe siç tashmë e dini , ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm dhe tëekuilibruar është i rëndësishëm për të qenë të shëndetshëm.

Megjithatë shpesh ndodh që zgjedhja e ushqimeve të duhura mund të jetë e ndërlikuar.

Nëse dëshironi të humbisni peshë, të keni një lëkurë me shkëlqim apo thjesht të lehtësoni punën e sistemit tretës, njihuni me disa ushqime që duhen ngrënë të paktën një herë në ditë për t’i përmbushur këto nevoja.

Për më tepër, ato gjenden me shumivë në treg dhe mund të përshtaten lehtësisht në regjimin tuaj ushqimor.

Perimet gjethe jeshile

Spinaqi, lakra jeshile, marulja e freskët dhe të tjera perime të tilla, janë një mënyrë e shkëlqyer për të rritur sasinë e vaktit që konsumoni pa u shqetësuar për kaloritë që po konsumoni.

Këto zarzavate janë plot me antioksidantë, vitamina dhe minerale, që janë të domosdoshëm për një sistem të shëndetshëm imunitar, flokë dhe lëkurë të fortë.

Ato janë gjithashtu të pasur me fibra dhe do t’ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë.

Vezët

Të pasura me proteina si dhe në yndyrna të shëndetshme, konsumi i rregullt i tyre rrit nivelet e kolesterolit “të mirë”, i cili lidhet me një rrezik më të ulët të shumë sëmundjeve.

Arrorët

Bajamet, shqemet, fistëkët, lajthitë, etj janë një burim i mirë i shumë lëndëve ushqyese kur konsumohen në formën e tyre natyrale.

Ato konsiderohen si një opsion i shkëlqyer kur dëshironi të konsumoni një meze të lehtë ndërmjet vakteve.

Janë gjithashtu të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe antioksidantë, duke përfshirë acidet yndyrore omega-3, të cilat mbështesin funksionin e trurit dhe mbrojnë nga sëmundjet e zemrës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING