Connect with us

Lifestyle

Gabime që i bëni përditë në punë…Ja si mund t’i shmangni

Ju mund të mendoni se “punonjësi i përsosur” punon pa pushim, kontrollon vazhdimisht emailet dhe nuk pushon asnjëherë apo nuk merr pushimet. Por ky është perceptim i gabuar. Në fakt, njerëzit më të suksesshëm kanë prirjen ta dinë se kur të shkëputen, të relaksohen dhe të rifokusojnë energjitë. Kështu që, nëse po kërkoni rritje page, rritje në detyrë apo qoftë edhe disa fjalë të mira nga shefi, ja disa gabime që bëhen zakonisht e që duhet t’i korrigjoni. Shefi do ta vlerësojë shumë produktivitetin tuaj, ashtu sikurse dhe ju vetë.

Vonoheni

Edhe nëse shefi të lejon ta vendosësh vetë orarin, sërish duhet të synosh të shkosh herët në punë. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se shefat kanë prirjen të vlerësojnë më shumë punonjësit që punojnë herët, duke i konsideruar më produktivë dhe më të ditur se sa ata që vijnë vonë. Edhe nëse punojnë të njëjtin numër orësh në ditë.

Gjëja e parë që bën, është të kontrollosh e-mailin

Duket sikur nuk ka kuptim, por ja që po të kontrollosh e-mailin që herët në mëngjes, ti i vë fre produktivitetit tënd, sipas ekspertes së menaxhimit të kohës, Julie Morgenstern. Të fillosh ditën duke iu përgjigjur 46966 e-maileve të vë menjëherë në gjendje stresi, dhe më vonë do të ta bëjë më të vështirë që të fokusohesh. “Kërkesat, ndërprerjet, surprizat e papritura dhe kujtesat bashkë me problemet nuk kanë fund”, thotë Morgenstern. Ekspertja rekomandon që të fillosh ditën me një detyrë të rëndësishme që kërkon fokus dhe më pas të kalosh te gjërat më të vogla, si përgjigja e e-maileve. “Shumë pak gjëra nuk mund të presin të paktën 59 minuta”, thotë ajo.

E-mailet i ke shumë të gjatë

Njerëzit super të suksesshëm përgjithësisht shmangin e e-maileve të gjatë, dhe kështu duhet të bësh edhe ti. Mendo pak se sa e-maile merr në ditë. Tani mendo se sa shumë e-maile të gjatë ke lënë të kalojnë pa i parë. Atëherë përse pret që të tjerët do të lexojnë e-mailet e tu të gjatë? Këshilla: Kufizoji e-mailet në pesë fjali, apo edhe më pak. Vetëm sigurohu që të jenë të gëzueshëm me qëllim që të mos dukesh si i/e pasjellshme.

Rri ulur në tavolinën tënde

Të rrish ulur, dhe jo në këmbë nuk është thjeshtë gjë e keqe për shëndetin. Në të njëjtën kohë të bën më pak të angazhuar dhe kreativ në punë. Një studim i ri i Olin Business School në Universitetin e Uashingtonit tregon se të qëndruarit në këmbë ndërkohë që janë angazhuar në një projekt grupi i bën punëtorët më kreativë, më entuziastë, më pak mbrojtës të ideve të tyre dhe më të gatshëm të bashkëpunojnë, se sa kur rrinë ulur. Një prej bashkautorëve të studimit, një profesor në Universitetin e Uashingtonit thotë se “nëse punon në një vend ku rri në këmbë, do të lëvizësh më shumë, dhe për këtë arsye do të aktivizohesh më shumë fizikisht. Trupi do të jetë “i ndezur”.

Përpiqesh të bësh shumë gjëra njëherësh

Me shumë gjasa, ndërkohë që lexon këtë shkrim, ke të hapura edhe gjashtë faqe të tjera interneti dhe je i bindur se të gjitha janë njësoj të rëndësishme. Dhe ndërkohë po bën një telefonatë. Dhe ndoshta po ha edhe drekë. Por studimet tregojnë se duhet që të fokusohesh në një sfidë me qëllim që ta bësh si duhet. Truri ynë mund të xhonglojë me lehtësi detyra të lehta e të vogla, por detyrat që kërkojnë fuqi reale të trurit kanë nevojë për përqëndrimin tënd të plotë. Kujtesa jote afatshkurtër nuk mund të përpunojë dy rrjedha të ndryshme informacioni njëkohësisht, dhe rezultati është që do të bësh një punë të keqe për të dyja detyrat. Kur lexon diçka ndërkohë që njëkohësisht përpiqesh t’u përgjigjesh e-maileve, për shembull, ti nuk do të mbash mend asgjë nga ajo që ke lexuar. Dhe nëse nuk e mban mend, nuk do të mundesh ta citosh si duhet më vonë.

Nuk mban shënim për ditën tënde

Ditarët nuk janë vetëm për adoleshentë të fiksuar pas fotove të vetvetes dhe Justin Bieberit. Janë edhe për ty. Nëse çdo ditë gjen pesë minuta kohë të shkruash çfarë ke mësuar, çfarë shkoi mirë dhe çfarë nuk shkoi dhe aq mirë gjatë ditës së punës, atëherë kjo do të të ndihmojë të çlirohesh disi nga stresi, të identifikosh zgjidhje për problemet dhe madje të arrish edhe në ide brilante që do të rrisin shumë profilin tënd në vendin e punës. Gjithashtu, kjo do të të kujtojë “stokun” e sukseseve të tu dhe jo të dështime, sipas Theresa Amabile, bashkëautore e “Parimi i progresit: përdorimi i fitoreve të vogla për të nxitur gëzimin, angazhimin dhe kreativitetin në punë”.

“Një prej arsyeve të mëdha për të mbajtur një ditar është që të regjistrosh fitoret e vogla që përndryshe do i rrëshkasin kujtesës tënde”, thotë Amabile. “Mund ta shfrytëzosh parimin e progresit dhe të lejosh që të shtysh veten përpara duke kuptuar që po bën progres. Dhe është e dobishme gjithashtu të regjistrosh edhe dështimet, pasi në të ardhmen të ndihmon të shmangësh pengesat për progresin tënd”.

Nuk del për “pushimin e lumtur”

Të gjithë kanë nevojë të çlirojnë stresin. Disa e bëjnë duke shkuar një orë në palestër. Të tjerë të hanë një akullore. Por për shumëkënd në një vend tipik të punës, çlirimi i stresit bëhet para një gote birrë të ftohtë në banakun e një lokali. Je apo nuk je pijedashës, duhet të mendosh që të shkosh në një lokal pas pune herë pas here, shkruan bota.al, tansmeton Klan Kosova. Është një shans i madh për takime dhe për t’u miqësuar me shokët e punës. Shmangia e aktiviteteve jashtë vendit të punës me kolegët mund të të bëjë të dukesh si dikush që nuk shkon me të tjerët. Dhe nuk është përshtypja që do të doje të lije në vendin e punës.

Nuk ke një hobi

Nxitja e interesave të tu krijues të bën në fakt një punonjës më të mirë, sipas një studimi të kohëve të fundit të Universitetit Shtetëror të San Franciscos. Shpenzimi i energjive mendore për dicka që nuk ka fare të bëjë me punën – një instrument muzikor, apo edhe thjeshtë një libër – të bën më shumë produktiv kur rikthehesh në zyrë. Në një deklaratë për shtyp, përgjegjësi i studimit tha se hobi kreativ i bën punonjësit të ndihen më të rifreskuar dhe produktivë ditën tjetër. Po kështu, pjesëmarrësit në studim ishin më kreativë dhe më të prirë të ndihmonin kolegët në punë.

Nuk merr pushime

Ti mund të mendosh se po tregohesh i ndërgjegjshëm dhe punëtor i madh kur shmang pushimet, por ti vetëm sa po i bën dëm vetes. Marrja e disa ditëve pushim të rikarikon bateritë dhe është po aq e mirë për produktivitetin dhe kreativitetin tënd në punë, sa është edhe për shëndetin. “Pushimet nxisin kreativitetin, ofrojnë një perspektivë të re për zgjidhjen e problemeve, përmirësojnë marrëdhëniet dhe rrisin produktivitetin”, thotë Dr Glenn D. Braunstein, zëvendës president i Cedars-Sinari. “Mund të të shpëtojë edhe jetën”.

As gjatë ditës nuk pushon

Në vitin 2012, vetëm 1 në 5 amerikanë hanin larg tryezave të punës në kohën e drekës, një tendencë që duket e përgjithshme. Por ndërprerja e herëpashershme e punës i bën punonjësit më produktivë dhe rrit fokusin. Edhe dalja për një shëtitje të shkurtër gjatë itës së punës mund të përmirësojë kujtesën dhe vëmendjen me 20 përqind, sipas një studimi të Universitetit të Michiganit. Ose nëse nuk të pëlqen, po të shohësh fotografi të natyrës mund të rikarikosh një tru të lodhur më mirë se sa duke mbushur një tjetër filxhan me kafe.

Po sakrifikon shëndetin dhe gjumin

Pas një dite të gjatë në punë, mund të mos kesh energji për të shkuar në palestër. Do vetëm të zhytesh në kolltuk me një pjatë me djathëra dhe të përpiqesh ta harrosh ditën e lodhshme me në një film. Ose e merr punën me vete në shtëpi dhe qëndron vonë, duke u përpjekur të fitosh pakëz avantazh për ditën tjetër. Sido që të jetë, po i bën dëm të madh vetes.

Të ngrënurit si duhet, ushtrimet dhe gjumi i mjaftueshëm janë të gjithë elementë që ndihmojnë në rritjen e produktivitetit të punonjësve. Ushtrimet rrisin kreativitetin dhe reduktojnë ndjenjat e stresit, që mund të shkaktojnë dëme në shëndet dhe ulje të produktivitetit. Dhe nëse ha ushqimet e gabuar, në shtëpi apo në drekë në punë, më vonë do të ndihesh letargjik dhe joproduktiv.

Sistemi i eliminimit të mbetjeve që ka truri ynë vihet në funksionim të plotë kur ti fle gjumë, duke e pastruar kështu mendjen në përgatitje për ditën tjetër. Dhe ndërkohë që ti fle, truri yt vepron si një ilaç mrekullish, duke forcuar kujtesën, riparuar qelizat, rregulluar metabolizmin dhe mësuar detyra të re motore. Të gjithë këto të rikarikojnë për në punë ditën tjetër – diçka që edhe shefi yt, edhe ti vetë do ta vlerësoni.

Lifestyle

Rreziqet nga takimet online

Aplikacionet për takime tani janë bërë një mënyrë shumë normale për të takuar njerëz të rinj dhe për të gjetur partnerë, por gjithmonë ekziston një rrezik.

Në përgjithësi, rreziqet që hasen në aplikacionet e takimeve janë të njëjta me ato që hasen në mediat e rregullta sociale. Me ndryshimin që, mbase, brenda kontekstit të takimeve në internet, takimi i drejtpërdrejtë merret pothuajse gjithmonë në konsideratë, i cili është potencialisht një element i rrezikut konkret.

Ata do t’ju dërgojnë gjëra që ju nuk dëshironi – Rreth 51% e grave të pajtuara në aplikacione takimesh thonë se kanë marrë materiale seksuale të qarta dhe të pakërkuara. Shifrat reale janë ndoshta edhe më të mëdha.

Ata do t’ju tregojnë gjëra të këqija të pavërteta – 45% e grave raportojnë se u janë nënshtruar mesazheve agresive. Shaka të vogla, fyerje, kërcënime, nxitje për vetëvrasje, fraza mizogjinie, seksizëm, vrasje femërore. Dhe pastaj përsëri keqdashje, mashtrime, meme dhe mesazhe urrejtëse ndaj gruas dhe ekzistencës së saj. Pak a shumë, ky është thelbi i gjithë poshtërsisë që gratë janë të detyruara të lexojnë çdo ditë.

FOBO (Frika nga opsionet më të mira) – Frika se ka mundësi më të mira, është një pasojë e pakëndshme dhe e natyrshme e takimeve në internet që na bën të kemi frikë se mos humbasim opsione më të mira sesa ato që shfaqen thjesht dhe që na bën të lëvizim furishëm në aplikacion duke kërkuar profile më të mira, buzëqeshje më të bukura, muskuj më të skalitur.

Rreziqet “reale” – Përveç rreziqeve të lidhura thjesht me botën virtuale në të cilën lëvizim në aplikacionet e takimeve, është e rëndësishme të mos harrojmë rreziqet më “klasike”, ato që mund të hasim në të vërtetë në jetën reale, dhe për këtë arsye momenti i takimit. Dhe këtu duhet të zbatojmë një sërë rregullash që në teori duhet t’i dimë tashmë përmendësh për të mbrojtur sigurinë tonë personale.

Continue Reading

Lifestyle

Mashkulli ideal ekziston, këto janë shtatë karakteristikat e tij

Gjetja e njeriut ideal nuk është e lehtë, por bëni mirë që në kokën tuaj të keni disa ide të qarta rreth mashkullit perfekt me të cilin vendosni të lidhni jetën

Përveç imagjinatës suaj, kuptohet. Këtu janë shtatë tiparet e djalit të përsosur, që çdo grua do donte ta kishte në krahë.

1. Ai është në gjendje t’ju dëgjojë

Dëgjimi aktiv është një aftësi që nuk duhet të nënvlerësohet dhe djali i përsosur me të vërtetë e merr në konsideratë atë që ju i thoni atij dhe nuk fle gjumë ndërkohë që ju flisni, qoftë edhe për gjëra fare të parëndësishme.

2. Është i ëmbël në shtrat

Edhe intimiteti është shumë i rëndësishëm. Në një marrëdhënie hipotetike romantike dhe ideale, njeriu mund të komunikojë hapur me ju dhe ju jeni në gjendje të hapni plotësisht veten tek ai.

3. Ai është besnik

Djali që dëshiron çdo grua është ai që mund të shohë dhe të mendojë vetëm për ty. Besnikëria është një virtyt i madh në një marrëdhënie serioze.

4. Kujdeset për pamjen e tij

Gratë duan të kenë në krahë të tyre një djalë i cili është i veshur mirë dhe kujdeset për veten, si edhe për aspektin higjienik. Dhe njeriu ideal lahet çdo ditë dhe vishet bukur.

5. Ai është i pëlqyeshëm

Një ndjenjë e humorit është gjithmonë shumë e çmuar nga gratë, të cilat duan të merren me gjithçka ndodh përreth dhe të qeshin me partnerin e tyre.

6. Ai është inteligjent

Një grua nuk i pëlqen njerëzit pa mend në kokë e që nuk janë në gjendje të mendojnë ose të flasin për gjëra serioze. Një njeri inteligjent është gjithashtu një njeri i kulturuar, i cili studion dhe di shumë gjëra.

7. Ai është i sjellshëm

Në një marrëdhënie, mirësia është thelbësore, sepse të gjitha gratë duan të trajtohen mirë. Njeriu ideal është një kavalier, i cili hap derën për të dalë nga makina, i cili ju derdh verë në gotë së pari dhe gjithmonë ju bën kompliment për mënyrën se si jeni veshur.

Continue Reading

Lifestyle

Pse duhet të konsumoni sa më shumë arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez.

Disa nga arsyet pse duhet të hani arra rregullisht është sepse:

Arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se arrat janë në gjendje të ulin nivelin e kolesterolit.

Arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve

Për shkak të shumë antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese anti-inflamatore që gjenden te arrat, komuniteti shkencor ka zbuluar se arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, kolorektalin dhe prostatën.

Arrat mbështesin funksionin e mirë të trurit

Disa studime sugjerojnë se arrat janë të mira për trurin dhe kujtesën tuaj. Një studim zbuloi se arrat përmirësonin ndjeshëm aftësitë e të mësuarit, kujtesën dhe ankthin.

Arrat ju ndihmojnë të keni një plakje të shëndetshme

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme që përmirësojnë trurin tuaj dhe ju ndihmojnë të plakeni mirë.

Një studim vëzhgues i mbi 50,000 grave të moshuara tregoi se ato me dietat më të shëndetshme kishin një rrezik 13% më të ulët të problemeve shëndetësore dhe arrat ishin ndër ushqimet që dhanë kontributin më të fortë në një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING