Connect with us

REAGIM

“Game of Thrones” në Rusi, gara për pasuesin e Putinit

Nga Roman Anin, Worldcrunch

Rusia renditet sot si ndër regjimet më të izoluara dhe më çnjerëzore në botë, dhe kjo jo vetëm për shkak të luftës por si pasojë e dy dekadave të degradimit politik  dhe moral të shtetit rus.

Dhe duhet të përmendim gjithashtu se klanet që rrethojnë Putinin u ngajnë grupev të krimit të organizuar. Disa prej tyre komandojnë ushtritë e tyre, si lideri i Grupit Vagner Yevgeny Prigozhin dhe kreu i Rosgvardia, Viktor Zolotov. Të tjerët, si Nikolai Patrushev, kreu i Këshillit të Sigurimit, kanë njësitë e tyre të sigurisë.

Dhe asnjëri prej tyre nuk i nënshtrohet asnjë ligji.

Arbitri i Kremlinit

Luftërat e tyre mund të quhen konvencionalisht luftëra të ftohta: ato u zhvilluan në hije nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe viktimat, oficerë sigurie, njerëz të biznesit dhe zyrtarë të klaneve kundërshtare  kanë humbur lirinë por jo jetën e tyre (megjithëse ka pasur përjashtime), raporton abcnews.al.

Në gjithë këto vite, Putin ka vepruar si një lloj arbitri në konfliktet e rrethit të tij të brendshëm. Ai ka siguruar një ekuilibër të pasigurt fuqie midis fraksioneve ndërluftuese, sepse secili e dinte se pa Putinin, nuk do të kishte ekuilibër, dhe do të shpërthente një luftë e të gjithëve kundër të gjithëve.

Por asgjë nuk e dobëson aq shumë fuqinë e një diktatori sa plakja dhe disfatat ushtarake. Ndërsa afrohet fundi i Vladimir Putinit, qoftë politik apo fizik,  luftërat e ftohta për pushtet të klaneve rreth e rrotull tij kanë më shumë gjasa të përshkallëzohen në luftëra të nxehta.

Dhe në betejën për atë që do ta pasojë, fituesi nuk do të jetë një klan, por ai që mund të krijojë koalicionin më të fuqishëm.

Brutaliteti kundër inteligjencës

Skicat e një koalicioni të mundshëm janë shfaqur që pas disa muajsh nga nisja e luftës në Ukrainë: një aleancë midis Prigozhin dhe Kadyrov.

Kjo dyshe mund të bashkohet me klanin e kreut të Rosgvardia, Viktor Zolotov, i cili e njeh mirë Prigozhin që nga kohët kur ai ishte “banditi  i Shën Petersburgut” dhe është në kontakt të ngushtë me udhëheqësin e Çeçenisë.

Le ta quajmë këtë treshe “koalicioni i gjakatarëve”. Përparësitë e saj: brutaliteti, vendosmëria dhe ushtria e tyre e fuqishme e përbashkët.

Një tjetër koalicion që mund të shfaqet gjatë luftës për pushtet është aleanca e njerëzve më me ndikim. Miqtë e Vladimir Putin dhe anëtarët e tjerë të KGB-së. Le ta quajmë këtë “koalicion i miqve”.

Sido që të jenë kontradiktat që përçajnë Kovalchuk, Patrushev, Tokarev dhe Timchenko, edhe ata ndihen të kërcënuar nga “koalicioni i gjakatarëve”.

Nëse do të dalë vërtet në skenë një koalicion i tillë, avantazhet e tij të pakushtëzuara do të ishin burimet e mëdha financiare (këta njerëz zotërojnë të gjithë Rusinë), dhe kontrollin mbi shërbimet speciale, që edhe pse janë inferiorë ndaj “ushtrisë së gjakatarëve” sa i përket fuqisë sulmuese, kanë një inteligjencë dhe potencial intelektual shumë më të madh, raporton abcnews.al.

Urrejtja ndaj klasës sunduese dhe Ukrainës

Së fundmi , një organizatë e tretë e cila u shfaq menjëherë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, por që nuk e ka gjetur ende udhëheqësin dhe strukturën e vet përfundimtare, është “koalicioni i patriotëve”.

Anëtarët e saj nuk e kanë njohur ende veten si komunitet, por lufta ka zgjuar vlerat, urrejtjen dhe aspiratat e përbashkëta.

“Koalicioni i patriotëve” e urren klasën sunduese ruse për korrupsionin dhe humbjet e saj ushtarake. Por nga ana tjetër e refuzon “koalicionin e gjakatarëve” për lidhjet e tyre me qeverinë aktuale, kriminelët dhe Çeçeninë.

Ky koalicion ka avantazhe të mëdha.

Ai kundërshton korrupsionin e qeverisë aktuale dhe e mbështet shkatërrimin e plotë të Ukrainës, një pikëpamje që përputhet me interesat e shumicës dërrmuese të popullsisë ruse.

“Koalicioni i patriotëve” është një kalorës i errët në luftën për pushtet dhe suksesi i tij varet kryesisht nga ai që do të bëhet udhëheqës.

Miqtë e Putinit kundër gjakatarëve të regjimit

“Koalicioni i miqve” garanton fatin e atyre që janë më pak të etur për gjak: Drejtuesit dhe anëtarët aktivë të klaneve kundërshtare kanë më shumë arsye që të kenë frikë.

E ardhmja e Rusisë do të bjerë në duart e fëmijëve të elitës aktuale.

Pra të rinjve që kanë më shumë gjasa të zgjedhin festat e tyre të preferuara në Monako dhe pistat e skive Courchevel mbi idenë për ta kthyer vendin në një Kore të Veriut, duke pasur në kufi një luftë që nuk përfundon kurrë, raporton abcnews.al.

Le të supozojmë për një moment se fiton “koalicioni i patriotëve”. Në mënyrë të pashmangshme Rusia do të përballej me një diktaturë ushtarake, sepse fitorja në front kërkon një dorë të fortë dhe një luftë të pamëshirshme kundër tradhtarëve në vend. Askush nuk e di se sa do të zgjasë kjo diktaturë.

Për shembull Koreja e Veriut ka qenë në këtë gjendje për më shumë se 70 vite. Nëse  fiton “koalicioni i gjakatarëve”, Perëndimi dhe Kina do të detyrohen t’i përgjigjen një pyetjeje të ndërlikuar: A do të jenë gati të pranojnë një nga arsenalet më të mëdha bërthamore në botë që të përfundojë në duart e një trinie të bukur: një donzhuan që drejton një orkestër sadistësh të armatosur, një ish-roje sigurie në presidencë i famshëm për aftësitë e tij njohëse dhe një akademik çeçen që pëlqen torturat dhe ekzekutimet pa gjyq?

Fundi i rrugëtimit për Putinin

Mëgjithatë kjo lojë për pushtet do të përfundojë një ditë dhe tashmë është e qartë se Vladimir Putin nuk do të luajë një rol të rëndësishëm në të. Ai ka përjetuar gjënë më të keqe që mund t’i ndodhë një diktatori: në vend të frikës, po trajtohet me përbuzje.

Ai po e kërcënon Perëndimin me raketat e tij, dhe Perëndimi e karikaturon atë si një majmun të varur mbi një buton të armëve bërthamore. Ai shkruan fjalime që zgjasin me orë të tëra, të cilat zëdhënësi i tij për mediat premton se do t’i shqyrtojë e gjithë bota, raporton abcnews.al.

Por bota po i jeton si përsiatjet e një të çmenduri që flet me tërbim për fundin e botës.

Ai pozon si mashkulli Alfa në tufën e tij. Por edhe anëtarët e tij më të rinj të regjimit e quajnë atë një frikacak që “trembet hapur për jetën e tij në kulmin e një luftë të madhe dhe të vështirë”.

Përballë kësaj stigme, fundi i karrierës apo jetës së tij po i afrohet gjithnjë e më shumë.

OPINION

‘Kryeministri i shikon vartësit si minj’/ Reagim i fortë nga Endi Tafani

Nga Endri Tafani
Përmbledhja e konferencës së shtypit të Kryeministrit sot.
1. Kryeministri i shikon vartësit si minj dhe qeveria dhe administrata është thjesht një grumbull minjsh. Dikush duhet ti tregoje Kryeministrit që minjtë nuk rrinë në vende të pastra se ngordhin për bukë.
2. Kryeministri e ndjen veten në rrethim në një kështjellë dhe dikush po tenton t’i helmojë ujin. Është kuriozitet normal të zbulohet kush do jete kali i bardhë që do gjeje ujësjellësin, sipas romanit të Kadaresë, por krahasimi i qeverisë me një kështjellë, fortifikata, ushtarë, agjent, armiq luftë tregon shumë për mentalitetin e Kryeministrit përtej pallavrave bajate për bashkëqeverisje, podcaste trendy etj.
3. Kryeministri i ekzekutivit nuk mburret dot me rezultatet e ekzekutivit, por mburret me rezultatet e gjyqësorit. Mund të ishte mburrur dhe me rezultatet e Interit në kampionat, ishte e njëjta gjë.
4. Kryeministri kreu i ekzekutivit nuk di gjë për vjedhjet,por çuditërisht opozita që nuk ka lidhje fare me ekzekutivin i di te gjitha. Logjikisht i bie që mbase duhet opozitë në krye të vendit. Minimumi opozita do dije se çfarë ndodh brenda ekzekutivit. Një hap i vogël por pozitiv në krahasim me ku jemi.
Nuk e di kush ia bën së fundi fjalimet Kryeministrit por kishte aq shumë fiasko logjikë sa alternativat mund të jenë dy. Ose është intoksikuar totalisht e nuk di çfarë thotë, ose e di që populli prapë do e votojë e nuk ia ndjen për budalliqet që lëshon nga goja, mjafton që të mbushë kohë televizive.
Continue Reading

OPINION

“Fajet” e Albinit, si shërbeu Shqipëria për përkëdheljen e Serbisë

Nga Enton Abilekaj

Nuk është e lehtë të kuptohet çfarë ndodh brenda dhomës ku Albin Kurti ulet me orë të tëra përballë Aleksandar Vuçiç. Jo për herë të parë, pjesëmarrësit pas takimit jepnin informacione kundërshtuese, por për herë të parë, Kryeministri i Kosovës, u quajt fajtor edhe nga përfaqësuesi i lartë i BE, Borrell dhe nga lehtësuesi i bisedimeve, Lajçak. Për herë të parë Vuçiç u paraqit kontruktiv dhe vullnetmirë, ndërsa Kurti, ishte i detyruar të replikonte edhe me Lajçak, duke mos e njohur më si palë të tretë, të paanshme.

Një herë e parë jo e papritur. Që nga takimi i parë, kur Vuçiç u shokua nga 5 pikat e Kurtit, ekuilibrat kanë ndryshuar ndjeshëm. Konflikti në Veriun e Kosovës dhe qëndrimi i Përëndimit në favor të Serbisë që dërgoi banditët për të rrethuar komunat, ishte një këmbanë konfirmimi, për të gjithë ata që kishin filluar të dyshonin se përkëdhelja deri në joshje që po i bëhej Serbisë, mund ta sakrifikojë edhe Kosovën. Se ndryshimi i ekuilibrave perëndimore nuk mund të fshihet më kur ka ndryshuar kahje. Replikat e Kurtit me Blinken apo Osmanit me Macron, janë vetëm episode groteske të një përplasjeje krejt të pabarabartë, që konfirmojnë se Kosova është tashmë pa plan, pa aleatë, në një betejë vendimtare.

Nuk dihet sa është përgjegjësia e Kurtit në këtë ndryshim të qëndrimeve perëndimore, por është e vështirë të besohet se sjellja e tij do të përcaktonte strategjinë e Perëndimit në Ballkan. Me kokëfortësinë e tij të vënë në dukje edhe nga liderët perëndimorë, ka tërhequr vëmendjen, ka acaruar nervat dhe ka ndërprerë një projekt, të paktën përkohësisht, por nuk mund të përmbyste kurrsesi një strategji të hartuar në kushtet e rikompozimit të Botës dhe rireshtimit të fuqive të mëdha, që po reflektohet në luftën e Ukrainës.

Serbia që e ka patur gjithmonë statusin e një trupi europian me kokën në Moskë, për herë të parë që nga ekzistenca, po trajtohet si një shtet sovran, si një trup që mund të braktisë kokën, ose ta ndërrojë me një tjetër në Bruksel. Në këtë përpjekje më shumë se të guximshme të Perëndimit, për fat të keq ka ndihmuar edhe Shqipëria.

Që në fillimin e kësaj ideje, Tirana zyrtare, i ka dhënë statusin e një shteti paqësor, sovran dhe europian Serbisë. Takimet e shpeshta me Vuçiçin, më pas projekti për shkëmbimin e territoreve, pastaj iniciativa e Novi Sadit që u shndërrua në Ballkan i Hapur, i dha Vuçiçit statusin e njeriut paqësor, që ndan vlera perëndimore dhe mund të jetë i pavarur nga Putini dhe Beogradi mund të jetë qendra politike e Ballkanit Perëndimor, me kushtin që Tirana të ishte e dyta.

Përveç kësaj, me Ballkanin e Hapur, por edhe më parë me politikat e hapjes ekonomike, Shqipëria i siguroi Serbisë një treg shqiptar për të çliruar energjinë e investimeve të huaja përfshirë Ruset dhe Kinezet në miliarda dollarë. Kështu, flirtimi i hapur i Serbisë me Rusinë dhe Kinën, në vend ta izolonte, e shndërroi Beogradin në qendrën ekonomike të Ballkanit Perëndimor.

Me statusin e qendrës politike dhe ekonomike të Rajonit, Serbia mund të negocionte me Perëndimin më shumë se të dyja shtetet shqiptare. Ky nuk ishte avantazhi i vetëm strategjik që Edi Rama i fali Vuçiçit. Përveç fuqizimit të Serbisë, i dhuroi edhe përçarjen e shqiptarëve. Ai e izoloi Ramush Haradinajn në Berlin, pastaj Thaçin dhe Hotin për Ballkanin e Hapur, deri te konfikti me Albin Kurtin që u shpalos qartë pikërisht në momentin kur Kosovës i duhej më shumë Shqipëria.

Konflikti në Veri e gjeti Kosovën më të vetmuar se kurrë, pasi Edi Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Gjakovë, duke shënuar sanksionimin e parë të Kosovës.

Sot, kur konstatohet me dëshpërim kapërcimi spektakolar i Perëndimit nga Kosova te Serbia, nuk mund të lihet pa u thënë se një dorë e ka dhënë Shqipëria, të paktën në 8 vitet e fundit, kur ideja e rehabilitimit filloi të hidhej në tregun ndërkombëtar.

Ashtu si tha në Bruksel që nuk duhet bërë presion ndaj Serbisë për t’ i vënë sanksione Rusisë, ashtu si bëri në kulmin e krizës duke sanksionuar Kosovën dhë në analizën e fundit përpara nisjes për në New York, ku shprehu qëndrimin neutral të Shqipërisë dhe paqartësinë e pafajshme të Serbisë, Edi Rama ka ndihmuar, me aq sa ka patur fuqi, që gradualisht të shkohej aty ku jemi sot.

E vetmja mundësi që i ka mbetur Kosovës së vetmuar, është të rezistojë derisa të mos jetë më e njëjta situatë. Të paktën derisa Kosova ta ketë Shqipërinë në krah.

Continue Reading

OPINION

Dhuna e fisit Rraja me shkopa bejsbolli/ Dervishi ironizon: Ishte thjesht film

Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për grupin e fisit Rraja që rrahu me shkopa bejsbolli dy persona, nga “plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim në “plagosje të lehtë me dashje”.

Në fakt edhe kështu duket se po i bien në qafë personave me “shkopa bejsbolli”, prokurorët e kanë patur kohën e mjaftueshme, sepse çudia më e madhe zgjat vetëm tri ditë! Prokurorët mund të thonin se ishte “keqkuptim” ose ishte një film, me saktë një “skenë filmi”.

Nuk ka patur nevojë prokuroria të priste disa muaj për të administruar ”provat” për të arritur në këtë konkluzion provat janë sheshit dhe i kanë parë të gjithë me përjashtim të prokurorëve sylesh.

E gjitha ka qenë një keqkuptim. Personat me shkopa bejsbolli po luanin film. E xhiruan vetë skenën (provohet lehtësisht kamera, regjia) madje jo vetëm e xhiruan, por edhe e publikuan.

Nëntë persona me shkopa bejsbolli thjesht kanë shkuar për të xhiruar një film, dhe si në çdo film ajo që duket si “rrahje brutale” në fakt është aktrim i klasit të lartë.

Sikundër e panë të gjithë aty kishte edhe një pistoletë, edhe një shkop gome krahas “shkopave të bejsbollit”, u dëgjuan edhe thirrje “vrite, vrite”, ulërima dhe rënkime. Të gjitha këto janë prova të qarta se ka qenë film, ndryshe mos o Zot nuk mund të fyhen kaq shumë 9 burra të armatosur me armë dhe hunj dhe t’u thuhet se keni kryer “plagosje të lehtë”?! Eshtë turp. Njeriu për një burrëri jeton. Vetë te akuzuarit nuk duhet ta pranojnë këtë turp.

Tani që sipas prokurorëve gjenial, kemi të bëjmë me një “plagosje të lehtë”,

a duhet t’i kthehet mandati deputetit Rrahaj?

A duhet të reflektojë kryeministri Rama dhe të kthejë në detyrë ministrin e Brendshëm Çuçi?

A duhet të kthehen në punë policët e përjashtuar, oficerët e policisë të transferuar për një “plagosje të lehtë”?

Po tre personat e shpallur në kërkim a do t’i kërkoj kush falje?

Po media a duhet të kërkojë falje për raportimin?

Po lajmet për nisjen e hetimit ndaj guroreve a duhen përgėnjeshtrua sot?

P.S. Të ndaluarit për këtë ngjarje janë thjesht njerëz të pafat. Nëse viktima e tyre do të ishte ndonjë prokuror,  pra prokurori të provonte në kurriz “shkopat e bejzbollit, shkelmat dhe qytën e pistoletës”, atëherë çështja do të zgjidhej me burrni dhe nuk do të ndodhte gjithë ajo tollovi që mori kokën e ministrit të Brendshëm dhe fytyrën e kryeministrit.

P.S. 2. A e dinë prokurorët kaqolë se çfarë është terrori dhe akti terrorist? Është ushtrimi i dhunës si mjet për të perhapur panik dhe frikë…

Continue Reading

Aktualitet

E veshur me bikini dhe e mbuluar me çokollatë, imazhi i gruas në restorantin italian shkakton reagime të forta

Një grua me bikini qëndron e shtrirë mbi tavolinë, me trupin e mbuluar me çokollatë.

Kjo ishte panorama që u ofrohej pushuesve në një resort luksoz në Golfo Aranci në Sassari të Italisë. Një turist që kishte zgjedhur këtë resort postoi foton në profilin e tij në Linkedin në 15 gusht, ku i indinjuar thotë se “trupi femëror është shfaqet si objekt”.

Të menjëhershme kanë qenë reagimin në rrjet, teksa njerëzit kritikojnë zgjedhjen e resortit.

“Mbeta pa fjalë duke parë këtë skenë, në tavolinë një vajzë ‘me kostum çokollateje”, e shtrirë mes ëmbëlsirave”, shkruan sipërmarrësi nga Lombardia.

“Si është e mundur që të lejohen sjellje të tilla, ku trupi i një gruaje, i një punëtoreje, barazohet me atë të një enë për të kënaqur syrin djallëzor të dikujt”, shton ai.

Pas postimit të biznesmenit, erdhi reagimi i hotelit, ku kërkon ndjesë dhe shkruan se “jemi të përkushtuar për të ruajtur vlerat e përbashkëta”.

“Kemi lexuar me shumë vëmendje postimin që keni publikuar në lidhje me episodin fatkeq të ndodhur në resortin tonë gjatë mbrëmjes së 15 gushtit. I kërkojmë ndjesën më të sinqertë familjes vajzës dhe të gjithë klientëve. Duam të theksojmë se çdo ditë jemi të përkushtuar për të praktikuar vlerat e deklaruara, ndër të cilat si prioritet është respekti për bashkëpunëtorët dhe mysafirët tanë. Na vjen keq për incidentin dhe dëshirojmë të ritheksojmë me vendosmëri se kurrë nuk kemi pasur qëllim të përfaqësojmë vlera të tjera përveç atyre që përqafojmë me vendosmëri. Ne do të vazhdojmë të punojmë që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, shkruhet në reagimin e hotelit./topchannel

 

Continue Reading

OPINION

Turistët italianë ikën pa paguar/ Dervishi: Pjepri e ka bishtin prapa

Nga Lufti Dervishi
Pas zhurmës së madhe për një faturë të pa paguar me vlerë 80 euro ka ardhur menjëherë reagimi italian:
“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, thotë deklarata e ambasadës italiane.
Parimi i reciprocitetit është normë themelore në marrëdhëniet ndërkombëtare
Për reciprocitet imagjinoni të lexoni neser një deklaratë të ambasadës shqiptare ne Itali:
“Sipas porosisë së Kryeministrit Edi Rama, kryem pagesën e llogarisë së dëmit të bërë nga një grup “skifterësh” shqiptarë në një lagje të Milanos. Shqiptarët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla me skifterë të mos përsëriten më”
Vlera e nje fature të skifterëve luhatet nga 100-500 mijë euro
Pjepri(Meloni ne italisht) e ka bishtin prapa…

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING