Connect with us

Aktualitet

Gara për kreun e SPAK/ KLP cakton datën kur do pyeten kandidatët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), ka caktuar datën se kur do të pyesë katër kandidatët për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Bëhet me dije se intervistimi do të kryhet në datën 11 dhjetor 2025, ora 9:00.

Prokurorët Adnand Xholi, Klodian Braho, Doloreza Musabelliu dhe Elvin Gokaj pasi të dëgjohen dhe të pyeten, do të votohen.

Kreu i ri i SPAK, pritet të zëvendësojë Altin Dumanin, mandati i të cilit përfundon më 18 dhjetor të këtij viti. Pas kësaj date, Dumani do të vijojë të mbajë stafetën e prokurorit të posaçëm.

Advertisement