Connect with us

Aktualitet

Gjergj Luca ‘shokon’ rrjetin me veprimin e fundit, pastron varrezat për ditëlindje

“Çmenduritë” e biznesmenit dhe sipërmarrësit, Gjergj Luca nuk kanë të ndalur!

Këtë 49-vjetor të lindjes, ndryshe nga shumica e personave që zgjedhin ta festojnë duke u argëtuar, Gjergj Luca ka zgjedhur ta festojë ndryshe.

Biznesmeni ka shkuar te varrezat e Labinotit dhe ka pastruar varrezat nga barërat e këqija. Aty pranë është gjendur Myftiu i Elbasanit, Agim Duka, i shoqëruar nga Imami i fshatit dhe të dy kanë komunikuar me sipërmarrësin.

Zoti Myfti, sot kam ditëlindjen, bëj 49 pranvera dhe kam ardhur këtu te vendi i mirë, për të bërë punë, për të pastruar këtë vend se të gjithë këtu do të vijmë.

Këtë e ke çun të mirë (I referohet hoxhës), ky është çun i mirë. E ka xhaminë mbi fabrikë, komshiu im dhe kur ndonjëherë nuk më bie zilja në mëngjes, ky fillon këndon fiks dhe ma nxjerr gjumin e me vrap shkoj te puna”, u shpreh Gjergj Luca.

Ai la edhe një amanet për hoxhën, që kur të ndërrojë jetë, ta varrosë me duar jashtë, që t’u tregojë mediave dhe personave që e akuzojnë se nuk ka marrë asgjë me vete.

Myfti, të lutem shumë, a mund t’i lë një amanet unë këtij? (I referohet sërish hoxhës) Ky është çun i ri, ne kemi përafërsisht një moshë. Pashë të madhin Zot, kur të më fusni te vendi, m’i lër duart përjashtë që të shohin këta horrat e tallavasë së mediave që nuk kam marrë gjë aty brenda. Aman hoxhë, për Zotin, vetëm dy duart m’i lini jashtë dhe pjesën tjetër futeni brenda”, deklaroi biznesmeni.

 

Nga ana tjetër, Myftiu i Elbasanit e falënderoi për punën që ai ka bërë në shërbim të komunitetit.

Askush nuk ka për të marrë asgjë. Ne të pamë këtu dhe thamë të të përshëndesim. Ty Allahu ta shpërbleftë për kontributin që ke dhënë! Je bërë shkak dhe sebep t’i stabilizosh dhe t’i sistemosh varrezat e Labinotit dhe kjo është mirësi e madhe. Ne kemi dëshirë të ketë njerëz dhe individë, të cilët janë njerëz që kontribuojnë për komunitetin”, theksoi Myftiu Agim Duka./ CNA

 

 

Advertisement