Connect with us

Bota

Gjermania nxjerr listën/ Ja profesionet për të cilat ka nevojë…

Në një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një studimi të Agjencisë Federale për Punës: Më 2022 në 200 nga rreth 1200 profesione ka mungesë personeli – shumë më tepër se një vit më parë.

Agjencia Federale e Punës në Nyrnberg sapo ka publikuar studimin për punonjësit e kualifikuar gjatë vitit të kaluar. Rezultatet janë tronditëse. Numri i punonjësve është pakësuar me një të katërtën brenda vitit në profesionet më të prekura nga kjo dukuri. Ka mungesa në profesionet që kanë të bëjnë me kujdestarinë, personelin mjekësor, në zanatet në fushën e ndërtimit, në kopështe e çerdhet për fëmijët, në teknikën e automjeteve dhe në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Krahasuar me një vit më parë gjatë vitit 2022 në hoteleri dhe gastronomi, në metalurgji dhe në autobusët e shërbimit urban ka mungesë personeli. Për të ashtuquajturën analizë mbi mungesën e punonjësve të kualifikuar Agjencia Federale për Punën analizon 120 profesione dhe i vlerëson ato mbi bazën e gjithsej 14 indikatorëve. Si profesion me mungesë personeli klasifikohet ai profesion, nëse janë gjashtë indikatorë që nënkuptojnë këtë dukuri. Ndër këto indikatorë janë p.sh. kohëzgjatja e zënies së vendit vakant të punës, kuota e papunësisë në këtë profesion dhe zhvillimi i nivelit të pagesave.

Shumë vende vakante për pak punonjës të kualifikuar

Fillimi i vitit 2022, sipas Agjencië Federale për Punën, ishte mjaft premtues. Vështirësitë me furnizimet dukej se po kapërceheshin dhe pasojat e pandemisë ishin në shumë sektorë të përballueshme. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022 ishte një ngjarje vendimtare, kur shumë njerëz nga Ukraina morrën arratinë dhe ndër të tjera gjetën mbrojtje edhe në Republikën Federale të Gjermanisë. Ky zhvillim u ndje në tregun e punës. Regjistrimi i shtetasve të Ukrainës ndikoi në tregun e punës duke bërë që numri i të papunëve të ketë rritje më 2022. Nevojat e sipërmarrjeve për forca të reja pune megjithatë u rrit dhe numri i vendeve vakante arriti një vlerë të re rekord me gati dy milionë.

Ende nuk ka shenja përmirësimi

Edhe në profesionet e ndërtimit në vitin 2022 ka pasur mungesa në nivel federal. Në diferencimin sipas landeve megjithatë ka disa dallime si p.sh. në Berlin/Brandenburg ku ka mungesë në sektorin e ndërtimeve në lartësi dhe në thellësi. Ndërsa në disa lande të tjera aktualisht mungojnë arkitektë dhe inxhinierë ndërtimi. Në nivel federal prej vitesh mungojnë gjithashtu ekspertë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në këtë drejtim ende nuk duket se do të ketë përmirësim të situatës. Transformimi në këtë sektor mund ta intensifikojë edhe më shumë problemin e gjetjes së punonjësve të kualifikuar për këtë sektor. Në vitin 2022 ka pasur mungesa personeli kryesisht në fushën e zhvillimit të software-ve dhe në programim./DW

Bota

Efektet anësore, “AstraZeneca” tërheq vaksinat anti-Covid në mbarë botën

“AstraZeneca” ka nisur tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj anti-Covid pasi kompania ka deklaruar se ka një tepricë të vaksinave në dispozicion. Në një deklaratë, “AstraZeneca” tha se vendimi u mor sepse tani ka një shumëllojshmëri të vaksinave më të reja në dispozicion që janë përshtatur për të synuar variantet e Covid-19. Kjo kishte çuar në një rënie të kërkesës për vaksinën “AstraZeneca”.

“Meqenëse janë zhvilluar disa variante të Covid-19, ka një tepricë të vaksinave të disponueshme,” tha kompania, duke shtuar se kjo kishte çuar në një rënie të kërkesës për Vaxzevrian (kështu quhet vaksina anti-Covid e “AstraZeneca”), e cila nuk po prodhohet më.

Më tej, në njoftim thuhet se mbi 6.5 milionë jetë janë shpëtuar vetëm vitin e parë të përdorimit të vaksinës, si dhe mbi 3 miliardë doza janë shpërndarë globalisht.

Continue Reading

Bota

Bjellorusia fillon stërvitjet bërthamore

Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me raketat dhe avionët luftarakë që janë në gjendje të bartin armë taktike bërthamore, të cilat aleatja e saj e ngushtë, Rusia, i zhvendosi atje kohë më parë.

Ushtrimet ushtarake të Bjellorusisë filluan vetëm një ditë pasi Rusia njoftoi se synon të kryejë stërvitje të ngjashme për simulimin e përdorimit të armëve bërthamore të fushëbetejës, si përgjigje ndaj deklaratave të zyrtarëve perëndimorë, për të cilat thotë se janë shenjë se Perëndimi mund të përfshihet më shumë në luftën në Ukrainë.

Kjo ishte hera e parë që Moska ka njoftuar publikisht për një ushtrim të tillë.

Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë, Viktor Khrenin, tha se një njësit i raketave me rreze të mesme veprimi, Iskander, dhe një skuadrilje e avionëve luftarakë, Su-25, do të marrin pjesë në stërvitje.

Këto stërvitje nisën gjithashtu në ditën kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri betimin për mandatin e tij të pestë të martën, duke u zotuar për garantimin e sigurisë së Rusisë.

Vitin e kaluar, Rusia i zhvendosi disa armë të veta taktike bërthamore në Bjellorusi, e cila kufizohet gjithashtu edhe me Ukrainën dhe anëtaret e NATO-s, Poloninë, Letoninë dhe Lituaninë.

Presidenti autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, mbështetet në lidhjet e ngushta me Rusisë dhe e ka ofrur vendin e vet si terren strategjik për luftën në Ukrainë.

Moska ka nënvizuar se armët taktike bërthamore të zhvendosura në Bjellorusi mbesin nën kontrollin ushtarak të Rusisë.

Zhvendosja e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi, e cila ndan një vijë kufitare prej 1.084 kilometrash me Ukrainën, do t’ia mundësonte raketave dhe avionëve luftarakë rusë ta arrijnë cakun e tyre të mundshëm atje me më shumë lehtësi dhe shpejtësi, nëse Moska vendos t’i përdorë ato.

Gjithashtu ia mundëson Rusisë t’i godasë më lehtë disa aleatë të NATO-s në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.

Për dallim nga raketat interkontinentale balistike bërthamore, të cilat mund të shkatërrojnë qytete të tëra, armët taktike bërthamore, të dizajnuara për t’u përdorur kundër trupave në fushëbeteja, janë më pak të fuqishme.

Continue Reading

Bota

E cilësoi Rusinë vend të pasigurt, Moska shpall Freedom House “organizatë të padëshirueshme”

Rusia e ka shpallur të martën “organizatë të padëshirueshme” grupin për të drejtat e njeriut, Freedom House.

Freedom House, me bazë në Uashington, u themelua më 1941 dhe njihet për avokim politik në lidhje me çështjet e demokracisë, të drejtave politike dhe lirive të njeriut.

Në raportin e saj më 2024, Freedom House e cilësoi Rusinë si vend të “pasigurt”, duke vlerësuar atë me vetëm 13 pikë nga 100 të mundshme për Lirinë Globale.

Ligji “organizatë e padëshirueshme”, i miratuar më 2015, vë në shënjestër organizatat joqeveritare të cilat financohen nga jashtë.

 

 

Zyrtarët rusë e kanë përdorur këtë ligj për t’i margjinalizuar dhjetëra organizata të huaja në Rusi.

Në shkurt, Rusia e shpalli Radion Evropa e Lirë (REL) “organizatë të padëshirueshme”.

Sipas regjistrit, REL-i është entiteti i 142-të që është përfshirë në listë.

Përfshirja në listë nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale./ REL

Continue Reading

Bota

Moska bën paralajmërimin e fortë: Do godasim objektivat ushtarake britanike nëse…

Moska paralajmëroi të hënën se do të godasë objektiva ushtarake britanike brenda Ukrainës dhe gjetiu, nëse forcat ukrainase godasin Rusinë me raketat me rreze të gjatë të furnizuara nga Britania.

Dërgimi i këtyre raketave drejt Ukrainës u miratua nga sekretari i Jashtëm britanik David Cameron.

Gjatë një vizite në Kiev javën e kaluar, sekretari Cameron tha se forcat ukrainase do të mund të përdorin raketat britanike me rreze të gjatë për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë. “Ndërsa Rusia po godet brenda Ukrainës, mund ta kuptoni përse Ukraina ndjen nevojën të sigurohet që po mbrohet”, tha zoti Cameron gjatë një interviste me agjencinë e lajmeve Reuters javën e kaluar.

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi nëpërmjet një deklarate se ka thirrur në takim ambasadorin britanik në Moskë, Nigel Casey dhe e paralajmëroi atë se nëse forcat ukrainase përdorin për të goditur Rusinë armatime të furnizuara nga Britania, Moska mund të kundërpërgjigjet ndaj “çdo objekti ushtarak britanik dhe paisjeve në territorin ukrainas apo më gjerë”.

“Ambasadorit iu bë thirrje të reflektojë për pasojat e pashmangshme katastrofike nga hapa të tilla armiqësore nga Londra dhe të refuzojë menjëherë në mënyrën më të fortë dhe pa ekuivok deklaratat luftarake dhe provokative nga drejtuesi i Zyrës së Jashtme”, thuhet në deklaratën e Rusisë.

Më herët, Rusia njoftoi se po planifikonte stërvitje të reja bërthamore pranë kufijve të Ukrainës, duke përmendur “kërcënimet” e bëra nga udhëheqës perëndimorë, përfshirë kryeministrin francez Emmanuel Macron dhe zyrtarët britanikë, si dhe në formë përgjigjeje ndaj manovrave të gjera stërvitore të NATO-s pranë kufijve të Rusisë.

Ukraina njoftoi ndërkaq të hënën se ka rikthyer energjinë për qindra mijëra persona që kishin mbetur pa drita pas sulmeve të forcave ruse gjatë natës. Ukraina pranon megjithatë se po përballet me “sfida urgjente” për të ruajtur integritetin e infrastrukturës së saj energjitike.

Forcat ruse kanë goditur vazhdimisht objektet energjitike ukrainase, duke shkaktuar terr dhe furnizimin e energjisë në kuota të pakësuara në mbarë vendin. Mbi 400 mijë shtëpi patën mbetur pa energji në rajonin Sumy pasi forcat ruse goditën linjat e voltazhit të lartë, thanë zyrtarët ukrainas të energjitikës.

Forcat ruse kanë shtuar sulmet në rajonet Sumy dhe Kharkiv gjatë muajve të fundit, duke rritur frikën se Rusia mund të jetë duke përgatitur një ofensivë tokësore në këto rajone, që u morën vetëm pjesërisht në fillimet e sulmit të forcave ruse.

Kievi gjithashtu thotë se Moska ka shtuar sulmet nga ajri dhe toka, ndërsa afron 9 maji, dita kur Rusia shënon fitoren ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ukraina ndërkohë nuk ka municione të mjaftueshme dhe është në pritje të furnizimeve jetike nga Shtetet e Bashkuara. /VOA

Continue Reading

Bota

Hamasi lajmëroi se pranoi propozimin për armëpushim, Izraeli hedh poshtë deklaratën

Një zyrtar izraelit tha sot se nuk ishte rënë dakord për armëpushim në Gaza, pasi Hamasi deklaroi se kishte pranuar një propozim nga ndërmjetësit egjiptianë dhe nga Katari.

Zyrtari izraelit tha se propozimi që Hamasi kishte pranuar ishte një version “zbutur” i një propozimi egjiptian, i cili përfshinte përfundime që Izraeli nuk mund t’i pranonte.

“Ky duket të jetë një mashtrim që synon ta bëjë Izraelin të duket si pala që refuzon një marrëveshje,” tha zyrtari izraelit, i cili foli në kushte anonimiteti sipas Reuters.

Më herët, Hamasi tha në një deklaratë të shkurtër se shefi i saj, Ismail Haniyeh, kishte informuar ndërmjetësuesit e Katarit dhe Egjiptit se grupi e kishte pranuar propozimin e tyre për armëpushim.

 

 

Njoftimi i Hamasit për një marrëveshje erdhi disa orë pasi Izraeli urdhëroi evakuimin e pjesëve të Rafahut, qytetit në skajin jugor të Gazës që ka shërbyer si strehë e fundit për rreth gjysmën e 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING