Connect with us

Politike

Gjermania thirrje vendeve të BE-së: Miratoni hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në prag të ministerialit të BE-së, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i jep çmim kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe bën thirrje për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW-së, se Bullgaria ende nuk po tregon gatishmëri për të zhbllokuar procesin e çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Hapja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kthyer në një nga sprovat e kryesisë gjermane të BE-së. Në deklaratë për media, ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, të martën në Berlin u bëri thirrje kolegëve të vet që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Sot do t’i informojë koleget dhe kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet janë fqinjët tonë të drejtpërdrejtë. Është në interesin e BE-së që të fillojmë negociatat me këto dy vende. Shpresoj që të gjithë koleget dhe kolegët nga të gjitha vendet anëtare të ndërgjegjësohen për këtë interes të përbashkët dhe të jenë të gatshëm të bëjnë përparime pragmatike dhe solidare në kuptimin më të mirë të fjalës. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i kërkesave të anëtarëve të veçantë.”

Bullgaria bllokon

Thirrja e Michael Roth shkon aktualisht në emër të Bullgarisë, e cila po pengon procesin e zgjerimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut, për shkak të një grindjeje me vendin fqinj për çështjen e përkatësisë historike të kulturës dhe gjuhës maqedonase. Për shumë vëzhgues në Berlin qëndrimi i Bullgarisë është i pa arsyetueshëm, sidomos nisur nga fakti që Maqedonia e Veriut e bëri një lëshim në identitetin kombëtar të saj, pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Berlini është përpjekur para ca kohësh që të arrijë një kompromis mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por deri tani pa sukses. Edhe sot, qarqet qeveritare nga Berlini i thanë DW se deri tani Bullgaria nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj bllokues.

Çmim për Zaev

Ndërkohë Gjermania nuk ka reshtur së inkurajuari kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev , që ta mbajë shtetin e tij në rrugën e BE-së, megjithë këto humbje që ka pësuar vazhdimisht. Inkurajimi më i fundit erdhi të hënën, në 16.11.2020, kur fondacioni i afërt me partinë socialdemokrate gjermane, Friedricht Ebert, i akordoi kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, çmimin për të drejtat e njeriut.

Heiko Maas, ministri gjerman i Punëve të Jashtme mbajti fjalën lavdëruese: “Ju forcuat sundimin e ligjit, luftuat për gjykata të pavarura dhe kundër korrupsionit. Ju ndihmuat demokracinë në vendin tuaj të bëhej dinjitoz. Ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës,” tha shefi i diplomacisë gjermane të hënën në Berlin. Zaev ka vendosur që të krijojë një shoqëri për të gjithë, “një republikë të Maqedonisë së Veriut në të cilën të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të respektuar – pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose orientimi fetar,” vazhdoi Maas.

Ishte hera e dytë që Maas mbante një fjalë lavdëruese për një çmim për 46-vjeçarin Zaev. Në shkurt të vitit të kaluar kryeministri Zaev dhe homologu i tij i marrëveshjes së Prespës, Aleksis Cipras, u nderua nga Gjermania në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih me çmimin “Ewald von Kleist”, Maas do të thoshte asokohe se marrëveshja e Prespës do te hapte rrugën e Maqedonisë së Veriut për BE-në. Atëherë problemi qëndronte te presidenti francez Macron, që kërkonte një metodologji të re, para se të çeleshin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Që pas zgjidhjes së kësaj pengese, sërish do të fillonin peripeci me një vend tjetër, këtë nuk e merrte me mend askush. Bllokimi i çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut çon automatikisht në shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, pasi kjo e fundit nuk i ka plotësuar ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja.

DW

Politike

“Nuk mund ta kthejmë partinë në biznes familjar”/ Meta thumbon Kryemadhin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këmbënguli që partinë që drejton e ka dëmtuar nepotizmi. “E përshëndes fjalimin e Monikës përveç asaj fjalës që bie në kundërshtim me Kodin e Etikës që nuk është miratuar ende. Po habitem me ata që nuk e kuptojnë çfarë është nepotizmi.

Po flasim për parimet më demokratike. Partia më e madhe demokratike në botë duke çrrënjosur nepotizmin dhe duke instaluar meritokracinë. Nuk duhen bërë partitë instrumente biznesi për familje të caktuara përfshirë këtu familjen e Ilir Metës dhe familje të tjera dhe sidomos organizatën e Rinisë që është atrofizuar nga nepotizmi.

Ka 100 anëtarë LRI-ja në Komitetin Drejtues dhe thirri sot nëse i gjen 40 veta. Ka më shumë këshilltarë të zgjedhur në këshillat bashkiake në bazë edhe të marrëveshjes me Partinë Demokratike të të madhërishmit, Sali Berisha. Ka më shumë këshilltarë se sa anëtarë dhe kjo është pasojë e nepotizmit, mbylljes. Monika është pro amerikane e pa epur dhe ne kemi bashkëpunuar me institutin demokratik amerikan.

Nepotizmi është që ai nuk na e bëri të mundur që një shoqen tonë që dikur e bëmë ministre të ishte e pranishme në mbledhjen e kaluar të Këshillit Kombëtar. Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon dhe e falënderoi. Kishte një përpjekje të qartë për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar. Nepotizmi e bëri atë sepse i kanë thënë ty nuk të bëri Ilir Meta ministre”, tha ai.

Continue Reading

Politike

Shpërthen Kryemadhi: Partia e Lirisë nuk ka nevojë për prerje kokash

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë një fjale të mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë tha se Partia e Lirisë nuk ka nevojë që “të presë koka”.

“Ajo që dua të theksoj përsëri dhe e përsëris. Partia e Lirisë nuk ka më nevojë për prerje kokash, se nuk kemi më ç’koka të presim. Partia e Lirisë ka nevojë për një program dhe një hapësirë të re që i krijon mundësi grave dhe vajzave, por jo grave dhe vajzave që përdoren dhe ngrihen kundër njëra-tjetrës, por grave dhe vajzave të cilat kanë mundësi për t’i dhënë dorën qindra mijëra të rinjve dhe të rejave. Votat nuk bëhen as me “like” dhe as me “share”, por duke u takuar me njerëzit.

Detyra jonë është të t’u përgjigjemi njerëzve. Detyra jonë është të ndihmojmë njerëzit, jo t’i luftojmë njerëzit. Detyra jonë është t’i hapim sytë njerëzve dhe jo ti largojmë ata. Detyra jonë është të ndërtojmë institucionin e familjes dhe jo ta shkatërrojmë atë. sepse familja e vogël bën familjen e madhe. Detyra jonë nuk është të presim radhën duke eliminuar shokët, se nesër do më vijë dita”,-tha Kryemadhi.

Continue Reading

Politike

“S’më rru*het fare për burgun”/ Kryemadhi me kritika për Metën: Mu kërkua vrasja e…

Me tone të ashpra dhe kritika drejt Ilir Metës ka qenë fjalimi i Monika Kryemadhit në Komitetin Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.

Ajo tha se ndryshimet statutore u bënë publike vetëm dy orë para mbledhjes, teksa kërkoi shpjegime për nepotizmin, pikë e cila do e përjashtojë nga çdo post drejtues në parti. Ajp tha se më e rëndësishme është meritokracia, ku sipas saj, postet nuk fitohen me “like” dhe “share”.

Kryemadhi e shpalli veten armike për djegien e mandateve, por tha se e njëjta gjë duhet të bëhet edhe me deputetët e tjerë që i dogjën. Ajo tha se i është kërkuar vrasja politike e Lulzim Bashës, por atë nuk e konsideron fare.

Kryemadhi kishte një koment dhe në lidhje me drejtësinë ku tha se nuk i rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un.

Monika Kryemadhi: Më bëhet qejfi që jemi digjitalizuar si strukturë dua të flas disa gjëra sa i përket ndryshimeve statutore që janë paraqitur dy orë para mbledhjes. Herë tjetër grupi i partisë ti publikojë me orën dhe datën. Jo në minutat e fundit.

Të vendoset pikë staturore që buxheti i fushatave elektorale të jetë i qartësuar qartë në statut në përdorim për të gjitha gratë dhe vajzat kandidate që do të jenë kandidate në këshillin kombëtar.

Po dëgjojmë vetëm nepotizëm prej 2 javësh. Do tu isha mirënjohëse të më përcaktonin se çdo të thotë fjala nepotizmi në partinë politike. Parti politike do të thotë bashkim kombëtar dhe nuk ka asnjë fjalë në ligjin për partitë politike për nepotizëm. Personat që e kanë hartuar të më argumentojnë fjalën nepotizëm. Në një parti politike rëndësia më e madhe është meritokracia.

Duke pasur parasysh se çështja e nepotizmit është një metodologji për të larguar njerëz që kanë dhe kontribute. Në një parti politike meritokracia ka rëndësi më shumë se servilizmi. Në një parti politike të qenurit dakord nuk krijon hapësira për njerëz të rinj.

Tradhtarët në krye të PL, mes të cilëve dhe unë I ka mbyllur derën shumë prej jush. Prioritet e PL nuk janë përjashtimet por hapja e partisë dhe krijimi i hapësirave të reja dhe për të mësuar nga gabimet e Kryemadhit. Edhe Monika bën gabime sepse nuk është e pagabueshme.

PL nuk ka nevojë për prerje kokash sepse nuk ka çfarë kokash të presë. . Ka nevojë për një program të ri që I jep më shumë hapësirë grave dhe vajzave, por jo atyre që I presin kokën njëra tjetrës. Detyra jonë nuk është që të presim radhën duke eliminuar shokët… Detyra e PL është që morali dhe sfidat e të gjithë anëtarëve të PL është integrimi Europian. Detyra jonë është të forcojmë familjen, jo ta shkatërrojmë atë.  Detyra jonë nuk është të vi me Piaggio dhe të largohet me Range Rover. Sot me qindra dhe mijëra djem dhe vajza të LSI që sot e adhurojnë lëvizjen në fakt kanë dhimbje, ka dhimbje kur shikojnë sesi shkërmoqet imazhi i Metës. Kryetari i partisë nuk është administrator godine.

Votat nuk bëhen as me like e as me share por duke zgjidhur hallet. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për hapje. Djegia e mandateve, unë jam fajtorja, siç janë të gjithë të tjerët. Të gjithë jemi fajtor të asaj situate, sepse besuam në opozitarizëm. Sa I përket nepotizmi dua t’ju them, në një parti politike nepotizmi nuk është fatkeqësi. Në partinë tonë vlera dhe baza është tek familja. Një parti e fortë si institucion është me e fortë se një parti individi.

Unë dua tu falënderoj për suportin tuaj. Nuk më falënderuat as me një status. Djegia e mandateve unë jam fajtore, por siç jam unë fillon faji tek të gjithë deputetë që dogjën mandatet. Faji nuk është jetim. Nëse mua më kërkohet për vrasje politike të Lulzim Bashe se konsideroj fare. Besuam në opozitarizëm. Në një parti politike nepotzimi nuk është fatkeqësi sepse partia jonë është një parti që vlerën e ka të familja. Institucioni i familjes beson institucionin e shtetit. Nuk besoj te lideri por te institucioni.

Distancohuni nga Monika se do të shkojë në burg?! Nuk me rruhet fare as për burg as për SPAK…. sa kam parë kumbulle e fara luledielli di puna këtyre do të dali sa të duash. Halli juaj është im!

Continue Reading

Politike

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për një Shqipëri pa opozitë.

Në mbledhjen me drejtuesit e departamenteve, kreu i PD-së, theksoi se ‘u synua që të zhdukej opozita, u synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë, por nuk ja dolën, ne korrëm fitore’.

BerishaSot të gjitha pushtetet janë të përqendruara në duart e një njeriu.

Sot rotacioni politik de fakto është i bllokuar. Mekanizmat që ka krijuar narkoshtetit e ka shndërruar rotacionin në një horizont që largohet.

Por ka dhe një realitet tjetër i cili duhet të bëjë optimist çdo shqiptar.

Në këtë betejë të egër, nga 2021 e deri më sot për një Shqipëri pa opozitë, apo për një opozitë në këmbët e Edi Ramës, nuk u përdorën vetëm të gjithë potencialet e qeverisë mafioze, por edhe mafia ndërkombëtare, në këtë betejë e vërteta është që ne numërojmë sot një seri fitoresh të cilat nuk janë fitorja e luftës, jo. Ne jemi në mes të luftër, por ama u synua të mos ishim, u synua të ishim në kontroll të plotë të Edi Ramës.

U synua që Sali Berisha të arkivohej me një akuzë pa asnjë bazë, por vetëm për të zhdukur një zë, që luftonte me të gjithë mundësitë e tij korrupsionin dhe krimin në këtë vend.

Mirëpo të gjitha këto dështuan. Korrëm një fitore.

U bë gjithçka që ta copëzojnë PD. Dështuan, korrëm një fitore tjetër.

U bë gjithçka që të mos kishte parlament pluralist. De fakto me të drejtat që ju mohuan opozitës, parlamenti nuk ishte më pluralist, por luftuam, bëmë betejë, e fituam.

Ato të drejta sot janë dhe do ti mbrojmë.

Ndodhemi në një betejë të re. Nuk ka qytetar në këtë planet, që i thotë vetes njeri i qytetëruar që të mund të pranojë që një grusht hajdutësh të zhveshur nga çdo moral, të privatizojnë bashkinë e kryeqytetit, ta shndërrojnë atë në një organizatë private kriminale.

Ndaj dhe ne jemi të kyçur në këtë betejë, do ta fitojmë. Ne do të fitojmë dhe luftën sepse kauza jonë është e drejtë.

Këtu ftoj intelektualët që të përdorin të gjithë potencialin e tyre për të mbrojtur kauzat e drejta, në mënyrë që të shpëtojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga jo shfarosje e butë që nuk e kanë njohur kurrë të tillë në histori.

Continue Reading

Politike

“Nuk jemi mysafirë”/ Pas përplasjeve politike, Meta dhe Kryemadhi shtrëngojnë duart

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë shtrënguar duart para Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë.

Mes tyre kohet e fundit ka pasur për përplasje politike, e cila është konfirmuar si nga Meta ashtu edhe nga Kryemadhi.

Në sallën ku zhvillohen punimet e KDK së PL, ishte e pranishme Monika Kryemadhi, e cila mbante të veshur një bluzë me shkrimin: “Here I Am”.

Në momentin kur Ilir Meta u fut në sallë, ai tha “Paskemi mysafirë”, ndërsa Monika Kryemadhi u përgjigj duke thënë: Ne jemi të shtëpisë dhe nuk jemi mysafirë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING