Connect with us

Bota

Gjithçka për klikime, YouTuberi le gjarprin ta kafshojë 50 herë

Një YouTuber nga Pensilvania që merret zakonisht me zvarranikët e ka filmuar veten duke u kafshuar nga një gjarpër jo helmues 50 herë, duke përfshirë edhe një herë në fytyrë. Jesse Rothacker, themeluesi i “Forgotten Friend Reptile Sanctuary”, e postoi videon disa ditë më parë, me një gjarpër që e gjeti në mes të rrugës.

Videoja u shikua 82,372 herë në pak minuta dhe qindra njerëz komentuan, duke e cilësuar Jesse si një person që mund të bëjë gjithçka për disa klikime më shumë. Ndërkohë që vetë adhuruesi i reptilëve shpjegon se videoja është bërë që njerëz të dallojnë gjarpërinjte helmues nga ata jo helmues. Mes të tjerash, ai shprehet se është kafshuar mijëra herë gjatë karrierës së tij.

Advertisement

TRENDING