Connect with us

Politike

GJYKATA E LARTË TRONDIT DOSJEN/ Jorgo Goro përballet me vendim të ri

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Jorgo Goros dhe të pandehurve të tjerë, sa i takon vendimit të fajësisë.

Gjykata ka vendosur prishjen e vendimit për çështjen e konfiskimit të pasurisë.

Çështja për të cilën Goro është dënuar me  1 vit e 4 muaj heqje lirie lidhet me tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës.

Më herët, Goro kishte vuajtur 17 muaj burg nga një tjetër dënim prej 2 vite e 20 ditësh, që lidhej me tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 10 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Gjilekës, në Himarë.

Advertisement