Connect with us

Aktualitet

Gjykata e Tiranës pranon ekstradimin për Goxhajn

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e gjykatës speciale, për ekstradimin e Dritan Goxhajt.
Gjyqtarja Alma Kolgjokaj ka vendosur ekstradimin e Gjoxhajt drejt Kosovës, i cili akuzohet për pengim të drejtësisë.

Vendimi është cilësuar si antikushtetues nga mbrojtja dhe se Kosova nuk ka sjellë prova shtesë. Përpara seancës disa qytetarë protestuan përpara gjykatës duke kërkuar lirinë e ish ushtarakut.

Goxhaj u arrestua më 31 Korrik me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër drejtuesve të UÇK-së për krime lufte, duke publikuar emrat e tyre

Arrestimi i ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhajt nxiti protestë në Tiranë.

Advertisement