✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Berishën, mbetet në fuqi “Detyrim Paraqitja”

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë shqyrtimin e kërkesës së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për shfuqizimin e masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Për këtë çështje, gjatë ditës së sotme nuk pritet të merret vendim, ndërsa shqyrtimi do të vijojë në një datë tjetër.

Kërkesa e Berishës lidhet me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit të datës 3 janar 2025, me të cilin masa e sigurisë ndaj tij u ndryshua nga “Arrest në shtëpi” në “Detyrim Paraqitje”.

Kreu i demokratëve kërkon që vendimet gjyqësore që lidhen me këtë masë të shpallen të papajtueshme me Kushtetutën dhe të shfuqizohen. Çështja po shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese mbi bazën e dokumenteve të paraqitura nga palët.

Në dokumentin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se bëhet fjalë për kërkesën e Sali Berishës për “shfuqizim si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë” të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të datës 3 janar 2025, si dhe të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Pezullimi i shqyrtimit nuk përbën një vendim mbi themelin e kërkesës. Gjykata Kushtetuese pritet ta vijojë shqyrtimin e çështjes në një seancë të ardhshme.

Advertisement